Sali Berisha dhe gjyqtarja Iliba Bezati

Sot u ‘përul’ para vendimit të saj, si e sulmonte Sali Berisha 3 vite më parë gjyqtaren që i dha vulën e PD! Sot e quan guximtare

11 Qershor, 17:59| Përditesimi: 11 Qershor, 21:43

  • Share

TIRANË- Me vendim unanim, Apeli i dha sot vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke i dhënë fund sagës 30 mujore. Tre gjyqtaret, Alma Ahmeti Elona Toro Iliba Bezati, lënë në fuqi vendimin e ‘Zhukrit’ duke i kaluar kështu partinë më të madhe opozitare në vend ish-kryeministrit.

Sapo u shpall vendimi, Berisha nxitoi që të reagojë në një postim në Facebook, por kësaj radhe nuk pati asnjë sulm drejtësinë, ndonëse në trupin gjykues ishte një prej gjyqtareve që Berisha e ka sulmuar 3 vite më parë, Iliba Bezati.

"Këtij vendimi historia do ti njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia shtet", shkroi Berisha lidhur me vendimin, por kësaj radhe që drejtësia vendosi në favor të tij, ish-kryeministri heshti, ndërsa alibia e komplotit të drejtësisë kundër tij ra.

Madje Berisha shkoi edhe më tej, kur nga fjalimi te ballkoni, e gjyajti gjyatren që i dha vulën guximtare, dukr thënë se mori një akt trimërie për të thënë të vërtetën.

"Sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën. (...) Ndaj dhe dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj tyre, por edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë, të cilët nuk pranuan, pavarësisht bindjeve që mund të kenë, të marrin peng pluralizmin politik", tha Berisha. 

Iliba Bezati ishte një nga gjyqtaret që votoi pro dhënies së vulës Berishës, por ja si e sulmonte ish-kryeministri atë 3 vite më parë. Në llogarinë e Berishës në Facebook, në një postim të datës 30 prill 2021, Berisha nuk lë gjë pa shkruar për gjyqtaren IIiba Bezati.

Bezati atë periudhë mbante postin e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë dhe gjatë një vizite në Pazarin e Krujës me miket e saj, kishte vendosur kapele me yllin partizan të marrë nga stendat që shesin produkte artizanale. Por kjo foto mjaftoi që Berisha të sulmonte gjyqtaren, duke shkruar për të se po festonte kalimin e vettingut me yll të kuq në ballë.  

“Gjykateset qe kalojne vetingun, festojne fitoren e PS me yll te kuq ne balle! Kjo eshte IIiba Bezati Qirko, kryetare e gjykates se apelit vlore, kunata e famozes Pamela Balluku, motres se Ndrikull Grykesise apo Belinda Balluku. Iliba kaloi ne kundershtim me çdo ligj vetingun me urdher te Edi Rames dhe ndihmen e kunate Pameles”, shkruante Berisha.

Postimi i Berishës më 30 prill 2021

Ora 21:38
Dy standardet e Berishës për drejtësinë, 3 vite më parë e sulmonte gjyqtaren që i dha vulën e PD, sot e quan guximtare

Ish-kryeministri Sali Berisha sot mori vulën e Partisë Demokratike, ndërsa po tregon hapur edhe dy standardet e tij për drejtësinë. Sot që drejtësia vendosi në favor të tij, Berisha i ‘harroi’ sulmet dhe alibia e tij për komplot të drejtësisë ndaj tij u rrëzua.

Në fjalimin poshtë ballkonit, Berisha nga arresti shtëpiak lavdëroi 3 gjyqtaret që morën vendimin për t’i dhënë vulën e PD-së, duke i cilësuar si gjyqtaret guximtare që ndërmorën një akt trimërie dhe thanë të vërtetën.

Por në fakt, një prej këtyre gjyqtareve që i dha vulën, Iliba Bezati, Berisha e sulmonte 3 vite më parë.

“Miqtë e mi! Sot gjyqtaret guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën. Xhorxh Oruell thotë se: “Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi, është një akt revolucionar”. Këtij vendimi, historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia.

Nuk kam dyshuar kurrë se kudo ka burra dhe gra, djem dhe vajza të ndershëm. Ka njerëz, të cilët jetojnë për nderin, dinjitetin e tyre. Por këto gjykatëse, me vendimin e tyre iu përmbajtën ligjit dhe vetëm ligjit.

Sali Berisha, bashkëpunëtorët e tij, nga shtatori i vitit 1991 gjer sot, kanë bazuar ligjin dhe vetëm ligji, Ndaj dhe dua të shpreh një mirënjohje të thellë ndaj tyre, por edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë, të cilët nuk pranuan, pavarësisht bindjeve që mund të kenë, të marrin peng pluralizmin politik.

Patriotë të vërtetë, injoruan çdo vendim dhe vendosën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën”, tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 11/06/2024 18:58

    ku e ka bishtin dardha apo jane zbatuar pike per pike detyrat e gjykates se larte te shohim rekursin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?