Në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish besnikërinë e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në një panel diskutimi, Rama tha se Shqipëria nuk e ka vënë kurrë në dyshim besnikërinë ndaj BE. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shpresojnë që të bien dakord edhe vendet e tjera të unionit.
“Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven, do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë, politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund. Marta Koss do që Shqipëria të jetë në BE, shpresoj që të bien dakord edhe vendet e tjera anëtare”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi se BE-ja duhet të bashkohet akoma më shumë për të shmangur rënien.
Rama e krahasoi BE-në me një pacient, ndërsa vendet anëtare si mjekët patologë të gjithë, të cilët tashmë, siç u shpreh ai, duhet të specializohen për të zgjidhur problemet.
"Problemet në Europë nuk lidhen me faktin që Europa është një bashkim, por për faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, pra këta patologët duhet të specializohen paksa, njëri duhet të jetë kardiolog e kështu me radhë. Në të kundërt do të kemi një rënie të pashmangshme”, theksoi Rama.
Europa ndodhet në një udhëkryq, sipas Ramës, që duhet të zgjedhë nëse do forcohet më shumë duke u bërë Shtetet e Bashkuara të Europës, apo do të përçahet.
“Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do thellohet në rrugën e saj për t’u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithësecilin që vendos se sateliti i kujt do bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh e të jesh vetëm”.
Kryeministri këshilloi Europën që të jetë më e hapur dhe të bëhet mike edhe me shtete që mendojnë e jetojnë ndryshe.
“Fakti që kemi opinione të ndryshme për mënyrën si jetojmë nuk është arsye për t’u veçuar, e për të thënë që nëse do të bëhesh mik me ne duhet të bëhesh si ne, sepse në fund rrezikon të humbasësh më shumë miq. Nga ana tjetër të jemi shumë herë më të hapur kundrejt botës. Europa të jetë udhëkryqi nga ku kalojnë të gjithë. Duhet të jemi miq njëherë përpara se sa të jemi aleatë strategjikë”.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025 të organizuar në Slloveni.
"Në 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, për të marrë pjesë në diskutime rreth sfidave aktuale, me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një çështje kryesore për të ardhmen e kontinentit”, informon ai nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ndër të tjera, ministri Hasani nënvizon se "Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e dialogut mbi tematika kyçe rajonale dhe globale, si dhe në zgjerimin e partneriteteve mbi prioritetet e përbashkëta".
Ditën e nesërme, Hasani do të marrë pjesë në Panelin me temë “Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”, i cili do të fokusohet tek nevoja e fuqizimit të të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe bërja pjesë e tyre në jetën aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik.
Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit Strategjik të Bledit, një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare në Evropën Qëndrore dhe Juglindore që bashkon udhëheqës botërorë nga fusha të ndryshme për dialog strategjik në nivel të lartë.
Forumi shërben gjithashtu edhe për rrjetëzim ndërmjet udhëheqësve kryesorë politikë, përfaqësuesve nga biznesi, jeta akademike dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.
Europa duhet të jetë më e hapur ndaj botës dhe të krijojë miqësi edhe me shtete të tjera që mendojnë ndryshe.
Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në Forumin e Bledit në Slloveni, duke theksuar Europa duhet të jetë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë.
Në të kundërt, deklaroi Rama, Europa rrezikon të mbetet vetëm. Sipas Kryeministrit shqiptar, kontinenti i vjetër duhet të krijojë miq përpara se të bëjë aleatë strategjik. Ndoshja kjo mënyrë, u shpreh Rama, mund të parandalojë edhe luftëra në të ardhmen.
“Kur shikon këtë botë që zhvillohet e lëviz me një shpejtësi të pabesueshme, pyetja që i bën vetes është pse nuk është Europa aty? E kuptoj pse, por ndoshta kjo përgjigje duhet përgatitur në një tjetër mënyrë. Fakti që kemi opinione të ndryshme për mënyrën si jetojmë nuk është arsye për t’u veçuar, e për të thënë që nëse do të bëhesh mik me ne duhet të bëhesh si ne, sepse në fund rrezikon të humbasësh më shumë miq. Nga ana tjetër të jemi shumë herë më të hapur kundrejt botës. Europa të jetë udhëkryqi nga ku kalojnë të gjithë. Duhet të jemi miq njëherë përpara se sa të jemi aleatë strategjikë për luftëra të ardhshme. Kjo madje do të shmangë edhe luftëra”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij.
Nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni, Kryeministri Edi Rama vlerësoi se Europa ndodhet në një udhëkryq.
Sipas Ramës, problemi i Europës qëndron në drejtimin që do të marrë, siç tha ai, nëse do të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shpërbëhet në copa të ndryshme, ku shtete të caktuara do të bëhen satelitë të vendeve të tjera.
“Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do thellohet në rrugën e saj për t’u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithësecilin që vendos se sateliti i kujt do bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh e të jesh vetëm. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë. Por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se sa diçka të nisë, në SHBA shpikin Inteligjencën Artificiale, në Europë shpikin rregullore, kjo e bën Europën shumë të vështirë, ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në panelin e këtij forumi.
Problemet e Bashkimit Europian nuk lidhen me faktin që është një bashkim, por që duhet të jetë më i fortë. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Kryeministri shqiptar e krahasoi Europën me një pacient, ndërsa vendet anëtare si mjekë, të gjithë patologë, për të cilët tha që disa prej tyre duhet të specializohen për të zgjidhur problemet dhe për të qenë më të fortë.
“Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, që e bën më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ. Ata që janë brenda BE të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Europë nuk lidhen me faktin që Europa është një bashkim, por për faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, pra këta patologët duhet të specializohen paksa, njëri duhet të jetë kardiolog e kështu me radhë. Në të kundërt do të kemi një rënie të pashmangshme”, theksoi Rama.
Komente

Shume pake veta e kuptojne qe Europa nuk mund te behet kurre "Shtetet e Bashkuara", pasi kjo e fundit (jo SHBA, por "Shtete te Bashkuara") nenkupton agregat te pjeseve qe e perbejne, dhe Europa pikerisht eshte nje ideal qe nuk mund te perftohet nga mbledhja apo zbritja e disa pjeseve.
Përgjigju/Te beje miq dhe shtete qe mendojne ndryshe/! Prandaj ti e ke vaj me autokrate si Orbani e Erdogani?!
Përgjigju.... Albania eshte pjesë e Europe's Gjeografike.. duhet të ishte pjesë e Unionit pa kushte..., ashtu si Bullgaria e Rumania!! Apo Slovakia a Letonia e Latvia..e ku di unë?! Pse ky paragjykim racist e papranueshme! Pse brezat erinj duhet të poshterohen e trajtohen si të dorës së dytë..në Portet e Aeroporte Europiane? Pse mos hyjnë e dalin në tregun e Punës ashtu si vëllezërit e motrat e tyre europiane!..duhet një Plan i ri si Plani Marshall i Presidentit Truman..mbas Luftës së dytë botërore!
Përgjigju