Supersfida e javës së tretë të Seria A mes Juventusit dhe Napolit përfundimisht nuk do të luhet. Kjo pasi Napoli nuk ka udhëtuar në Torino me pretekstin e përhapjes së koronavirusit, pasi më herët dy lojtarë të saj rezultuan pozitiv. Ndërkohë Liga e Seria A që herët në mëngjes bëri thirrje që Napoli të merrte masat dhe të udhëtonte për këtë ndeshje, por këta të fundit thonë se autoritet lokale shëndetësore nuk i kanë lejuar.
Në këto kushte ndeshja do të vendoset në tavolinë me rezultatin 3-0 në favor të Juventusit, që është paraqitur në stadium pavarësisht lajmeve për Napolin. Këtë vendim Lega e Seria A e ndërmerr për të mos krijuar precedentë në të ardhmen.
Komento