Antonio Costa sot në Forumin e Bledit në Slloveni

Politikë

Antonio Costa: Zgjerimi i BE është investimi më i mirë, plani i rritjes për Ballkanin ndryshon lojën! Mos ta humbasim momentin

1 Shtator, 14:45| Përditesimi: 1 Shtator, 15:18

  • Share

1756732370_antoniocosta.png

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar.

Në fjalën e tij në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike.

“Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende e histori. Do vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kjo lidhet me vlerat. Zgjerimi është më kërkues për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat e kërkuara, sfida e vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e një mendësie e kulture të re që tejkalon konfliktet historike”, theksoi Antonio Costa.

 


Lajmi kryesor:

Slloveni/ Forumi i Bledit diskuton për zgjerimin e BE-së, Rama: Po punojmë për të mbyllur negociatat në 2027! Costa: Mos humbasim momentin! Kos: Zbatoni reformat


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?