Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar.
Në fjalën e tij në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike.
“Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kjo lidhet me vlerat. Zgjerimi është më kërkues për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat e kërkuara, sfida e vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e një mendësie e kulture të re që tejkalon konfliktet historike”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Slloveni/ Forumi i Bledit diskuton për zgjerimin e BE-së, Rama: Po punojmë për të mbyllur negociatat në 2027! Costa: Mos humbasim momentin! Kos: Zbatoni reformat
V.GJ /ReportTv.al