Forumi i Bledit në Slloveni ka shënuar këtë vit 20-vjetorin e edicionit. Shumë liderë shtetesh të Europës e zyrtarë të BE-së janë të ftuar në diskutimin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe rolin e shteteve. I ftuar në këtë forum është edhe Kryeministri Edi Rama.
Në diskutimin për zgjerimin e BE-së, Rama tha se Shqipëria po punon fort për të arritur objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027.
“Ne nuk po themi që jemi gati për 2027, por kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe të gjitha kriteret që t’i përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë përpara dhe nuk po bëjmë pyetje. Gjëja më e mirë për të bërë me BE është të jesh i lirë kur flet në Bled, por pastaj të thuash PO”.
Nga ana tjetër, Presidenti i Komisionit Evropian, Antonio Costa, në fjalën e tij tha se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë për unionin dhe ky moment duhet shfrytëzuar.
“Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment”.
Kurse Komisionerja Evropian për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se vendet kandidate duhet të zbatojnë reformat.
“S’ka rrugë të shkurtra, folët për zotimin e Borrell, ndërkohë që ia tha që në 2030 të dyja palët duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete, ata duhet të realizojnë reformat, shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme. Gjeopolitika ka ndryshuar, përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme siç i përkufizoj unë që duan të na shohim të dështojmë”.
/Lajm në përditësim...
Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2029 në qeveria vazhdon reformat. Kështu u shpreh Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, gjatë fjalës së saj në Forumin e Bledit në Slloveni.
Eurokomisionerja Kos vlerësoi Kryeministrin Edi Rama për punën që po bën në lidhje me çeljen e kapitujve.
“Në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grupkapituj se sa 5 vitet e fundit dhe kemi mbyllur më shumë kapituj se sa 10 vitet e fundit. Kështu që kemi çelur dy grupkapituj të tjerë për Shqipërinë këtë vit, kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe vitin tjetër me ndeshjen e futbollit midis vendeve kandidate dhe shteteve anëtare në Tiranë, kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu edhe ca të tjerë. Me Malin e Zi po ecim përpara dhe është e mundur në qoftë se përfundojmë në 2026 në aspektin teknik të bisedimeve, në 2028 mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe në qoftë se Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029 mund të kemi 29 anëtarë. Kështu që shpejtoni”, tha Marta Kos.
Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PS mori 83 mandate, kundrejt 50 që mori Partia Demokratike.
Por përse socialistët korrën fitore kaq të madhe? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama, nga Forumi i Bledit në Slloveni ku u diskutua për zgjerimin e BE-së.
Rama tha se arsyeja ishte e lidhur me zotimin e vetë BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade.
“Nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore pikërisht me premisën e BE-së. Arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë mendoj ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE”, theksoi Kryeministri Rama.
Në panelin e dytë të diskutimit në Forumin e Bledit në Slloveni për zgjerimin e BE-së, Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke bërë batuta me organizatorët.
Atyre u tha se nga njëri forum në tjetrin, karriget vijnë duke u zvogëluar. Ai pyeti me humor nëse fshihet ndonjë mesazh pas kësaj.
“Karriget bëhen gjithmonë e më të vogla. Keni ndonjë mesazh që na përcillni përmes karrigeve? Sa për të thënë që doni që ne ta mbyllim shpejt. Por nëse doni që ne ta mbyllim shpejt, jo moderatorë italianë. Dhe e dyta, nuk duhet të kishit njerëz nga Ballkani, e aq më tepër kandidatë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po bën të pamundurën për të përmbushur objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për të përmbyllur negociatat për anëtarësim në BE deri në vitin 2027.
Në fjalën e tij në panelin e diskutimin në edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni, Kryeministri shqiptar theksoi se ka bindjen e plotë që në fund, Shqipëria do të mund të “martohet” me BE-në, siç i pëlqen atij ta quajë.
Sipas Ramës, përfitimi më i madh në këtë proces është që Shqipëria të mësojë nga BE-ja si të ndërtojë institucione.
“Ne nuk po themi që jemi gati për 2027, por kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe të gjitha kriteret që t’i përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë përpara dhe nuk po bëjmë pyetje. Gjëja më e mirë për të bërë me BE është të jesh i lirë kur flet në Bled, por pastaj të thuash PO.
Në qoftë se e ngatërron Bledin me Brukselin, atëherë ke shkuar për dreq. Në qoftë se nuk do, atëherë në Bled vjen të ndash vizionin dhe pastaj shkon në Bruksel dhe të jesh një student shumë i zellshëm.
Dua të them që s’ka vend për nxitim sepse besoj që pjesa më e rëndësishme për Shqipërinë, është të përdorësh procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi, sepse Europa është bekim për vende si ne sepse është vendi vetëm ku mund të marrësh dijeni si ndërtohen institucionet. Është procesi më i vështirë. Dhe këtu është dallimi me Afganistanin, Irakun. Miqtë tanë nga ana tjetër e oqeanit kanë menduar se me bomba mund të ndryshosh një vend, por nuk është kështu. Dolëm nga një vend i ngjashëm me Irakun sa i përket mungesës së lirisë. Europa është të na mësojë si të vendosim semaforët. Ne po ecim përpara, por në kuptimin e udhëheqjes, tek ne është populli shqiptar, ne jemi absolutisht euro-optimist dhe e duam pa kushte, edhe pse Europa na ka bërë të vuajmë shumë. Ne kemi bindjen e plotë që në fund do të martohemi. Siç thotë edhe Marta, unë them që bazohet në martesë, ajo thotë bazohet në meritë, kështu që na duhet të meritojmë martesën”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos në forumin e Bledit në Slloveni tha se nuk ka rrugë të shkurtër për të gjithë shtetet kandidate të cilat duan të anëtërsohen në BE, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në panelin ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, Kos tha se vendet kandidate duhet të realizojnë të gjitha reformat.
“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë. Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbiu punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që ti shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë. Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku. S’ka rrugë të shkurtra, folët për zotimin e Borrell, ndërkohë që ia tha që në 2030 të dyja palët duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete, ata duhet të realizojnë reformat, shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme. Gjeopolitika ka ndryshuar, përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme siç i përkufizoj unë që duan të na shohim të dështojmë. Tani kemi forca të jashtme që duan që ne si Europë duam të dështojmë, kemi zgjedhje të rëndësishme në Moldavi. Rusia po rreket fort të luftojë kundër qeverisë aktuale”, tha Kos.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar.
Në fjalën e tij në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike.
“Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kjo lidhet me vlerat. Zgjerimi është më kërkues për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat e kërkuara, sfida e vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e një mendësie e kulture të re që tejkalon konfliktet historike”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar.
Në fjalën e tij në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike.
“Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kjo lidhet me vlerat. Zgjerimi është më kërkues për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat e kërkuara, sfida e vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e një mendësie e kulture të re që tejkalon konfliktet historike”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar.
Në fjalën e tij në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike.
“Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kjo lidhet me vlerat. Zgjerimi është më kërkues për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat e kërkuara, sfida e vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e një mendësie e kulture të re që tejkalon konfliktet historike”, theksoi Antonio Costa.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje për tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump.
Për BE-në, rivendosja e tarifave tregtare nuk është lajm i mirë, por Brukseli zgjodhi diplomacinë në vend të tensioneve.
Kështu u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në fjalën e tij në Edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni.
“Natyrisht ne nuk i gëzohemi kthimit të tarifave. Por duhet të jemi të ndershëm. Në botën e sotme, diplomacia e siguria ndikojnë pashmangshmërisht me njëra-tjetrën. Siguria, sidomos gjatë luftës në pragun tonë, është një çështje ekzistenciale, tensionet e përshkallëzuara me aleatin tonë kyç për tarifat, ndërkohë që kufiri ynë lindor do ishte rrezik i konsiderushëm. Ja pse në këtë moment kemi zgjedhur diplomacinë. BE nuk ka nisur luftë tregtare, por ne jemi treguar të vetëpërmbajtur për interesin e konsumatorëve tanë, interesin e biznesit”.
Antonio Costa pati edhe një mesazh për SHBA-në, kur tha se BE-ja do të mbrojë gjithmonë sovranitetin, ndërsa diplomacia e treguar duhet të merret për vetëkënaqësi.
“Partnerët tanë, përfshi SHBA, duhet të dinë që BE do mbrojë gjithmonë sovranitetin e tij. Diplomacia nuk duhet të merret kurrë për vetëkënaqësi. Këto momente na vërtetuan që tregu ynë i fuqishëm i përbashkët e rregullat tona nuk janë të mjaftueshme. Duhet të bëhemi më autonomë. Nuk mund të mbështetemi më vetëm tek aleatët tanë, duet të marrim më tepër përgjegjësi. Ja pse sot dua të pohoj një mesazh të qartë nga ana e BE: ne qëndrojmë pro një bote ku mbrohet paqja. Europa nuk tërhiqet. Europa angazhohet. Europa ka qëndruar e palëkundur krah Ukrainës”, u shpreh ndër të tjera Antonio Costa.
Komente

NE DO HYJME NE EUROPE KUR MARTA KOSI TA NDRYSHOJE MBIEMRIN NE MARTA GJIZA....
Përgjigju