‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura

27 Maj, 18:30| Përditesimi: 27 Maj, 19:55

  • Share

Miratimi i projektrezolutës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” nga Kuvendi është përshëndetur nga avokati Kujtim Cakrani.

Ky i fundit i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se edhe SPAK duhet të japë llogari diku ndërsa si shembull solli një komision anti-mafia në Itali.

“Edhe Italia ka një komision parlamentar anti mafia. Kontrollon të gjithë punën e prokurorëve të anti mafias. Madje është ky komision që jep ok për të vajtur për të spostuar apo vendosur prokurorë nëpër prokuroritë e Italisë, për anti mafian flas.Nuk ka drejtësi të pavarur në botë. Drejtësia jep llogari diku. Ata në kuvend janë njerëz të zgjedhur nga populli, na pëlqen apo nuk na pëlqen ne”.

I të njëjtit mendim ishte edhe ish kreu i PD Kukës Ibsen Elezi por nga ana tjetër shtoi se kjo rezolutë sipas tij duket se ka synime të fshehura.

“Ne nuk jemi në kushte normale të funksionimit të një shteti demokratik. Në momentin që drejtues të lartë të politikës nuk kanë respekt për votën. Por SPAK duhet të japë llogari për veprimtarinë e vetë. Në rastin konkret kjo rezolutë anti-korrupsion është diçka tjetër. Kur flasin për një rezolutë duhet ta bëjnë pjesë të konsultës me opinionin publik. Kjo rezolutë duket se ka prapa synime, ose synime të fshehura. Pse i bëjnë rezoluta ose ndryshime të akteve ligjore në mënyra të fshehta, poshtë tavolinës, pse nuk i bëjnë debate publike. Duhet të dëgjojnë dhe oponencën”, tha Elezi.

Ora 18:51
Avokat Cakrani: Bardhi shkoi te Rithemelimi për t’i marrë partinë Berishës, u fut në lojë Escobar! Ibsen Elezi: Ai s'ka shtyllë kurrizore

Gazment Bardhi iu bashkua Rithemelimit për t’i marrë partinë Sali Berishës, deklaroi në “Studio Live” në Report Tv avokati Kujtim Cakrani. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, avokati u shpreh më tej se bashkimi i Bardhit me Rithemelimin ndodhi pas takimeve në SHBA.

“Bardhi pasi u  takua me Gabriel Escobar është bashkuar me Rithemelimin. Bardhi  është futur aty për t'i marrë partinë Berishës por jo se e do Berishën. Do të faktorizohet aty, përfiton dhe nga rasti që Berisha është në arrest shtëpie. Fakti që Noka dhe ai po e ndajnë pushtetin brenda selisë ku janë dhe natyrisht dalin bashkë nëpër takime në elektorat tregon se Bardhi do të jetë faktor në zgjedhjet e ardhshme”, shtoi Cakrani.

Ndalur te emrat që mund të marrin drejtimin e Rithemelimit, Elezi përjashtoi si Argita Berishën edhe Gazment Bardhin. Këtë të fundit e quajti një njeri pa shtyllë kurrizore.

“Bardhi është njeri pa shtyllë kurrizore. Si Bardhi janë shumë të tjerë aty. Jane persona të përfshirë në vjedhjen e votës. Në bashkëpunim me Berishën, Argita ka qenë influencuese për përzgjedhjen e emrave. Ka qenë influencuese që në rastin e zotit Basha. Forma të tilla katapultomi nuk janë demokratike. Bardhi manipuloi hapur një kuvend”.

Ora 18:00
KLP i ndërpret mandatin Alfred Ballës, avokat Cakrani: Institucionet e reja të drejtësisë në kaos! Elezi: S'u respektuan rregullat

Me 9 vota Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi sot të ndërpresë mandatin e Alfred Ballës, i cili ishte dhe Kryetar i qeverisë së Prokurorëve (KLP).

Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn tha se KLP u mblodh në mënyrë të paligjshme,

“Institucionet e reja të drejtësisë në kaos. U mblodhën në mënyrë të paligjshme për shkarkimin e zotit Balla. Nuk funksionokan as institucionet e reja të drejtësisë”, tha Cakrani.

Edhe sipas Ibsen Elezit nuk u respektuan rregullat në këtë vendim.

“Nuk u respektuan rregullat... Sa i përket SPAK, në këtë moment është një institucion i ri i krijuar. Ka përballë një objekt shumë të zgjeruar. SPAK ka arritur të marrë një mbështetje në opinion publik. Objekti i SPAK është shumë i madh dhe i rëndë që duhet ta godasë dhe ta vërë në lëvizje.”

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Buda: 27/05/2024 20:06

    SPAK duhet te jape llogari para organeve ligjzbatuese: ne Gjykaten e Larte dhe tek Presidenti i Republikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?