Politikë

KAS rrëzon PD-AN dhe Boiken Abazin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë! Bien kërkesat e PD dhe LSI për prova shtesë për Elbasanin, Korçën dhe Fierin (VIDEO)

27 Maj 2021, 10:21| Përditesimi: 27 Maj 2021, 18:39

  • Share

TIRANË- Me 3 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u rrëzua edhe kërkesa e kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili pretendon se i është vjedhur mandati në Tiranë. Gjithashtu, edhe kërkesën e demokratëve për prova shtesë për Elbasanin, Korçën dhe Fierin. Për Korçën edhe LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

Ndërkohë, sa i përket të dhënave të sjella nga pajisja PEI, mësohet se në qarkun e Tiranës janë raportuar 6 raste të dyshimta të votimit më shumë se një herë nga një qytetar në 2 qendra të ndryshme, ndërsa në Elbasan 2.

Rendi i ditës
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në datën 27.05.2021, ora 10:00 e në vazhdim, do të zhvillojë seancat publike me këtë rend dite:
Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 40, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Elbasan.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 43, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN dhe nr. 48, datë 10.05.2021 të subjektit ankues ankues Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, për zonën zgjedhore qarku Korçë.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 44, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Fier.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 53, datë 09.05.2021 të subjektit ankues koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.

 

Ora 18:36
KAS rrëzon PD-në për prova shtesë në Fier! Kërkohet nga KQZ kryqëzimi i të dhënave të PEI dhe informacion për 2 qendra votimi, 1  e burgut të Fierit

 

KAS vendosi sot me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë  për Qarkun Fier.

Kërkohen informacion për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI. Kërkohet gjithashtu nga KQZ informacion lidhur me rezultatin e PS-së në qendrën e votimit në fshatin Buzë-Madh në Cakran për zgjedhjet e vitit 2017 dhe zgjedhjet e vitit 2021.

Gjithashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS kërkohet informacion për votimin në burgun e Fierit.

Shqyrtimi i ankimit për Qarkun e Fierit do të rinisë ditën e hënë.  Vazhdon me shqyrtimin e provave të mbledhura sipas kërkimeve dhe pretendimet përfundimtare të palëve.

Ora 15:52
Rezultati i 25 prillit/ KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për prova shtesë për Korçën

KAS ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për prova shtesë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Korçës. Si prova do të shërbejë vetëm të dhënat që vijnë nga kryqësimi i të dhënave të pajisjes PEI. Ndërkaq KAS ka filluar edhe shqyrtimin e ankesës për qarkun Fier.

Ora 13:34
KAS rrëzon kërkesën e PD për prova shtesë për Elbasanin

1622115382_kas.jpg

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për të vërtetuar sipas tyre vjedhjen e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit. Si prova do të shërbejë vetëm të dhënat që vijnë nga pajisja PEI.

Ora 12:00
KAS rrëzon ankimimet e PD-AN dhe Boiken Abazit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

1622103664_Screenshot1.jpg

KAS rrëzon ankimimet e PD-AN dhe Boiken Abazit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme me 3 vota pro dhe 2 kundër. 

 

Ora 11:05
Debate në mbledhjen e KAS/ Përfaqësuesi i PD: Merrni urdhra nga PS! Braho: I hapur të jap telefonin, kontrolloje

Mbledhja e KAS ka vijuar me debate. Kjo sepse përfaqësuesi i PD Marash Logu ka hedhur akuza në drejtim të KAS se është i politizuar.

Marash Logu: Kërkesat e PD janë refuzuar, nuk presim asgjë nga ana e këtij komisioni.
Ledio Braho: Ky është fakt juridik, këtë seancë e kemi për Qarkun e Tiranës.
Marash Logu: Jam në konkluzionet përfundimtare, më lini të konkludoj. Ju më pas keni të drejtën të shkoni në dhomë këshillimi e të merrni vendimin. Nuk vijmë për të folur për etikën, duhet t'i paraqesim siç ne e mendojmë
Ledio Braho: Kur flas duhet të hesht unë dhe e kundërta . Dhe një herë keni të drejtën e mundshme që ju jep ligji dhe Kodi Zgjedhor, por pa etiketime. Vijoni të kërkoni pavleshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës
Marash Logu: Sigurisht në qe i por për sa kohë urdhrat politik vijnë në celularët e anëtarëve të KAS
Ledio Braho: Nëse keni shqetësim, jeni i hapur celularin tim  mund ta keni që tani, por kjo nuk është e duhura për një seancë e hetimit administrativ.

Ora 11:00
Përfaqësuesi i PD në KAS: PS ngriti grup të strukturuar kriminal për blerjen e votës me 100-300 euro! Kemi 88 prova

1622106048_manja.jpg

Përfaqësuesi i PD në KAS Marash Logu ka bërë me dije se kjo forcë politike ka 88 prova se si PS ka ngritur një grup të strukturuar për blerjen e votës, që sipas tij shifra shkon nga100-300 euro për person. Nga ana tjetër, ai akuzon se janë përdorur fonde të rindërtimin nga tërmeti për vjedhjen e zgjedhjeve si dhe punësimin në administratë.

"88 prova për shkeljen që kanë ndodhur në zgjedhje në qarkun e Tiranës. Drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me krimin, u përfshinë në një sërë veprimtarie të paligjshme. Erion Veliaj, Blinda Balluku, Arben Ahmetaj, Tom Doshi, Ervin Bushati, Sadri Abazi, Redjan Krali janë përfshirë me drejtues lokaldhe krimin, ka ngritur një strukturë kriminale për blerjen e votave me para nga 100-300 euro apo kërcënime. PD ka depozituar në SPAK 7 kallëzime penale, 120 mln euro nga fondi i rindërtimit për blerje fondesh, kemi pamje filmike të ministrave deputetë, kandidatë për deputet duke shpërndarë ndihma ushqimore ose dhurata. KAS u soll si drejtuesit e PS", tha ndër të tjera Logu.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?