Politikë

Vendimi për Durrësin, përfaqësuesi i PD në KAS, Logu: Ndodhi masakra zgjedhore, pjesa 2! Salianji: Rinumërimi tregoi se procesi ka qenë i drejtë më 25 prill

26 Maj 2021, 20:06| Përditesimi: 26 Maj 2021, 20:52

  • Share

 

Pasi u mbyll procesi i rinumërimit për qarkun e Durrësit dhe nuk pati ndryshim rezultati, përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu tha se për këtë qark sipas tij është bërë masakra zgjedhore, pse e dytë.

“Kemi kërkuar të merrnin 19 prova që do zbardhnin masakrën. Skemi pse tregohemi hipokritë sepse e dimë që në kutinë e votimit nuk ka fletë votimi ku thuhet është e blerë e marrë nga një leje legalizmi, ndërtimi, bonusi për tërmetin, votë e marrë nga kërcënimi apo intimidimi. Ne e kosiderojmë atë që po ndodh në këtë komision, për Durrësin si masakra zgjedhore, pjesa 2. Tabela që na keni vënë në dispozicion nuk thotë asgjë, nuk zgjedhin zbardhjn e asaj masakre zgjedhore që kemi kërkuar me forcë të zbardhej. Ju keni refuzuar 38 herë të zbardhni masakrën të ndodhur në Durrës”, tha Logu.

Kurse përfaqësuesi i PS në KAS Eridjan Salianji duke iu referuar votave që dolën të pavlefshme, tha se nuk ka të bëjë me atë që quhet masakër zgjedhore por ka të bëjë me interpretimin e votave të pavlefshme. Sipas tij rinumërimi i votave tregoi se procesi në Durrës ka qenë i drejtë.

“E thamë me bindje që rezultati sdo ndryshonte dhe të rinumëroheshin, por së paku ti shërbente transparencës së ndodhur në Durrës. Gjatë ditën së sotme u vërtetua që procesi në Durrës ka qenë i drejtë. PD del me minus 38 vota. Ska bërë masakër zgjedhore, as PS që ka më pak vota minus. Por është një standard tjetër në KAS”, tha Salianji.

 


Lajmi kryesor:

Mbyllet rinumërimi i 108 kutive për Durrësin, LSI nuk rikuperon por del me minus 1 votë! Kërkonte 136 për të marrë mandatin (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?