Avokati Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë e cilëson të gabuar vendimin e sotëm të gjykatës për të lënë në arrest me burg kryebashkiakun Veliaj. Në një prononcim për media, Haxhia thekson se zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh.
“Zgjidhja e çështjeve me masa arresti jo vetëm për Veliajn, por për këdo, është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Sidomos për vepra që nuk paraqesin këtë shkallë të rrezikshmërisë dhe vetë personi nuk paraqet shkallë rrezikshmërie. Nuk mund të aplikohej masa e arrestit në burg për njeriun më të votuar të Shqipëria, 3 herë kryetar bashkie dhe ti thuash je person i rrezikshëm…”, tha ai.
Avokati i njohur nënvizon se Veliaj nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore që ndaj tij të lihej kjo masë sigurimi.
“Këtë kemi kundërshtuar se rrezikshmëria e personit është e lidhur me agresivitetin dhe me mundshmërinë për të kryer vepra të tjera penale dhe vepra të rrezikshme që kanë të bëjnë veçanërisht, se veprat më të rrezikshme në kodin penal janë ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin sepse është pasuria më e madhe e shoqërisë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e individit, kurse këto lloj veprash penale që kanë më shukë karakter administrativ dhe bazohen në ekspertët kontabël për të sjellë në aktet e tyre dhe pasqyruar dëmet efektive këto janë vepra që nuk kanë shkallë rrezikshmërie”, deklaroi Maks Haxhia.
Lajmi kryesor:
Apeli i GJKKO lë në qeli Veliajn, avokati: SPAK asnjë provë të re, masë absurde! Ky institucion s'ka kontroll, presim që Gjykata e Lartë të bëjë ndonjë ‘çudi’ dhe ta lirojë! Abule në arrest shtëpie
SI.E./I.M/ReportTv.al
