Gjatë mbledhjes së sotmë të KAS u shqyrtua ankesa e LSI dhe PD për Qarkun e Elbasanit për rezulatin e zjgedhjeve të 25 prillit. Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi pavlefshmërinë dhe ripërsëritjen në një kohë sa më të shpejtë e zgjedhjeve në këtë qark, pasi pretendon, se ka parregullësi të shumta.
“Ne kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në mënyrë sa më të afërt. Ne kemi shpjeguar të gjitha shkeljet ligjore që kanë ndodhur në Qarkun e Elbasanit. Krahas blerjes së votave që shkojnë nga 100 deri në 300 euro, ne kemi parashtruar në këtë komision se janë dhënë ndihme ushqimore e financiare. Prova që kemi vendosur në dispozicion janë të mjaftueshme, por ato duhet të mbështeteshin në prova të tjera, kjo është dhe arsyeja që ne kemi kërkuar të administrohen prova, kërkesë që në vlerësimin tonë ishte plotësisht me Kodin Zgjedhor. Këto kërkesa janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Ne kemi parashtruar se shteti ka vendosur, PPP, tendera në funksion të zgjedhjeve. Shtetas me rekorde kriminale, kanë përfituar tendera publike me vlerë miliona euro, ka pasur dhe shkelje të rënda të ligjit.
Persona me rekorde kriminale krijuan kompani me përfitim tenderash dhe një pjesë të parave i vendosën në dispozicion të PS për zgjedhjet. Fushata e PS është financuar nga buxheti i shtetit. Pra, kemi plot 36 prova, për të vërtetuar pretendimin tonë, duhej të merreshin prova më të shumta. Kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë të përsëritur, për të refuzuar nevojën për transparencë. Zyrtar të lartë të PS shfaqeshin në aktivitete publike, duke shpërndarë leje legalizimi në këmbim të votës”, tha Logu.
KAs në përfundim të mbledhjes ka shtyrë vendimin për Elbasanin, Fierin dhe Korçën për të hënën.
Lajmi kryesor: