Apeli i dha vulën, Berisha reagon nga arresti shtëpiak: Ka fituar demokracia! Dita të bashkohemi

11 Qershor, 14:22| Përditesimi: 11 Qershor, 14:50

  • Share

1703506121_saliberisha.JPG

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha sot vulën e PD.

Me një postim në rrjetet sociale, teksa u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bëhen bashkë, Berisha u shpreh se me këtë vendim të Apelit ka fituar demokracia.

“Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet. Sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre!  Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar!  Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona.  Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama.  Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Bie alibia e komplotit të Drejtësisë: Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, s'pranon ankimimin e Bashës


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?