TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk fitoi dot lirinë në Apelin e Posaçëm. Gjyqtari Engert Pëllumbi la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme arrest me burg, miratuar më 12 shkurt. Vendimi u shpall pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë.
Për avokatin e Veliajt Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, masa e arrestit për vepra me karakter administrative që nuk paraqesin shkallë rrezikshmërie, është e gabuar, sidomos nga një institucion i rëndësishëm si SPAK, siç theksoi ai - që për të kërkuar burg duhet të ketë një material të plotë hetimor. Avokati paralajmëroi se do t'i drejtohen Gjykatës së Lartë, kur tha se "Presim që të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk mund të mbahet në burg kryuebashkiaku me këto rrethana".
“Zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Sidomos për vepra që nuk paraqesin këtë shkallë të rrezikshmërisë dhe vetë personi nuk paraqet shkallë rrezikshmërie. Nuk mund të aplikohej masa e arrestit në burg për njeriun më të votuar të Shqipëria, 3 herë kryetar bashkie dhe ti thuash je person i rrezikshëm…”, tha ai.
“Këtë kemi kundërshtuar se rrezikshmëria e personit është e lidhur me agresivitetin dhe me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera penale dhe vepra të rrezikshme që kanë të bëjnë veçanërisht, se veprat më të rrezikshme në kodin penal janë ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin sepse është pasuria më e madhe e shoqërisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e individit, kurse këto lloj veprash penale që kanë më shukë karakter administrativ dhe bazohen në ekspertët kontabël për të sjellë në aktet e tyre dhe pasqyruar dëmet efektive këto janë vepra që nuk kanë shkallë rrezikshmërie”, deklaroi Maks Haxhia.
Avokati Maks Haxhia kundërshtoi edhe faktorin “intimidim” që SPAK përmend si qëndrim për të mbajtur në qeli Veliajn.
“Se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedural. Term procedural është të prishësh provat. Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit", thekson ai.
Për ta mbajtur në qeli, gjatë seancave maratonë SPAK quajti provë të re edhe disa përgjime të telefonatave të Erion Veliajt nga kabina e paraburgimit në Durrës me familjarë të tij, biseda për të cilat kryebashkiaku tha se nuk ka asnjë sekret në to, ndërsa për më shumë transparencë kërkoi mediat në seancë, çka nuk iu lejua. Në këtë linjë, avokati Haxhia ngriti alarmin për mos kontrollin e SPAK, referuar përgjimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
“Po hape këtë kapitullin e përgjimeve unë do tejkaloj shumë përgjimet, në qoftë se është e vërtetë ajo që ka ndodhur me anëtarin e GJK, për mua është një situatë skandaloze duke filluar që nga Presidenti i Republikës , nga parlamenti, nga GJK, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe nga i gjithë populli duhet të vihen në alarm. Kur GJK, nëse është e vërtetë e përsëris disa herë, vihet në përgjim imagjinoni se si jemi ne të tjerët. Ky është defekti i legjislacionit, që ky institucion nuk ka kontroll. Ky institucion ka kontroll nga gjykata që këta kanë të drejtën për të filluar procesin penal ndaj tyre. Ligji nuk e parashikon të përgjojë kë të dojë”, thekson Haxhia.
Ndryshe, për biznesmenin Elman Abule të akuzuar për pastrim parash në bashkëpunim, gjykatësi i Apelit të Posaçëm, ndryshoi masën nga arrest në burg, në arrest shtëpie (si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton), kjo edhe për shkak të një rrethane familjare në të cilën ai ndodhet.
Për 3 biznesmenët e tjerë të akuzuar për korrupsion, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkuan të mos kishte asnjë masë ndaj tyre me argumentin se për hetimin ndaj tyre nuk ka asnjë bazë dhe provë, gjyqtari la në fuqi detyrimin për tu paraqitur.
Gjatë seancve përballë dy prokurorëve të çështjes Altin Dumani e Olsi Dado, Veliaj, i cili akuzohet për korrupsion pasiv e pastrim të parave, kërkoi revokimin e arrestit në burg, ose një masë më të lehtë sigurie edhe përkundrejt garancisë pasurore.
I njëjti gjykatës, Engert Pëllumbi, herët në mëngjes para seancës për ankimimin e kryebashkiakut, rrëzoi një kërkesë të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, për heqjen e sekuestros preventive mbi llogaritë bankare, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje.
Avokati Maks Haxhia u shpreh se akuzat e SPAK për intimidim nga ana e kryebashkiakut Veliaj nuk qëndron, pasi ai nuk është term procedurial. Duke folur me gazetarët, Haxhia tha se kjo nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit.
“Intimidim nuk term procedurial. E thotë SPAK, po nuk është, se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedurial. Term procedurial është të prishësh provat. Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit. Për mua, po sepse pretendohet se kur ka ardhur një institucion kaq i rëndësishëm dhe kaq serioz për të sjellë në kuotat e këtij niveli aplikimi të masës arrest në burg kryetarin e bashkisë, pretendohet që ti e ke sjellë materialin e plotë”, theksoi Haxhia.
Avokati Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cilëson të gabuar vendimin e sotëm të gjykatës për të lënë në arrest me burg kryebashkiakun Veliaj. Në një prononcim për media, Haxhia thekson se zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh.
“Zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Sidomos për vepra që nuk paraqesin këtë shkallë të rrezikshmërisë dhe vetë personi nuk paraqet shkallë rrezikshmërie. Nuk mund të aplikohej masa e arrestit në burg për njeriun më të votuar të Shqipëria, 3 herë kryetar bashkie dhe ti thuash je person i rrezikshëm…”, tha ai.
Avokati i njohur nënvizon se Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore që ndaj tij të lihej kjo masë sigurimi.
“Këtë kemi kundërshtuar se rrezikshmëria e personit është e lidhur me agresivitetin dhe me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera penale dhe vepra të rrezikshme që kanë të bëjnë veçanërisht, se veprat më të rrezikshme në kodin penal janë ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin sepse është pasuria më e madhe e shoqërisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e individit, kurse këto lloj veprash penale që kanë më shukë karakter administrativ dhe bazohen në ekspertët kontabël për të sjellë në aktet e tyre dhe pasqyruar dëmet efektive këto janë vepra që nuk kanë shkallë rrezikshmërie”, deklaroi Maks Haxhia.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të Ajola Xoxës
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:
· Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
· Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij
Komente
