Ilir Meta pas arrestimit
Pak pas lënies në fuqi të masave nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e Apelit, e cila vlerësoi të ligjshëm masën e shkallës së parë “arrest me burg” për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.
I arrestuar prej datës 21 Tetor për tre vepra penale, në lidhje me dosjet CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, Meta ka komentuar në rrjetin social Facebook vendimin e ditës së sotme (19 nëntor).
Ai është shprehur ndër të tjera se nuk kishte “asnjë çudi dhe surprizë nga drejtësia me regji të Narkoshtetit”.
Postimi i Ilir Metës:
“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.
Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjeshtë dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.
Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.
Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milionë shqiptarë plus”.
Postimi i Ilir Metës në Facebook
Lajmi kryesor:
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
A.Q/ReportTv.al