Fati i PD, Apeli rrëzon Berishën, vula mbetet në dorë të Bashës! Avokati Sefa: Regjistrohet grupi i Alibeajt në zgjedhje! Bylykbashi: Pati presion në sallë

3 Mars 2023, 10:35| Përditesimi: 4 Mars 2023, 09:47

  • Share

TIRANË- Nuk ka fund saga e fatit Partisë Demokratike, procesi shkon në pikën zero. Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë.

Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. 

Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e datës 25 mars 2022. Në dispoziv thuhet se "kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar".

Për rrjedhojë, avokati i PD-së së Alibeaj, Indrit Sefa sqaroi se të hënën ky grupim do të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë, kërkesë e jona. Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e shkallës së parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues. Do regjistrohemi në komisionin qendror të zgjedhjeve brenda këtyre ditëve”, tha Sefa.

Rezart Kthupi, përfaqësuesi tjetër ligjor i grupimit të Alibeajt, komentoi edhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.

"Vendimi Zhukri nuk ekziston më! Ka organe legjitime partia. Duke filluar nga e hëna do të paraqesim dorëheqjen e Lulzim Bashës.’- tha Kthupi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Sali Berishës, njëherazi deputeti Oerd Bylykbashi e cilësoi si një ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare, e ndërsa tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e presionit të iu bë Gjykatës. Ai tha se në sallë u ndje presioni, teksa kujtojmë që aty ishin edhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, që nuk u larguan nga salla.

“Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë", tha Bylykbashi.

Seanca në Apel nisi në orën 11:00 dhe shqyrtoi për më shumë se 5 orë çështjen në themel, teksa palët kërkonin deligjitimimin e njëra-tjetrës. Pas argumentimeve përfundimtare trupa gjyqësore u tërhoq për vendim dhe pas rreth 2 orëve doli në vendimin e publikuar. Jashtë gjykatës kishte masa të shtuara sigurie, kjo edhe për shkak të protestës që u bë vetëm disa qindra metra më tutje.

Grupi i Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

Dispozitivi i vendimit 
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023, vendosi:

1)    Mospranimin  e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.
2)    Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.
3)    Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, 03.03.2023

Ora 19:35
Zbardhet vendimi i Apelit / Gjyqtarët vendim unanim, 3 me 0 kundër Berishës! Rrëzohet Zhukri

1677867704_finalprojekt.00413502.Still018.jpg

Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja me unanimitet kanë vendosur zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. 

‘Mospranimin  e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.

Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.’- thuhet në vendim.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ora 19:19
VIDEOLAJM/ “Vula” e PD i mbetet ende Alibeajt, ja momenti kur dy ‘kampet’ e përçara marrin vendimin e ‘Apelit’ për partinë

 

Ky është momenti kur është marrë vendimi në Gjykatën e Apelit sa i takon vulës së Partisë Demokratike, e cila aktualisht u kthye edhe njëherë “nga e para” sa i takon Gjykimit. Në sallën e ndarë të dy partive të cilat prej më shumë se një viti ‘luftojnë’ për partinë, para togave të zeza, përfaqësuesit e secilës palë janë njohur me vendimin e Apelit, zhbërjen e vendimit të Zhukrit dhe kthimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Pas leximit të vendimit nga togat e zeza, të parët që largohen nga salla janë përfaqësuesit ligjorë të grupit të Enkelejd Alibeajt.

Ndërkohë Oerd Bylykbashi, që përfaqësonte grupimin e Sali Berishës shihet duke folur në telefon.

Ora 19:08
Gjykata i ktheu vulën Alibeajt/ Bylykbashi: Ditë e zezë për drejtësinë! Kishte presion në sallë

 

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës në Gjykatë tha se ky vendim është marrë nën presion të Edi Ramës, duke e cilësuar si ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. Sipas tij me anë të këtij vendimi kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet.

“Ky vendim i sotëm i marrë nën presionin e Ramës, i paralajmëruar më parë nga ministrja e Ramës presioni mbi gjykatën ishte në sallë. Vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet, ka thyer çdo rregull, që deri më sot ka vendosur legjislatori dhe jurisprudencë. Sot gjykata zhbëri 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm, të gjithë përpjekjen e anëtarëve me votë që demonstruan se kush është vullneti i demokratëve, vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare. U vra pluralizmi. Çdo hap tjetër do të merret nga instancat nga organet kolegjiale të PD-së.  Ato nuk përfaqësojnë PD por një logo që e ka zgjedhur Edi Rama. Do të marrin vendim organet e PD-së dhe populli opozitar ishte sot në shesh. Vendimet e  PD-së do t’i marrin organet e saj. Ka rënë nën thundrën e Edi Ramës”, tha Bylykbashi.

Ora 19:04
Vula për PD-në, avokati pas vendimit të Apelit: Vendimi Zhukri nuk ekziston më, dorëheqjen e Bashës e dorëzojmë të hënën

Rezart Kthupi, një nga përfaqësuesit ligjor të grupimit të Enkelejd Alibeajt, në fjalën e tij për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Apelit ka deklaruar se vendimi i marrë në Gjykatës së Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri nuk ekziston më dhe se çështja është rikthyer në Shkallën e Parë për rigjykim.

‘Vendimi Zhukri nuk ekziston më! Ka organe legjitime partia. Nuk është selia. Kryetari i PD-së është Enkelejd Alibeaj. S’kemi dorëheqje për aq kohë sa çështja është akoma në gjykim. Duke filluar nga e hëna do të paraqesim dorëheqjen e Lulzim Bashës.’- tha Kthupi.

Ora 19:03
“Vula” e PD i mbetet ende Alibeajt, avokati Sefa: Vendimi i Zhukrit u zhbë! Këto ditë do regjistrohemi në KQZ

 

Avokati i PD-së së Alibeaj, Indrit Sefa është shprehur se Apeli ka vendosur të pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pra të zhbëhet vendimi i Zhukrit. Që do të thotë që çështja do të shkojë për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë si dhe do të ketë një tjetër trup gjykuesish.

Avokati tha se brenda këtyre ditëve Partia Demokratike e Alibeajt do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. I pyetur nëse vendimi i Gjykatës së shkallës së parë mund të jetë i njëjtë me atë të Zhukrit, ai tha se nuk ka asnjë mundësi të jetë i njëjtë.

“Sot gjykata vendosi rikthimin e cështjes në shkallën e parë, kërkesë e jona. Praktikisht u pranua ankimimi i Alibeaj kjo do të thotë që çështja do rikthehet në gjykatën e shkallës së parë dhe do ketë një tjetër trup gjykues. Do regjistrohemi në komisionin qendror të zgjedhjeve brenda këtyre ditëve.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse merret i njëjti vendim si Zhukri nga Gjykata e Tiranës?

Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë të njëjtin vendim si Zhukri. PD ka organe legjitime të saj.”- tha Sefa.  

Ora 18:50
Beteja për vulën e PD-së, Apeli pranon kërkesën e Alibeajt, kthen për rigjykim në Shkallën e Parë çështjen e PD-së

1677866061_Screenshot2.png

Gjykata e Apelit ka kthyer në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen për vulën e Partisë Demokratike. Sipas Gjykatës së Apelit çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e parë duke pranuar kështu ankimin e Enkelejd Alibeajt. Pas këtij vendimi, Apelit vendosi që vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri të konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë.  Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit. 

Ora 18:14
Ende asnjë vendim për vulën e PD, përfaqësuesit e SHBA-së s’dalin nga salla në asnjë moment

 

Përfaqësuesit e ambasadës Amerikane nuk dalin nga salla e Gjykatës së Apelit deri sa të jetë një vendim për vulën e PD-së.

Ora 17:56
Sot pritet rrëzimi ose konfirmimi, çfarë vendosi Agron Zhukri me vendimin e 25 marsit (DOKUMENTI)

1677859843_finalprojekt.00413006.Still018.jpg

Gjykata e Tiranës me vendimin që pritet të marrë pas seancës së sotme do të vendosë praktikisht se si do të jetë politika në vijim. Nëse Berisha do të jetë kryetar i PD apo do futet sërish në zgjedhje me partinë e Ilir Metës. Po çfarë vendosi Agron Zhukri më 25 mars 2022:

Përmes një vendimi Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.  Sipas këtij vendimi Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtonte Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.

Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.  Ndër ndryshimet më të rëndësishme, është neni që detyron kreun e Partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim. Në këtë statut, Berisha riktheu referendumin e anëtarëve për vendime të rëndësishme, pikë që e futi në fuqi vetëm një javë më pas, duke zhvilluar referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë që disa ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.

10 vendime të Kuvendit Kombëtar të PD, që u miratua nga Zhukri
Miratimi i Statutit të ri të Partisë
Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha! Thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës mës 18 dhjetor 2021

(Kliko këtu për vendimin e Agron Zhukrit më 25 mars 2022)

Ora 16:30
'Beteja' e PD-së në ‘Apel’, mbyllet shqyrtimi, Gjykata tërhiqet për vendim! Palët paraqesin kërkesat përfundimtare

1677838788_finalprojekt.00400009.Still018.jpg

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor palët po paraqesin kërkesat përfundimtare në “betejën” gjyqësore në Apel për vulën e PD-së. Gjykata tërhiqet për vendim.

Palët përfundimisht kërkojnë:

Sefa: Prishjen e vendimit dhe pushim, ose prishjen e vendimit dhe kthim për rigjykim.

Kaso: Pala që ka paraqitur ankim nuk legjitimohet të paraqesë ankim. Trupi gjykues duhet të vendosë rrëzimin e ankimit si të pabazuar në ligj dhe prova. Nëse do certifikohej precedenti, që gjykata të bëhej arbitër mes organeve brenda një partie, do të ishte ogur i keq për partitë politike.

Ora 15:45
Ndërpritet për 20 minuta seanca ku vuloset fati i PD-së, rifillon në orën 16:00

1677769956_Screenshot1.jpg

Përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa ka kërkuar pushim gjatë seancës ku vendoset për drejtimin e Partisë Demokratike dhe kjo është pranuar nga gjyktata, do të fillojë në orën 16:00. Pritet që të jetë seancë e gjatë.

Ora 15:41
Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit në Apel: Argumentet e Alibeajt mediatike dhe politike

1675426292_Screenshot1.jpg

Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Ivi Kaso në gjykatën e Apelit i ka cilësuar argumentet mbrojtëse të palës së Alibeajt, si argumente mediatike dhe politike.

‘Lista blue system, e pavlefshme sipas Alibeaj. Jam kurioz të di sesi do e mbronte dega e PD, pse nuk e ka çuar në prokurori. Më gjeni një dekret të vetëm që e rrezon, një person të vetëm që nuk ka qenë prezent, që nuk ka firmosur. Pse ky është thelbi i një partie kompjuterike, që një degë e PD ka marrë vulën, e ka futur ne xhep, ikën me vrap dhe pastaj thotë që nuk funksionon partia.

Pse kështu bëhet kjo punë të marre ai vulën dhe te thotë që nuk e jap se ka hallin e karrigeve? U ngrit sërish çështja e gjyqtarit, Zhukri. Konflikti i interesit të gjykatës, pasi gjyqtari ka kryer të gjitha hallkat për te mos pranuar gjykimin e çështjes.

Çohen e thonë vetë që gjyqtari ishte në konflikt interesi ndonëse gjyqtari është konform ligjit duke kundërshtuar shqyrtimin e çështjes. Pse nuk ka detyrim ligjor gjyqtari qe te shqyrtoje rastin pasi ka ezauruar te gjitha hallkat për të mos e shqyrtuar?  Apo hajde themi argumente mediatike dhe politike.’- tha Kaso.

Ora 15:39
Bylykbashi në seancën për vulën e PD: Kuvendi i 11 dhjetorit është verifikuar në mënyrë flagrante, u arrit kuorumi i domosdoshëm

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, gjatë seancës që po mbahet në gjykatën e Apelit u shpreh se vendimin për mbledhjen e Kuvendit kombëtar të partisë mund ta marrë edhe një e katërta e anëtarësisë përveç kryetarit. Ai tha se përderisa kuorumi i nevojshëm është arritur, atëherë edhe kuvendi është verifikuar automatikisht.

“Janë disa elemente që në ligj është parimi demokratik nga poshtë lart i partisë. Partia krijohet nga anëtarët. Baza e funksionimit bazohet ne demokracine e brendshme. Kolegjialiteti në marrjen e vendimeve. Po ky statut, ai para tij apo edhe i 11 dhjetorit kanë percaktuar fare qartë një hierarki të PD. Kuvendi kombëtar është organi që lejon krijimin e një partie, nuk është event.

Vendimin per mbledhjen e kuvendit e merr kryetari, por edhe me 1/4 e anëtarësisë. Kjo është e drejtë e jashtezakonshme, është 1/4 e gjithë anetareve. Kjo perben kuorumin e 50%+1. Dhe ky kuorum është arritur, që me 11 dhjetor është verifikuar në menyrë flagrante, pasi mbledhja është kolegjiale dhe jo event.  Ajo që degjuam sot është e kunderta e funksionimit të partisë”- u shpreh Bylykbashi.

Ora 14:32
Gjyqi i PD, përfaqësuesi i Alibeajt mbyll qëndrimet: Të prishet vendimi i Zhukrit


Indrit Sefa,  përfaqësuesi i PD-së zyrtare në procesin gjyqësor që po zhvillohet në apel, ka përfunduar fjalën e tij para trupës gjyqësore dhe ka kërkuar prishjen e vendimit të Agron Zhukrit dhe pushimin e çështjes, ose prishjen e vendimit dhe kthimin për rigjykim.

Ora 13:28
Gjyqi për PD, në seancë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA

 

Seanca gjyqësore për fatin e Partisë Demokratike është duke u ndjekur me interesa të lartë edhe nga përfshirë të ambasadës amerikane në Tiranë.

Ora 13:03
Njohje apo jo të palëve, Gjykata vendos vazhdimin e gjyqit në themel: Shprehemi në fund

 

Gjykata apelit vendosi pak minuta më parë që të shprehet në fund për kërkesat paraprake të palëve për mosnjohje të palës tjetër. Vazhdon gjyqin në themel

Ora 12:44
Palët kërkojnë delegjitimin e njëra-tjetrës, Gjykata e Apelit tërhiqet për vendim

1677839891_Screenshot6.jpg

Gjykata e Apelit është tërhequr për vendim në dhomë këshillimi për tu shprehur për kërkesat për legjitimin e palëve. Të grupet nuk pranojnë njëra-tjetrën si palë.

Ora 12:13
Ivi Kaso: Alibeaj është ‘kryetar mediatik’ asnjëherë nuk u zgjodh kryetar

1677837247_bylyukbashi.JPG

Përfaqësuesi i Berishës ka deklaruar sot në gjykatën e Tiranës se Enkelejd Alibeaj nuk është konfirmuar asnjëherë në detyrë. Pasi nuk është mbledhur këshilli kombëtar i Partisë Demokratike për ta zgjedhur atë kryetare.

“Alibeaj është komanduar me detyre përmasa një deklarate nga sekretari i Përgjithshëm i cili është shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit. Është fakt publik që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen dhe Enkeljed Alibeaj është “komanduar” të jetë kryetar përmes një deklarate për shtyp dhe nuk ka marrë votëbesim nga këshilli kombëtar.

Edhe sikur të mos kishte ekzistuar ndonjëherë kuvendi i 11/12/2021, Ankuesi është kryetar vetëm për efekt mediatik jo i zgjidhur nga ky këshill.  Në këto kushte, Enkelejd Alibeaj nuk i ka tagrat ligjore të ankimimit dhe nuk ka vepruar si kryetar i komanduar sepse nuk është komanduar ndonjëherë jurdikisht të jetë kryetar”, tha ai.

Ora 11:48
Ivi Kaso: Nuk mund të pranohet ankimi i Enkelejd Alibeajt, nuk ka qenë asnjëherë palë! S’mund të bëhen ankime nga persona anonimë

1677840631_Screenshot7.jpg

Në seancën e sotme gjyqësore në Apel përfaqësuesi i ‘Rithemelimit’ Ivi Kaso thotë se Enkelejd Alibeaj nuk duhet të ishte pranuar si ankimues.

“Ligji procedural parashikon çfarë është ankimi dhe kriteret minimale që duhet të plotësojë. Ankimi është akti që palët ose pjesëmarrësit parashtrojnë. Palë në proces është PD e përfaqësuar nga Komisioni i rithemelimit si palë e vetme në proces. Pasi është njohur me arsyetimin e vendimit nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, i ka komunikuar shkallës se parë që nuk dëshiron ta ankimojë këtë vendim, nga e vetmja palë që ka investuar në proces ligjor.

Ky fakt duhet të ishte marrë parasysh nga gjyqtarja Blerina Muca, kur vetë pala që ka investuar ne gjykatë ka kërkuar të mos ankohet vendimi. Ankimi nuk mund të bëhet nga persona sporadike brenda personit juridik.  Vullneti i personit juridik PD për të mos lejuar ankim, rrëzon personat sporadikë”, thotë Ivi Kaso.

Ora 11:36
Nis gjyqi për PD, palët kërkojnë delegjitimimin dhe mospranimin e njëra-tjetrës

1677839891_Screenshot6.jpg

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka nisur seanca për rrëzimin ose jo të vendimti të Agron Zhukrit për Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor.

Palët kanë marrë fjalën dhe kërkojnë mos pranimin e grupit tjetër si palë.

“Ne mendojme se eshte marre ne shqyrtim gabim nga shkalla e pare. Nuk duhet te legjitimohej Ivi Kaso ne gjykatën e shkalles së parë dhe gjykata duhet ta refuzonte”, tha Indrit Sefa, përfaqësues i grupit të Alibeajt.

“Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit”, tha përfaqësuesi i Rithemelimit Ivi Kaso në kërkesën paraprak.

Ora 11:18
Sot ‘beteja’ e fundit e Partisë Demokratike, gjithçka gati në ‘Apel’, përfaqësuesit e dy grupeve presin të njihen me vendimin

 

Përfaqësuesit e dy “kampeve” të Partisë Demokratike pritet të njihen sot me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e selisë blu. Ky vendim i sotëm, jo vetëm që do të përcaktojë se kujt i takon partia por njëkohësisht do të vendosë se cili grup të vazhdojë udhën në zgjedhjet e 14 majit.

Ora 10:50
Avokatët e Berishës mbërrijnë në seancën ku pritet të jepet vendimi për drejtimin e PD-së

 

Në gjykatën e Apelit në Tiranë ku do të mbahet seanca që do të vulosë fatin e drejtimit të PD-së kanë mbërritur edhe avokatët e Berishës, mes tyre dhe Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.

Ora 10:46
Vendimi për vulën e PD, Hajdari: Nuk e vendos gjykata se kush është kryetar i PD! Procesi gjyqësor falsitet, levë e Ramës për ta futur opozitën në kaos

 

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari ka folur për vendimin për fatin e PD duke thënë se procesi gjyqësor është falsitet ndërsa e cilëson si levë të Ramës për të futur opozitën në kaos total. Sipas saj, kreun e PD s’duhet ta vendosë gjykata por anëtarët pasi opozitën e zgjedh populli.

“PD sot nuk mund të trajtohet sot si një pronë private, nuk mund të vendoset nga një trupë gjykuese nëse kjo i përket Berishës apo Bashës. Unë mendoj që duhet t’ia lëmë popullit të vendosë dhe ajo që më shqetëson është fakti që sot jemi në një proces që PD trajtohet si pronë private. Kjo është absurditet.

PD është aset publik që ka 32 vite që ekziston, ka pasur ish studentët e dhjetorit që sakrifikohen jetët e tyre. PD është ajo e cila ka bërë kontributet e saj dhe është opozitë në këtë vend dhe duhet të vendoset me zgjedhjen e anëtarëve të PD. S’mund dhe s’duhet të lejojmë... E inkurajoj gjykatën të shohë këtë çështje me vëmendje. Po e them edhe si nënë që jam e shqetësuar për të ardhmen e këtij vendi... I gjithë procesi është falsitet. Do e inkurajoja gjykatën që mos të harrojë qëllimet demokratike që të mos lejojë pakicën të imponojë shumicën. Shumica është vullneti i shumicës përmes votës.

Demokracia s’mund të jetë kurrë proces. Jam këtu si gardiane e këtij parimi, jam e bija e Azem Hajdarit që dha jetën për shoqëri të lirë e parime demokratike. Partitë në çdo cep të botës zgjidhen nga vullneti i votës së lirë. Ne duhet të ecim përpara dhe uroj që trupa gjykuese ti marrë parasysh këto parime. Ky proces gjyqësor është falsitet, levë e Ramës për ta futur opozitën në kaos total”, tha Rudina Hajdari.

Ora 10:37
Vendimi për vulën e PD-së, mbërrin në seancë përfaqësuesi i Alibeajt! Gjykata e Apelit shton masat e sigurisë

 

Ndërkohë që vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e seancës në gjykatën e Apelit ku pritet të jepet vendimi përfundimtar mbi fatin e vulës së PD, jashtë ambienteve të institucionit janë shtuar masat e sigurisë.

Në seancë kanë mbërritur 3 gjyqtarët dhe përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa.

 

Ora 10:31
Sot vendimi për fatin e PD, mbështetësit e Berishës vënë pankartë para ‘Apelit’: Opozitën e zgjedh populli, jo gjykata

 

Ndonëse Sali Berisha ka thënë që protesta e thirrur sot nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës, mbështetësit e tij janë kujdesur që të vënë një pankartë në portën e ‘Apelit’. 

"Opozitën e zgjedh populli, jo gjykata" është mesazhi që kanë zgjedhur bashkë me disa fotografi të Berishës me protestat që ka mbajtur.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 04/03/2023 13:46

    SIÇ DUKET...FEUDALISTET-NOÇKEN E KAN FUTUR THELLE NE TRAPADREDHESIT E SISTEMIT...........

    Përgjigju
  • Riku: 04/03/2023 11:32

    Mcgonigal 2... pritet part 3 mbas 2 vitesh... lum si 1.5mil fatlumet qe jetojne akoma ketu e qe po perjetojne keto kohera te arta demokracie e pluraleshizmi... nje bravo te madhe per ambasaden dhe dishepullin e saj si dhe kanakarin e rames z. Alibeaj... me pak llafe PS hyn perseri e vetme ne zgjedhje... wtf

    Përgjigju
  • joni: 04/03/2023 10:36

    Diktatura ska brire, eshte fiks kjo. kur qeveria behet edhe mazhorance edhe opozite nepermjet gjykates demokracia ka rene dhe shteti eshte ne duart e "shokut"

    Përgjigju
  • Iris: 04/03/2023 02:37

    Vendim shume zhgenjyes! Prisja qe gjykata te dilte me nje vendim te qarte e te prere,por nuk ndodhi keshtu.Rrezoi vendimin-Zhukri,por frikacaket e gjykates i lane duart, duke e rikthyer ceshtjen nga e para.Perfundimi-Berisha u plagos,por nuk u thye perfundimisht,duke i shtyre agonine atij,dhe te gjithe te tjereve qe jane pro e kunder tij.

    Përgjigju
  • Zari: 03/03/2023 20:48

    Eh Salih, ne moshen 80 vjecare ne vend qe te shijosh pensionin, rri e ben gam gam ter diten. Pervec grushtit, tani e more dhe trongullin aty ku ste ze dielli. Ik tani qahu te Likja e shijoni leket e floririt se mbase u bi rrufeja ne hale.

    Përgjigju
  • Arben: 03/03/2023 19:59

    Kjo eshte drejtesia per viktimat e 1997, viktimat e Gerdecit 2008 dhe 21 janarit 2011. Shpirtat e tyre tani mund te prehen ne paqen e perhershme. Rrofshin Edi Rama, Yuri KIM dhe Enkeled Alibejaj. Vetem ju e cliruat Shqiperine nga reja e zeze qe nuk largohej nga Shqiperia qe nga viti i zi 1990!

    Përgjigju
  • bela: 03/03/2023 19:10

    IKE PLAKU MERE IKE BASHKE TESPI DHE TOSUN BAC,,,,,,JU COI GJYKATA ATJE KU E MERITONIT NE SHPELLAT E MALESISE....RRACE E KEQE MALOKU...HA.HA..HA.HA....

    Përgjigju
  • Edi: 03/03/2023 19:09

    Bravo rama sa thelle e paske gdhend komunizmin sa partine ja jep atij qe ska njeri pas vetes.

    Përgjigju
  • Shqipëria: 03/03/2023 19:05

    Ta kishte bo Sala këtë do flitej për vrasje demokracie, një vendim 2 ditë para zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • koli: 03/03/2023 16:32

    tamam parti hajdaresh jeni......

    Përgjigju
  • A...Zh: 03/03/2023 15:07

    Alibeaj apo Foltorja? 1, x, 2!

    Përgjigju
  • gazi: 03/03/2023 13:59

    demokratet duhet te zhduken sa m pare

    Përgjigju
  • Linda: 03/03/2023 13:44

    Me ato qe degjuam dje ne parlament kuptuam se Alibeaj me shok jane dhe me te rrezikshem se Berisha nuk kane ide cdo me thene politik, kushdo qe ta fitoj njelloj jane nje turi kane.

    Përgjigju
  • Andoni: 03/03/2023 13:17

    E degjoni si shprehet vajza e nje trafikanti dhe e ish gjyqetares kçk ,sipase kesaj kur dy pale jane ne konflikt duhet te fitoj badakciu kush eshte me gangester nuke ka pune gjykata..,kot nuk I thone bie dardha ne ... te pemes..

    Përgjigju
  • Mondi: 03/03/2023 13:11

    Juve ne kaos keni qene gjithmone mor te mjere qe vetem e vetem te percaheni dini

    Përgjigju
  • iliri: 03/03/2023 13:05

    ore nje pyetje po kjo me ca partie eshte ? hahahhah

    Përgjigju
  • Kevi: 03/03/2023 12:56

    Ju erdhi dita te vuani per cka keni ber

    Përgjigju
  • Ani: 03/03/2023 12:25

    Jeni komplet te mbaruar

    Përgjigju
  • titi: 03/03/2023 12:22

    normale qe gjykata vendos nuk vendos ti

    Përgjigju
  • besi: 03/03/2023 11:46

    ja cfare opozite kemi ne, zihen brenda per brenda per karrige... turp turp turp

    Përgjigju
    • Kik: 03/03/2023 15:09

      Thoni asaj budallaqes se hajdari demokracia eshte procedure nuk eshte anarshi te beni cfare te doni. Duhet te kishit zbatuar procefurat per mbedhjen e keshillit kombetare nga drejtimi i partise

  • Arbërori: 03/03/2023 11:20

    Alibej Turku është i kapur keq nga Edvin shkjau shqipfolës, për shkak të kriminalitetit familjar (Alibej) dhe për shkak të dashnores gjykatëse ky tradhtar e shet nedringd familjen dhe kombin. Një gjë ështé e sigurt se këta tradhtar shqipfolës nuk ja Shqiptarë…!

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 03/03/2023 19:25

      Idiot, meso shqip. Nuk e di ku kullot, por nese e ke ta pamundur, zhduku, mos u shfaq. Lapanjoz. Kupton shqip apo jo?

    • Tani: 03/03/2023 13:14

      Nderroje emrin se nuk i perket nje serbi si puna jote qe di te shkruaj shqip vetem tre llafe,injorant .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?