Politikë

Forumi i Bledit në Slloveni/ Rama këshillon Europën: Të jetë më e hapur ndaj botës, duhet të bëjë miq edhe shtete që mendojnë ndryshe

1 Shtator, 14:03| Përditesimi: 1 Shtator, 14:17

  • Share

 

Europa duhet të jetë më e hapur ndaj botës dhe të krijojë miqësi edhe me shtete të tjera që mendojnë ndryshe.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në Forumin e Bledit në Slloveni, duke theksuar Europa duhet të jetë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë.

Në të kundërt, deklaroi Rama, Europa rrezikon të mbetet vetëm. Sipas Kryeministrit shqiptar, kontinenti i vjetër duhet të krijojë miq përpara se të bëjë aleatë strategjik. Ndoshja kjo mënyrë, u shpreh Rama, mund të parandalojë edhe luftëra në të ardhmen.

“Kur shikon këtë botë që zhvillohet e lëviz me një shpejtësi të pabesueshme, pyetja që i bën vetes është pse nuk është Europa aty? E kuptoj pse, por ndoshta kjo përgjigje duhet përgatitur në një tjetër mënyrë. Fakti që kemi opinione të ndryshme për mënyrën si jetojmë nuk është arsye për t’u veçuar, e për të thënë që nëse do të bëhesh mik me ne duhet të bëhesh si ne, sepse në fund rrezikon të humbasësh më shumë miq. Nga ana tjetër të jemi shumë herë më të hapur kundrejt botës. Europa të jetë udhëkryqi nga ku kalojnë të gjithë. Duhet të jemi miq njëherë përpara se sa të jemi aleatë strategjikë për luftëra të ardhshme. Kjo madje do të shmangë edhe luftëra”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

Rama në Forumin e Bledit në Slloveni: Jemi besnikë të BE, Marta Kos e do Shqipërinë të anëtarësuar! Europa të bëhet si Shtetet e Bashkuara


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?