KAS vendosi sot me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për Qarkun Fier.
Kërkohen informacion për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI. Kërkohet gjithashtu nga KQZ informacion lidhur me rezultatin e PS-së në qendrën e votimit në fshatin Buzë-Madh në Cakran për zgjedhjet e vitit 2017 dhe zgjedhjet e vitit 2021.
Gjithashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS kërkohet informacion për votimin në burgun e Fierit.
Shqyrtimi i ankimit për Qarkun e Fierit do të rinisë ditën e hënë. Vazhdon me shqyrtimin e provave të mbledhura sipas kërkimeve dhe pretendimet përfundimtare të palëve.
Lajmi kryesor:
KAS rrëzon PD-AN dhe Boiken Abazin për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë! Bien kërkesat e PD dhe LSI për prova shtesë për Elbasanin, Korçën dhe Fierin (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al