Erion Veliaj

Politikë

Apeli e la në burg, Veliaj: Më futën në kurth, bisedat e përgjuara me gruan e vëllanë i kthyen në 'dosje të re'! Luftë për drejtësi deri në fund

13 Mars, 15:59| Përditesimi: 13 Mars, 16:32

  • Share

TIRANË- Vendimin për ta lënë sërish në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e sheh si një kurth të ngritur qëllimisht ndaj tij. Si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim, e quan kryebashkiaku, ndërsa ndalet edhe në detaje të seancës në Apelin e GJKKO.

Provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado, Veliaj thotë se janë një kurth pasi kanë përdorur si 'dosje të re' përgjimet e bisedave telefonike mes tij dhe gruas apo me vëllain nga qelia e paraburgimit të Durrësit.

“Këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re! E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim. Po ja që s’është as ëndërr, as film, po është një ngjarje e jetuar në lëkurën e një familjeje për fustanet imagjinare të gruas dhe dosje të stisura qëllimisht për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit”, tha Veliaj.

Burg pa gjyq nuk e quan vetëm kryebashkiaku, por të njëjtin qëndrim thotë se ka pasur edhe avokati amerikan Joshua Roberts.

“Avokati amerikan, që më siguroi im vëlla, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi më dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. I kam shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por po më duket sikur kam hedhur në det një letër në shishe, që kushedi se në ç’breg të shkretë ka dale”, shkruan Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku e mbyll postimin duke thënë se do të luftojë për drejtësisë deri në fund.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt

Të dashur miq e dashamirës,

Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi.

Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë dhe tani të isha duke përqafuar djalin tim, për të cilin më ka marrë shumë malli!

Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!

E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim. Po ja që s’është as ëndërr, as film, po është një ngjarje e jetuar në lëkurën e një familjeje për fustanet imagjinare të gruas dhe dosje të stisura qëllimisht për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit.

A ka diku dikush që duhet të dëgjojë e të shohë se çfarë lebetie është e gjithë kjo?! Avokati amerikan, që më siguroi im vëlla, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi më dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. I kam shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por po më duket sikur kam hedhur në det një letër në shishe, që kushedi se në ç’breg të shkretë ka dalë.

Sidoqoftë, ky nuk është fundi dhe s’ka se si të jetë! Luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëj deri në fund, siç ju’a kam premtuar. Sepse gjatë gjithë jetës sime kam treguar se di të ringrihem. Humbjet na bëjnë më të fortë dhe janë preludi i fitoreve.

Uroj të mos bezdis asnjeri nga ju, sidoqoftë me këtë absurdin që po jetoj unë dhe familja ime. Por, kjo është realisht çnjerëzore.

Faleminderit për çdo mesazh inkurajues e për çdo mbështetje zemre.

Ju përqafoj të gjithëve!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenel Neli: 14/03/2025 07:48

    O Erjon Veliaj po je i pa fajshēm ska asnjē problem e çon çēshtjen nē Straßburg e mbaron filmi e ti lartēsohesh dhe mē shum. Nē tē kundērt ri urt e bēj burgun.

    Përgjigju
  • Ilir: 13/03/2025 18:47

    Gjykates pa karakter, i binden verberisht prokurorve. As me lidh asgje me veliajn por percfare kam degjuar nuk duhet te ishte ne burg

    Përgjigju
  • Gramos: 13/03/2025 18:10

    Gjykatesit fatkeqsisht jane kthyer ne NOTER te prekurorve ????

    Përgjigju
  • Shume keq: 13/03/2025 17:01

    Erjon cfardo qe te ndodh ti je i fituar dhe le te bejne cfare te duan me trupin tend po zemra jote i perket gjithe tiranasve te ndershem. Ke bere nje pune madheshtore me tiranen prandaj mbahu deri ne fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?