Apeli i dha Alibeajt vulën e PD, Meta: Ishte regji e mirëmenduar e Ramës, i panikosur nga zgjedhjet! Me 14 maj, e gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra më 6 mars

4 Mars 2023, 11:12| Përditesimi: 4 Mars 2023, 13:54

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë ka qëndruar në të njëjtën linjë me akuzat e aleatit të tij, Sali Berisha, se vendimi i gjykatës për vulën e PD ishte i diktuar nga kryeministri Edi Rama.

“Pushteti monist i Ramës ka detyruar 3 gjykatës që të shuajnë çdo shpresë kredibiliteti të kësaj drejtësia të dalë nga Rama-Forma. Nuk kam pasur asnjë iluzion që një vendim dje do të vinte, sepse vetëm një naiv dhe pa eksperiencë politike do mendonte që zvarritja prej një viti e vulës ishte rastësi. Jo, ishte regji e mirëmenduar e Edi Ramës", tha Meta.

Nga Vau i Dejës në takimin më strukturat e PL, Meta tha se vetëm një naiv e mendonte se do të ishte ndryshe vendimi i dhënë dje nga gjykata.

“Vetëm një naiv mund të mendonte se ishte proces normal kur prokurori i përgjithshëm u zgjodh me 69 vota kur thuhet në Kushtetutë që duhet së paku me 84 vota. Vetëm një naiv mund të mendonte se do kishim gykata me kredibilitet kur përmes falsifikimeve të Dvoranit keni parë betime të gjyqtarëve te noteri privat te Lana. E dinë tani se kush është drejtësia e Edi Ramës", tha Meta.

Meta shtoi se ky akt është dëshmi e panikut të kryeministrit përballë opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka njohuritë më minimale të jurisprudencës, Rama tregoi panikun e thellë dhe njëkohësisht deligjitimoi plotësisht qeverisjen e vet ndaj çdo shpresë e tij se opozita do mund të mungojë më 14 maj të jetë e shuar për cilindo. Atje opozita do të jetë me 14 maj dhe do t’i kthejë zgjedhjet në një referendum për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Kemi pushtet vendor monist, diskriminues dhe tërësisht jo transparent. E vetmja bashki që figuron nga organizatat transparente është Bashkia e Shkodrës që i boton të gjitha veprimet e saj se drejtohet nga opozita bashkitë e tjera që drejtohen nga Rilindja janë shembulli i errësirës”, tha Meta.

Kreu i PL foli edhe për zgjedhjet e 14 majit duke thënë me bindje se do të marrin fitoren dhe e gjithë Shqipëria do të jetë si më 6 mars kur falë koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ të Sali Berishës me Monika Kryemadhin, arritën fitoren në Bashkinë e Shkodrës.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. 

Ora 11:59
Meta në Vaun e Dejës: Më 14 maj do ndëshkojmë Edi Ramën, frikacak që ka frikë votën e lirë

 

Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Vaun e Dejës. Metu u ndal në zgjedhjet lokale, ku tha se ka ardhur koha që më 14 maj t’i japin Edi Ramës ndëshkimin që meriton. Meta bëri thirrje për mbështetjen e Zef Hilës, kandidatit për Bashkinë e Vaut të Dejës që ka dalë nga primaret e Sali Berishës.

“Të mos humbasim përqendrimin drejt zgjedhjeve të 14 majit, të forcojmë bashkëpunimin me demokratët dhe socialistët e ndershëm, që janë të shokuar me gjithë atë që po shohin. Shikoni se ku është katandisur vendi, shkretim, largim masiv i të rinjve, prioriteti i rilindjes është korrupsioni dhe jo dhënia e mundësive për të rinjtë për tu shkolluar këtë dhe për tu punësuar me paga dinjitoze.

S’ka vend të krahasohemi as me Kosovën, edhe pse kemi një shekull më shumë si shtet. Ëndërrojnë pedagogët tanë të kenë paga mbas 2 vitesh si në Kosovë. Rilindja ka prioritet korrupsion, vendi i dytë në botë për ryshfet, janë pasojat e një regjimi monist që do shembet më 14 maj.

Të përkrahim kandidatin e dalë nga primaret Zef Hilën, nga primaret. Vota e juaj dhe e çdo qytetari në çdo bashki do të jetë investim i sigurt për të garantuar llogari dhënie. T’i japim fund këtij modeli arrogant të qeverisjes së Rinlindjes. Të ndërtojmë ura komunikimi me të gjithë ata që kërkojnë qeverisje të ndershme, dhe jo me ata që e kanë mendjen të bëjnë tendera. Jam besimplotë se qarku i Shkodrës do shkëlqej më 14 maj, jam i sigurt se ashtu sikurse Shkodra më 6 mars, tregoi qartë orientimin e saj drejt lirisë, drejt demokracisë, dinjitetit dhe nuk u përkul në një moment të paqartë për qytetarët.

Faktorët janë në favor të opozitës së bashkuar, është me e fuqishme. E gjithë Shqipëria do jetë si Shkodra më 6 mars, duke ndëshkuar Rilindjen, Ramën një frikacak që ka tmerr nga vota e lirë, Ramën, korruptuesin më të madh të Parlamentit, që korruptoi edhe drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së, që e përdori për të ekzekutuar plueralizimin dhe opozitën, që të vjedhë i pashqetësuar natë e ditë, që të nxjerrë të gjitha asetet tona kombëtare në treg dhe ti shpëtojë drejtësisë.

Është vota për liri ajo e 14 majit, për ti dhënë fund monizimit në Shqipëri. Ta kthejmë 14 majin në një referendum për të ndëshkuar këto 4 vite në monizëm të plotë, që po përdor qytetarët, për të intimduar njerëzit më të ndershëm, 14 maji të jetë një ditë e madhe e demokracisë dhe mbi të gjitha mesazhin që të rinjtë dhe të rejat të mos e kenë më mendjen për tu larguar. Ti japim mbështetjen më të madhe për realizuar ëndrrat e tyre këtu", tha Meta. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/03/2023 02:12

    Mos e krahaso Shqiperine me Shkodren.Shkodra qe ne 44' e deri sot ka nje problem te te kuptuarit te realitetit dhe qe atehere ka paguar nje cmim te shtrenjte,sepse per cdo qeveri e sistem qe ka ardhur ne keto 79 vjet ka zgjedhur /te haje barin e saj e te mos shkele parimet tek te cilat beson/ dhe rezultati dihet.Vetmia dhe te ndaret nga tufa ka nje cmim te rende.Asnje shqiptar nga krahinat e tjera nuk deshiron te jete ne kepucet shkodrane,prandaj mos u perpiq kot te besh Shqiperine Shkoder,kur vete Shkodra mendon ndryshe.

    Përgjigju
  • +×÷=: 04/03/2023 16:37

    Ca I ka ba iky njeri shqiptarve majtas e djathtas e ka sy e faqe me dal me kerku vota e kishin mush LSI plot me prostituta e tesh vec kan ndrru emnin kush ta han ta han funi botes.

    Përgjigju
  • Linda: 04/03/2023 15:25

    Ty spo te beson Skrapari do te te besoj Tropoja.Atje sjane te gjithe kushurinjt e Sales ka malsor me bes Shiptare dhe e dine vet se kujt do tja japin voten.

    Përgjigju
  • Klodi: 04/03/2023 14:51

    Po more gomar po pranoje i qe je i te pa aft mos ja hidhni rames

    Përgjigju
  • aleksadros: 04/03/2023 14:42

    TY per se te dogji more qe je bere si ato k....vat njehere ande njeher kete yyyy legene

    Përgjigju
  • Mondi: 04/03/2023 14:24

    I nderuar ish shkelqesi. Kur gjykata vendosi per ju se nuk ishte ashtu sic dukej. D.m .th. sejuve nuk po benit pazar per 20% vendimi ishte i drejte.tani qe gjykata vendosi kunder deshires tuaj nuk eshte i drejte.eshte sic tha jot shoqe ato maja rripa-rripa Njehere ta hipa asnje here sta zbrita

    Përgjigju
  • AVO KATI: 04/03/2023 14:05

    Ky eshte rasti tipik ku munde te thuhet 'ky fluturon me presh ne....'

    Përgjigju
  • Begu: 04/03/2023 13:27

    Sa parti i ka ne qifllik Ilir Meta?! LSI e ka ndare pergjysme me Kryemadhin-gruan, kurse "Partine e Lirise" e ka soll per vete, te cilen bashke me Salen mundohen te shpetojne By..ne nga ndeshkimi per krimet e kryera.

    Përgjigju
  • Kistra: 04/03/2023 13:27

    Ky duhet degjuar me duar te zena, njera mbylle hundet e tjetra kap k****!

    Përgjigju
  • Dori: 04/03/2023 13:08

    Prisni humbjen prape

    Përgjigju
  • titi: 04/03/2023 13:04

    o ilir vetem ti mos fol

    Përgjigju
  • Ani: 04/03/2023 12:44

    Te gjitha i di ti klysh kurve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?