Në një kohë ku tregu vendas nuk është aspak premtues për fermerët shqiptarë, sipërmarrësi Altin Prenga bën një apel të rëndësishëm për t’i ardhur në ndihmë fermerëve vendas. Vetëm pak kohë më parë, në një status në rrjetet sociale ai bën apel që shqiptarët të ndryshojnë plotësisht mentalitet në bizneset e tyre.
Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV, në lidhje me apelin e sipërmarrësi Prenga u shpreh edhe prodhuesi i një ndër fabrikave të lëngjëve të fruave në Shqipëri Namik Shehi.
Pengesa më e madhe prodhues, përpunues, importues është se nuk jemi bashkëpuntorë njëri me tjetrin. Nuk jemi të organizuar fare. Nuk mund ta imponosh konsumatorin. Gjatë viteve nuk i kemi përmirësuar varietetet. këtë vit e kam marr kg me 15 lek, nuk është kosto e papërfillshme. Tregu është jashtëzakonisht sfidues sepse jemi shumë mosbesues ndaj prodhimit vendas. Jep mend një njeri që nuk e konsumon lëngun, konsumon alkoolin. Thotë që lëngu duhet të kishte ngjyrë tjetër.” u shpreh ai.
Ndërsa për sipërmarrësin Altin Prenga çmimi me të cilën blihen mollët në Shqipëri nga bizneset e ndryshme është totalisht i papërfillshëm krahasuar me nevojat e fermerit:
Unë kam folur më shumë për tendencën që ne nuk konsumojmë produkte shqiptare, edhe nëse nuk konsumohet kokërr, të konsumohet ndryshe. Ajo që them unë është se kur unë isha në Vranisht në Korçë, unë u ndala tek një kafe dhe asnjë nga ata nuk ka lëng molle dhe kështu ndodh në cdo fshat të Shqipërisë. Me Namikun unë nuk jam dakord vetëm me dicka kur thotë që është mjaftueshëm 15 lekë për kg e mollës. E pamundur t’ia dalësh me koston për ta mbledhur. Unë jam dakord që lëngu jot të kushtojë pak më shtrenjtë kur ti e shet në treg, por ti ta shesësh më shumë dhe ta blesh me cmim pak më të mirë. Se cështja është a ja del ai të jetojë .
Nismës dhe apelit i është përgjigjur edhe eksperti Ilir Pilku, ekspert i lartë i bujqësisë ku sipas tij, duhet të ketë një qasje më të mirë ndaj prodhimit vendas.
Duhet të kemi një qasje më të mirë ndaj produktit vendas, pavarësisht imazhit që shpesh herë është I paguar. Imazhi keq që bëhet, propaganda që bëhet nga konkurenca ballkanike ose rajonale. Duke pasur këtë lloj vështirësie ne jemi më shumë të edukuar që konsumi i një produkti dhe unë ju them me garanci të plotë që produktet shqiptare janë më pak të toksikuara dhe me mbetje se çdo produkt tjetër europian” tha ai.