Rezart Kthupi, një nga përfaqësuesit ligjor të grupimit të Enkelejd Alibeajt, në fjalën e tij për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Apelit ka deklaruar se vendimi i marrë në Gjykatës së Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri nuk ekziston më dhe se çështja është rikthyer në Shkallën e Parë për rigjykim.
‘Vendimi Zhukri nuk ekziston më! Ka organe legjitime partia. Nuk është selia. Kryetari i PD-së është Enkelejd Alibeaj. S’kemi dorëheqje për aq kohë sa çështja është akoma në gjykim. Duke filluar nga e hëna do të paraqesim dorëheqjen e Lulzim Bashës.’- tha Kthupi.
Lajmi kryesor:
Fati i PD, Apeli rrëzon Berishën, vula mbetet në dorë të Bashës! Avokati Sefa: Regjistrohet grupi i Alibeajt në zgjedhje! Bylykbashi: Pati presion në sallë
M.Q./ReportTv.al