Gazment Bardhi iu bashkua Rithemelimit për t’i marrë partinë Sali Berishës, deklaroi në “Studio Live” në Report Tv avokati Kujtim Cakrani. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, avokati u shpreh më tej se bashkimi i Bardhit me Rithemelimin ndodhi pas takimeve në SHBA.
“Bardhi pasi u takua me Gabriel Escobar është bashkuar me Rithemelimin. Bardhi është futur aty për t'i marrë partinë Berishës por jo se e do Berishën. Do të faktorizohet aty, përfiton dhe nga rasti që Berisha është në arrest shtëpie. Fakti që Noka dhe ai po e ndajnë pushtetin brenda selisë ku janë dhe natyrisht dalin bashkë nëpër takime në elektorat tregon se Bardhi do të jetë faktor në zgjedhjet e ardhshme”, shtoi Cakrani.
Ndalur te emrat që mund të marrin drejtimin e Rithemelimit, Elezi përjashtoi si Argita Berishën edhe Gazment Bardhin. Këtë të fundit e quajti një njeri pa shtyllë kurrizore.
“Bardhi është njeri pa shtyllë kurrizore. Si Bardhi janë shumë të tjerë aty. Jane persona të përfshirë në vjedhjen e votës. Në bashkëpunim me Berishën, Argita ka qenë influencuese për përzgjedhjen e emrave. Ka qenë influencuese që në rastin e zotit Basha. Forma të tilla katapultomi nuk janë demokratike. Bardhi manipuloi hapur një kuvend”.
Lajmi kryesor:
‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura
B.K//ReportTv.al