TIRANË- Pas 30 muaj luftë juridike me kuvende e përplasje në seanca gjyqësore më në fund ka një vendim për Partinë Demokratike. Partia më e madhe opozitare në vend do të drejtohet me tagra të plotë përfaqësimi nga grupi i rithemelimit i Sali Berishës, ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania dhe në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion nga SPAK.
Një vendim ky që gjithashtu rrëzon alibinë kryesore që Berisha vazhdon të përdorë për të justifikuar arrestimin e tij dhe të familjarëve të tij, pra që ekziston një komplot i Drejtësisë kundër tij i koordinuar nga amerikanët.
Gjykata e Apelit, me trupë gjykuese të përbërë nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro vendosën unanimisht mospranimin e ankimit të bërë nga grupi i Lulzim Bashës, duke lënë në fuqi vendimin e marrë 25 marsin e vitit 2022 nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili regjistroi ndryshimet statutore në Partinë Demokratike të miratuara në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetorin e vitit 2021.
Vendimi u prit me entuziazëm mes anëtarët të PD-së së Berishës, të cilët ishin të shumtë në seancën gjyqësore e cila zgjati më shumë se dy orë. Festa nuk mungoi edhe në Selinë e Partisë Demokratike.
Fillimisht mbrojtësit ligjorë të grupit të Berishës kërkuan që të mos legjitimohej ankimi për shkak se grupi i Bashës sipas tyre duhet të përjashtohej nga procesi, si jo palë. Gjykata për këtë kërkesë të ndërmjetme tha se do të shprehej në vendimin e arsyetuar.
Mbrojtjen PD e Bashës e orientoi në vendimin e Gjykatës së Lartë, duke thënë se ajo e kishte bërë të qartë se ka vetëm një PD dhe si e tillë ajo përfaqësohej vetëm nga një palë dhe Apeli duhet të kishte zgjidhur këtë se kush i ka këto tagra përfaqësimi.
Më 11 dhjetor të 2021, Sali Berisha për t’ju përgjigjur përjashtimit nga grupi parlamentar që Lulzim Basha i bëri shtatorin e 2021-shit për shkak se ishte shpallur ‘non grata’, me një pjesë të demokratëve që e mbështesin, mbajti një Kuvend Kombëtar në stadiumin ‘Air Albania”, i cili ndryshoi statutin e PD-së, shkarkoi nënkryetarët, sekretarin e Përgjithshëm, i ngriu kompetencat organeve drejtuese të parisë, e shpalli të pavlefshme kryesinë e PD-së, kuvendin e 18 dhjetorit që Basha mblodhi 1 javë pas tij, ngriti komisionin e Rithemelimit me 29 anëtarë si përgjegjës deri në zgjedhjet e reja në parti dhe së fundi shkakori Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Në 25 mars të 2022 Gjykata e Shkallës së Parë, me Gjyqtar Agron Zhukrin, tashmë të shkarkuar nga Vettingu, pranoi kërkesën e Komisionit të Rithemelimit për të regjistruar këto ndryshime, por ky vendim u apelua nga PD zyrtare e Bashës me firmën e Enkelejd Alibeajt. Një vit më vonë, më 3 mars të 2023 Apeli vendosi ta kthente në shkallë të parë, vendim të cilin e rrëzoi Gjykata e Lartë. Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar, përmes një seance në dhomë këshillimore e teksa jashtë saj ish kryeministri dhe Rithemelimi protestonin, Gjykata e Lartë vendosi të detyrojë ‘Apelin’ që të zgjidhë përfundimisht se cila pjesë, ajo e Bashës apo e Berishës gëzon të drejtën të quhet Partia Demokratike.
Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë përçarje nuk ka qenë vetëm ligjore. 8 janari i 2022 kulmoi në përplasje fizike mes Rithemelimit e PD zyrtare, ku vetëm ndërhyrja e policisë shmangu pasojat fatale.
Vendimi i kësaj të marte i Apelit mund të dërgohet sërish në Gjykatën e Lartë nga Lulzim Basha, por pritet për të t’u parë nëse do të vendosë ta vazhdojë apo jo ende këtë betejë juridike. Zgjedhjet janë më pak se një vit larg dhe Basha me të tijtë do të duhet të mendojnë një zgjidhje shpejt.
Shenim: Procesi gjyqësor në gjykatën e Apelit u ndoq nga gazetarja e Report Tv e Shqiptarja.com Danjela Maloku
Vendimi i gjykates
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Parashtrimi i grupit Basha
Pasi Apeli i dha vulën e partisë, Sali Berisha u është drejtuar me një mesazh anëtarëve në grupet e WhatsApp. Ish-kryeministri jep udhëzimet nga arresti shtëpiak, ndërsa u kërkon anëtarëve që të mos e përdorin termin vulë apo logo, por vetëm fjalën flamur, siç shihet edhe në këtë mesazh të siguruar nga Shqiptarja.com.
“Mesazh për te gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të të gjitha niveleve, anëtarësinë tonë! Vendimi i sotëm është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që t'ju shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD. Është mision i një rëndësie të veçantë për secilin prej jush që të bëni çdo gjë që keni në dorë që vëllezërit dhe motare e familjes tonë të madhe politike të kthehen me dinjitet në shtëpinë e tyre. Aktualisht kjo është detyra jonë më kryesore. Kjo është prova jonë. Jam i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision. O sot o kurrë! Fitore! Te dashur miq, ju lutem njerëzish qe ne te gjitha komunikimet tuaja publike por dhe private, mos përdorni fjalët: vulë, logo por vetëm Flamur, flamur, Miqësisht Sali Berisha
Gjykata e Apelit vendosi sot që vula e PD-së ti jepet Rithemelimit, grupim i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion.
Apeli shprehet se kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.
Njoftimi i plotë
Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për t’u informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë si më poshtë:
Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, ka ushtruar rekurs ndaj vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ka kërkuar:
-Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm.
-Deklarimin si të papranueshëm të ankimit paraqitur nga Deputeti Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 786, datë 27.12.2023 ka vendosur:
Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.
Në datë 11.06.2024 gjatë rigjykimit të çështjes në gjykatën e apelit, përfaqësuesi me autorizim av.Ivi Kaso i Partisë Demokratike të Shqipërisë, “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” kërkoi:
– “Mospranimin e ankimit të ushtruar ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.
Përfaqësuesit ligjor av. Indrit Sefa dhe av. Rezart Kthupi, të Partisë Demokratike të Shqipërisë e përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, kërkoi:
“Prishjen e Vendimit me nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur: Pushimin e gjykimit, pasi nuk legjitimohen”.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Alma Ahmeti dhe anëtare znj. Elona Toro dhe znj. Iliba Bezati, vendosi:
-Mospranimin e ankimit të ushtruar kundër vendimit Nr.3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-Kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.
-Vendimi i arsyetuar do t’i komunikohet palëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha sot vulën e PD.
Me një postim në rrjetet sociale, teksa u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të bëhen bashkë, Berisha u shpreh se me këtë vendim të Apelit ka fituar demokracia.
“Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet. Sot është ditë e mirë edhe për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike me flamurin e saj pasi ky moment u heq atyre hendekun e ndarjes me shumicën e vëllezërve dhe motrave të tyre! Sot dera për ta është e hapur dhe respekti për kontributet dhe mendimin ndryshe është i garantuar! Sot duhet të bashkohemi rrethe Flamurit te pamposhtur të betejave tona. Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por demokracia. I vetmi i humbur sot është Edi Rama. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë bashkimi për rrëzimin e tij dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët për të realizuar së bashku rotacionin e vonua, shpëtimin e Shqipërisë”, tha ai.
Në selinë e Rithemelimit ka nisur festa pasi gjykata e Apelit legjitimoi vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.
Një grup militantësh tek dera e selisë nisën të kërcenin dhe të thërrisnin emrin e Sali Berishës, i cili prej dhjetorit 2023 vijon të jetë në masën e sigurisë arrest shtëpie pasi është në hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani
Ilir Meta ka reaguar pa vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që i kalonte vulën e PD-së Sali Berishës. Apeli nuk pranoi ankimin e Lulzim Bashës.
‘Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal. I duhej Edi Ramës që të grabisë zgjedhjet vendore përmes diversionit me vulë dhe pa vulë. Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së.’- u shpreh Meta.
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka komenton vendimin e Apelit që i dha vulen dhe logon e PD-së, Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit.
“Nuk është ditë për të festuar as për triumf, por është ditë për ti ftuar që të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit. Demokratët sot janë të bashkuar. Sot vendimi i gëzon ata. Është ditë e keqe për regimin. Një opozitë e përcarë ka marrë fund.
Noka tha se tre gjyqtarët vendosën integritetin profesional mbi urdhrat politikë.
Ftoi demokratët të bashkohen. Po Bashën?
"Përgjigja është për të gjithë ata që janë kundërshtarë, dhe kurrë shërbëtorë të regjimit"
Ai I bëri thirrje demokratëve të kthehen. Përgjigja është për të gjithë ata që janë kundërshtarë, dhe kurrë shërbëtorë të regjimit
Në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka nisur gjyqi që vendos se cila palë ka të drejtë të quhet Partia Demokratike
Ivi Kaso si përfaqësues i Rithemelimit i kërkoi gjykatës së Apelit të mos pranohet kërkesa e bërë në mars 2022 e Alibeajt si palë në proces
Vlerësojmë që Gjykata e Lartë ka orientuar Apelin në argumentet e veta, me arsyen kryesore që Apeli s’ka kuptuar thelbin e çështjes, pra që kjo çështje bëhet pa praninë e palëve të tjera. Është shumë specifike sa i takon verifikimit të këtyre vendimmarrjeve, për aktet e një subjekti politik. Ligji thotë që duhet të jenë të kujdeshme, ka vetëm një palë dhe ankimimi bëhet po ashtu nga pala që ka vënë në lëvizje gjykatën. Alibeaj firmos një vendim me autorizim të kryetarit që jo vetëm ishte shkarkuar nga një kuvend, por dhe kishte dhënë dorëheqjen publikisht me datë 21 mars. Përfundimisht kërkojmë mos pranimin si palë” tha Kaso
Në replikë përfaqësuesi i PD-së s Bashës, Rezart Kthupi tha: Nëse do lexoni vendimin e Gjykatës së Lartë ajo shprehet: Duke konstatuar se Apeli ka konstatuar se kemi vetëm një palë, referuar subjektit politik PD që është e regjistruar në regjistrin e partive politike, në rastin konkret jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj. Ajo që ndodh është që nesë Basha pra nuk është shkarkuar, ai autorizon dikë, dorëheqja është akt politik dhe publik por kjo nuk e ndalon ta ushtrojë juridikisht atë në këtë rast"
Bravo Lulzim Bashes qe e Rehabilitoi Berishen perseri
Përgjigjuse kush ka te drejte do te duket ne zgjedhje, sa vota do te marre.
PërgjigjuKy vendim ishte rezultat i marreveshjes se Djallit qe beri Rithemelimi i Berishes me Ramen per komisionin per te luftuar gjoja korrupsionin,por ne fakt per te kontrolluar organet e pavarura te drejtesise si SPAK,ose me mire epilogu. Mesazhi u dha dhe u morr.Prologu i ka fillimet para nje viti me zgjedhjet e majit,kur Bardhi kundrejt kushedi cfare premtimi,vendosi te beje kalin e Trojes perbrenda PD,duke konfuzuar te gjithe e duke cuar uje tek mulliri i Saliut.Ne fillim duke mos vene kandidat ne te gjithe bashkite e duke folur per /bashkim/ e pastaj duke mos perkrahur asnje nga te PD,ose duke perkrahur ata te Rithemelimit.Rezultati zgjedhor ishte si stereoid per regjimin e Rames,por kur drejtesia e re e pavarur filloi te godase pa dalim majtas e djathtas,u duk sikur me shume po e pesonin socialistet.Goditjet djathtas ishin te cilesise se larte se u vune ne hetim krye koka,si Berisha,Meta,Mediu,por majtas ishin ne nivelin e shumices se u goditen bashkiake e zyrtare qe nuk kane te sosur.Pra ishte si te vije ne peshoren e drejtesise nga nje ane 1 kg ar e nga ana tjeter 1kg gozhde hekuri.Puna ishte se ato gozhde hekuri vlenin me shume per Ramen dhe rezultatet e zgjedhjeve te ardhshme,se sa /floriri/ i anes tjeter dhe keshtu perfunduam te /marreveshja/ mes Rames e Rithemelimit per komisionin /kunder korrupsionit/ qe do te kontrolloje ne fakt org.e pavarura te drejtesise dhe ky ishte nje favor e nje /shkelje syri/ e te majteve per te djathtet.Edhe pse Basha ishte kryetar legjitim kur e perjashtoi Berishen qe ishte vetem nje anetar i thjeshte,dhe ishte ne te drejten e tij ligjore t'a perjashtonte,gjykata preferoi te mbante anen e nje pucisti si Berisha qe veproi si i tille.Epilogu i ketij vendimi do te ndihet me vone,ne zgjedhjet e ardhshme kur Rama do te marre nje fitore te lehte se i ka hedhur kocken e vules Rithemelimit,por qe dihet se nuk votohet kurre nga shqipot,duke ja bere me te veshtire konkurencen PD legjitime.
PërgjigjuLuli te formoje parti tjeter te qendres se djathte,qe ti shtyje uliganet e Saliut akoma ne ekstrem djathtas,jam i bindur qe po beri nje fushate kunder Saliut, e duke ditur shume gjera qe te tjeret nuk e dine,njerzit nuk jane debila,Luli me formacionin e ri,mund te marri me shume vota se banditet e Sali Rrumpalles!!
PërgjigjuPo o St Petersburg po
VENDIMI I GJYKATES SE APELIT ISHTE NJE GRUSHT DERRMUES KUNDER NDERHYRJEVE TE DIPLOMACISE AMERIKANE NE PUNET E BRENDSHME TE PARTIVE POLITIKE NE SHQIPERI
PërgjigjuUrime kopshtit te ri te plepave...do prodhoje arka amballazhi per SS e rinj
Përgjigjupo nese Luli formon partine e re. I duhet vetem te zyrtarizoje seline edhe programin e ka gati si edhe zgjedhjet i beri ne kete fryme te kushtetutes
PërgjigjuFitoi malokeria tani kjo do te quhet PARTIA NON GRATA....ta gëzoni vulen o vule humbur.
PërgjigjuVulën ja morrën për t'ia dhënë përsëri, se më shumë ju intereson titulli nongrata që duhet t'a mbajë për disa kohë se kështu e do puna.
Sali berisha mori 300 miljon amerikan perpara nuk pyet o popull ka frik amerika nga sala keta qe jan ketu i ze me dacka..eshte kancer i shqiperise sala.cudi qe sme kupton njeri ekam shkruajtur edhe me perpara ,por sme beson njeri.
PërgjigjuGjykata me 1 gur vrau 3 zogj me këtë vendim.
PërgjigjuPo Saliut do ja jap vulën, ajo dihet. Në kohë luftërash hyjnë në punë të burgosurit për vrasje dhe nongratat.
Përgjigju