Politikë

25 prilli/ KAS pushon shqyrtimin e kërkesës së Vetëvendosjes për qarkun Lezhë, ankimuesi s'ka interes! Vendimi për Elbasanin, Korçën e Fierin, pezull deri të hënën (VIDEO)

28 Maj 2021, 09:53| Përditesimi: 28 Maj 2021, 15:51

  • Share

KAS ka pushuar shqyrtimin e ankimit të Vetëvendosjes për qarkun Lezhë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ky vendim është marrë për shkak se kandidati i propozuar, Iljaz Shehu i cili është ankimuesi për këtë qark, nuk është parqitur në mbledhje, madje ka bërë kërkesë me shkrim duke thënë se nuk është i interesuar ta ndjekë çështjen. Në ankimim kandidati i pavarur shpjegonte arsyet e mospjesëmarrjes në seancë, duke theksuar se ka humbur besimin në këtë organ.

Në ankimin e bërë fillimisht Shehu pretendonte se në shumë fletë votimi është vendosur shenjë nga komisionerët për ti bërë votat të pavlefshme. Gjatë shqyrtimin të ankesës për Elbasanin, Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi pavlefshmërinë dhe ripërsëritjen në një kohë sa më të shpejtë e zgjedhjeve në këtëq qark, pasi pretendon, se ka parregullësi të shumta e fakte për ta ndërmarrë këtë akt. Në fund u vendos që vendimi për qarkun Elbasanit, Korçën dhe Fierin të merret të hënën. Në mbledhje kishte disa mungesa nga përfaqësues të subjekteve politike që kishin bërë ankesat.

Dje KAS rrëzoi kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës si dhe rrëzimin e kërkesës së kandidatit të pavarur Boiken Abazit, i cili pretendon se i është vjedhur mandati në Tiranë.

Gjithashtu, pas shqyrtimit të kërkesave ankimore për zonat zgjedhore Qarku, Elbasan, Korçë dhe Fier, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, u vendos që do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI. Ndërkohë, sa i përket të dhënave të sjella nga pajisja PEI, mësohet se në qarkun e Tiranës janë raportuar 6 raste të dyshimta të votimit më shumë se një herë nga një qytetar në 2 qendra të ndryshme, ndërsa në Elbasan 2.

Ora 12:15
Përfaqësuesi i PD në KAS: Votat u blenë deri në 300 euro, të shpallet i pavlefshëm rezultati në Elbasan! Shtyhet vendimi

1622199922_Screenshot1.jpg

Gjatë mbledhjes së sotmë të KAS u shqyrtua ankesa e LSI dhe PD për Qarkun e Elbasanit për rezulatin e zjgedhjeve të 25 prillit. Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi pavlefshmërinë dhe ripërsëritjen në një kohë sa më të shpejtë e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendon, se ka parregullësi të shumta.

 “Ne kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në mënyrë sa më të afërt. Ne kemi shpjeguar të gjitha shkeljet ligjore që kanë ndodhur në Qarkun e Elbasanit. Krahas blerjes së votave që shkojnë nga 100 deri në 300 euro, ne kemi parashtruar në këtë komision se janë dhënë ndihme ushqimore e financiare. Prova që kemi vendosur në dispozicion janë të mjaftueshme, por ato duhet të mbështeteshin në prova të tjera, kjo është dhe arsyeja që ne kemi kërkuar të administrohen prova, kërkesë që në vlerësimin tonë ishte plotësisht me Kodin Zgjedhor. Këto kërkesa janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Ne kemi parashtruar se shteti ka vendosur, PPP, tendera në funksion të zgjedhjeve. Shtetas me rekorde kriminale, kanë përfituar tendera publike me vlerë miliona euro, ka pasur dhe shkelje të rënda të ligjit.

Persona me rekorde kriminale krijuan kompani me përfitim tenderash dhe një pjesë të parave i vendosën në dispozicion të PS për zgjedhjet. Fushata e PS është financuar nga buxheti i shtetit. Pra, kemi plot 36 prova, për të vërtetuar pretendimin tonë, duhej të merreshin prova më të shumta. Kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë të përsëritur, për të refuzuar nevojën për transparencë. Zyrtar të lartë të PS shfaqeshin në aktivitete publike, duke shpërndarë leje legalizimi në këmbim të votës”, tha Logu.

KAs në përfundim të mbledhjes ka shtyrë vendimin për Elbasanin, Fierin dhe Korçën për të hënën.

Ora 11:22
Nuk u paraqit ankimuesi, KAS pushon shqyrtimin e kërkesës së Vetëvendosjes për Lezhën

KAS ka pushuar shqyrtimin e ankimit të Vetëvendosjes për qarkun Lezhë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ky vendim është marrë për shkak se ankimuesi Iljaz Shehu nuk është parqitur në mbledhje, madje ka bërë kërkesë me shkrim duke thënë se nuk është i interesuar ta ndjekë çështjen.

"Kas i konsultuar në vend vendois pushimin e shqyrtimit të ankimit administrativ. Ky vendim shpallet sot në orën 11:15", tha përqafësuesi i KAS.

"Nuk do paraqitem në komision dhe të mos e ndjek ankesën. Edhe për mendimin tim ka shprehur vullnetin për tu tërhequr nga objekti i ankimit", shkruhej në letrën e tij.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?