Politikë

Antonio Costa mesazh SHBA: BE do mbrojë gjithmonë sovranitetin, diplomacia mos të merret si vetëkënaqësi

1 Shtator, 14:30| Përditesimi: 1 Shtator, 14:59

  • Share

 

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje për tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump.

Për BE-në, rivendosja e tarifave tregtare nuk është lajm i mirë, por Brukseli zgjodhi diplomacinë në vend të tensioneve.

Kështu u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në fjalën e tij në Edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni.

“Natyrisht ne nuk i gëzohemi kthimit të tarifave. Por duhet të jemi të ndershëm. Në botën e sotme, diplomacia e siguria ndikojnë pashmangshmërisht me njëra-tjetrën. Siguria, sidomos gjatë luftës në pragun tonë, është një çështje ekzistenciale, tensionet e përshkallëzuara me aleatin tonë kyç për tarifat, ndërkohë që kufiri ynë lindor do ishte rrezik i konsiderushëm. Ja pse në këtë moment kemi zgjedhur diplomacinë. BE nuk ka nisur luftë tregtare, por ne jemi treguar të vetëpërmbajtur për interesin e konsumatorëve tanë, interesin e biznesit”.

Antonio Costa pati edhe një mesazh për SHBA-në, kur tha se BE-ja do të mbrojë gjithmonë sovranitetin, ndërsa diplomacia e treguar duhet të merret për vetëkënaqësi.

“Partnerët tanë, përfshi SHBA, duhet të dinë që BE do mbrojë gjithmonë sovranitetin e tij. Diplomacia nuk duhet të merret kurrë për vetëkënaqësi. Këto momente na vërtetuan që tregu ynë i fuqishëm i përbashkët e rregullat tona nuk janë të mjaftueshme. Duhet të bëhemi më autonomë. Nuk mund të mbështetemi më vetëm tek aleatët tanë, duet të marrim më tepër përgjegjësi. Ja pse sot dua të pohoj një mesazh të qartë nga ana e BE: ne qëndrojmë pro një bote ku mbrohet paqja. Europa nuk tërhiqet. Europa angazhohet. Europa ka qëndruar e palëkundur krah Ukrainës”, u shpreh ndër të tjera Antonio Costa.  


Lajmi kryesor:

Slloveni/ Forumi i Bledit diskuton për zgjerimin e BE-së, Rama: Po punojmë për të mbyllur negociatat në 2027! Costa: Mos humbasim momentin! Kos: Zbatoni reformat


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?