Politikë

Rama: Europa është si një pacient me 27 mjekë patologë, duhet të specializohen për të qenë më të fortë

1 Shtator, 13:48| Përditesimi: 1 Shtator, 14:03

  • Share

 

Problemet e Bashkimit Europian nuk lidhen me faktin që është një bashkim, por që duhet të jetë më i fortë. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Kryeministri shqiptar e krahasoi Europën me një pacient, ndërsa vendet anëtare si mjekë, të gjithë patologë, për të cilët tha që disa prej tyre duhet të specializohen për të zgjidhur problemet dhe për të qenë më të fortë.

“Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, që e bën më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ. Ata që janë brenda BE të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Europë nuk lidhen me faktin që Europa është një bashkim, por për faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, pra këta patologët duhet të specializohen paksa, njëri duhet të jetë kardiolog e kështu me radhë. Në të kundërt do të kemi një rënie të pashmangshme”, theksoi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Forumin e Bledit në Slloveni: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë të anëtarësuar! Europa të bëhet si Shtetet e Bashkuara


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?