Pas vendimit të Apelit, Berisha udhëzon partinë nga arresti shtëpiak: Mos përdorni fjalën vulë, por flamur

11 Qershor, 18:28| Përditesimi: 11 Qershor, 18:33

  • Share

Pasi Apeli i dha vulën e partisë, Sali Berisha u është drejtuar me një mesazh anëtarëve në grupet e WhatsApp. Ish-kryeministri jep udhëzimet nga arresti shtëpiak, ndërsa u kërkon anëtarëve që të mos e përdorin termin vulë apo logo, por vetëm fjalën flamur, siç shihet edhe në këtë mesazh të siguruar nga Shqiptarja.com.

“Mesazh për te gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të të gjitha niveleve, anëtarësinë tonë! Vendimi i sotëm është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që t'ju shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD. Është mision i një rëndësie të veçantë për secilin prej jush që të bëni çdo gjë që keni në dorë që vëllezërit dhe motare e familjes tonë të madhe politike të kthehen me dinjitet në shtëpinë e tyre. Aktualisht kjo është detyra jonë më kryesore. Kjo është prova jonë. Jam i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision. O sot o kurrë! Fitore! Te dashur miq, ju lutem njerëzish qe ne te gjitha komunikimet tuaja publike por dhe private, mos përdorni fjalët: vulë, logo por vetëm Flamur, flamur, Miqësisht Sali Berisha


Lajmi kryesor:

Bie alibia e komplotit të Drejtësisë: Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, s'pranon ankimimin e Bashës


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?