Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas

19 Nëntor, 16:34| Përditesimi: 19 Nëntor, 22:54

  • Share

Tirane- Apeli i Posaçëm vendosi sot (19 nentor) të lërë sërish në burg ish-presidentin e Republikës, aktualisht presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i burgosur që prej 21 tetorit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Masa 'detyrim paraqitje' u la në fuqi edhe për ish-bashkëshorten e tij. Monika Kryemadhi e cila pas seancës 6-orëshe sulmoi SPAK-un se është i kapur politikisht, dhe tha se për këtë do të dorëzojë faktet dhe njëkohësisht njoftoi largimin nga politika.

Sipas Kryemadhit, letërporositë e ardhura nga Çekia dhe SHBA hedhin poshtë pretendimet e rreme të prokurorëve.

'Ajo që është e re e gjithë kësaj gjëja, prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve që unë dje kam parë nga fashikujt e letërporosive nga SHBA dhe Çekia dhe Austria. Theksoj se sigurisht se metodologjia e prokurorëve ishte në nivelin e një studentit të vitit të parë të juridikut. Argumentimet ishin shumë qesharake dhe të bazuara në falsifikim. 34 fashikujt që pashë rezultojnë falsifikime me keqdashje për çështjen 122 dhe CEZ DIA. Dua të theksoj se hetimet financiare janë manipuluar deklarimet e pasurive tona që do i sqaroj nesër.

Kryemadhi zbuloi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ndërsa sqaroi dhe një herë e mirë marrëdhënien e saj me Metën.

" Nuk merrem më me politikë po do merrem me sensibilizimin e opinionit publik kundër luftës së tretë botërore, që është fake neës. Nuk mendoj se do kandidoj.... Unë nuk i kam kërkuar takim me Ilir Metën. Marrëdhënia ime bashkëshortore me Ilir Metën ka mbaruar. Nuk ka më kthim prapa"

Avokati i Metës, Genc Gjokutaj akuzoi se vendimi i gjykatës ishte i paarsyetuar dhe se rreziku i ikjes së Metës jashtë është inekzistent.

Në seancën e Apelit, Meta zgjodhi që mbrojtjen ta bënte vetë e të mos ia linte në dorë avokatit, duke lexuar materialin më shumë se 15 faqe që e kishte përgatitur dhe që Partia e Lirisë e shpërndau dhe për median. Meta e akuzoi SPAK për manipulim të provave dhe dëshmitarëve, të cilët i akuzon si mashtrues dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Kastriot Ismailajt. 

Meta thotë se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me çështjen e CEZ-DIA, ndërsa thotë se kurrë nuk e ka mbështetur Kastriot Ismailajn dhe nuk ka përfituar asgjë. Teksa e lidh Ismailajn me drejtues të atëhershëm të ERE, Prokurorinë e Posaçme e akuzon se ka vënë target sepse është kundërshtar i regjimit.

“SPAK e ka të provuar me dokumente dhe shkresa lidhjen e fortë të Kastriot Ismailaj me këshilltarin kryesor të Kryetarit të ERE deri edhe në ortakëri në një kompani të përbashkët. Por të gjitha këto fakte dhe lidhje injorohen nga SPAK-u se targeti i vetëm që duhet patjetër të dyshohet e akuzohet është Ilir Meta, kur faktet flasin krejt ndryshe”

Meta thotë se edhe ish drejtuesi i CEZ Hejsek edhe vetë kompania ishin të interesuar të paraqisnin Ismailin si të rekomanduar nga Qeveria shqiptare dhe jo të përzgjedhur nga vetë ata për shkak të interesave të tyre. Thotë se akuzat e tij janë të ngritura nga Charles McGonical.

“Me manipulimet e çështjeve CEZ-DIA dhe këtë të McKeon Group është marrë personalisht Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI, sot në burg. Po kështu, ai u mor edhe me çështjen e atentatit gjoja kundër deputetëve Doshi-Fufi me kërkesë dhe porosi të Kryeministrit, kryekorruptuesit të ndërkombëtarëve, me qëllim eliminimin e opozitës dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së tij”

Për mosdeklarimin e shpenzimeve Meta edhe në mbrojtjen para Apelit bën me faj Monika Kryemadhin, ndërsa shkruante se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, teksa në mirëbesim ia ka lënë Kryemadhit çdo deklarim pasurie.

Seanca në Apelin e GJKKO-së zgjati nga ora 10:00 - 16:00.  SPAK u përfaqësua në seancë nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Nuk ishte i pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani. Ilir Meta,i arrestuar prej 21 tetorit 2024, dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. 

Ndërkohë Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Lartë. 

Ora 20:39
Apeli i GJKKO la kryetarin e partisë Ilir Meta në burg, reagon Tedi Blushi: Vendim mafioz i veglave qorre në drejtësi, që i shërbejnë Ramës dhe Sorosit!

1731161115_tediblushi.JPG

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi sot në lidhje me lënien në fuqi të masave të sigurisë nga Gjykata e Posaçme e Apelit ditën e sotme të kryetarit Ilir Meta, që u la në “arrest me burg”.

Ai e quajti një “vendim të neveritshëm politik” për të izoluar me masë ekstreme Metën. Gjithashtu Blushi i cilësoi njerëzit e drejtësisë si “vegla qorre të Sorosifikuara dhe të diktuara nga SPAK dhe personalisht Rama”.

Vendimi i sotëm është konsideruar edhe si mafioz dhe në shkelje të Kushtetutës, pa prova dhe dokumente.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

"Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe vendimin e neveritshëm politik për të izoluar me masë ekstreme Presidentin, Ilir Meta, (Presidentin e partisë së dytë opozitare në vend dhe partisë së tretë prej 20 vitesh), të marrë sot nga vegla qorre Gjykata e Posaçme e Sorosifikuar e Apelit, të diktuar afërmendsh nga SPAK dhe personalisht nga Edi Rama.

Partia e Lirisë e kundërshton me te gjithë forcën dhe në mënyrë të palëkundur këtë vendim mafioz totalisht të pabazuar në ligj, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, krejtësisht të pambështetur në asnjë dokument, fakt dhe prove, në dhunim të plotë parimit të prezumimit të pafajësisë, të një procesi të rregullt ligjor dhe me parimet e shtetit të së drejtës në tërësi.

Për Partinë e Lirisë ky vendim drejtësisë si pushkë qorre në duart e narkoshtetit është plotësisht i mbushur me barutin e një porosie politike për të asgjësuar opozitën e vërtetë, pluralizimin dhe demokracinë, në funksion vetëm të axhendave mafioze personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës, në shërbim të mafias ndërkombëtare, që ka ndihmuar për sorosifikimin e sistemit të drejtësisë me qëllim për të ndihmuar instalimin e plotë të Narkoregjimit në Shqipëri. 

Ky vendim kryekëput politik, që e thellon sulmin barbar ndaj pluralizmit dhe demokracisë,  duke e shndërruar Shqipërinë ndër të paktat vende në botë me të burgosur politikë, është i absolutisht i papranueshëm dhe do të ankimohet pa në të gjitha shkallët e drejtësisë brenda vendit dhe jashtë vendit.

Është e qartë se ky vendim kryekëput politik i sponsorizuar nga Qeveria dhe McGongigalët sorosianë kundër Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vijim i hetimit skandaloz ndaj tij të bazuar vetëm në mashtrime, manipulime dhe njëanshmëri ekstreme, që u konkludua me rrëmbimin banditesk, siç e panë të gjithë shqiptarët, nga banditë me maska, që hynë dhunshëm në makinë me armatim të rëndë, që nuk u identifikuan, që nuk dhanë asnjë shkresë apo akt zyrtar, që nuk lejuan kontaktin me avokatin, që nuk e njohin me të drejtat e tij dhe që dhunshëm e futën Presidentin Meta në një makinë private për ta çuar në Drejtorinë e Policisë, ku vetëm pas dy orësh shkuan oficerët e Policisë Gjyqësore.

Është e qartë si drita e diellit se dosja e fëlliqur dhe e sponsorizuar kundër Presidentit Meta nuk ka asnjë fakt penal dhe asnjë provë që e implikon z.Meta qoftë edhe në një fije floku në shkelje të ligjit.

Është gjithashtu e qartë si drita e diellit se Ramaforma apo drejtësia e sorosifikuar nuk funksionon mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe të së drejtës, por mbi bazën e urrejtjes, hakmarrjes primitive, urdhrave politikë dhe metodave policeske të një shteti diktatorial.

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, të kundërshtimit të “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të pakompromis të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Drejtësisë së sorosifikuar nga koka tek këmbët.

Sorosifikimi total i sistemit të drejtësisë nga Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare, që ka pjellë vetëm Dumanë dhe Dvoranë, që i ka shndërruar prokurorët dhe gjyqtarët në një instrument paramilitar të shumicës socialiste për vrarë opozitën, pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, duke izoluar kundërshtarët politikë të Edi Ramës është sot një alarm kombëtar dhe armiku më i egër i lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor për çdo shqiptarë.

Partisë së Lirisë duke shprehur të gjithë mbështetjen e palëkundur dhe solidaritetin e plotë me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, nën drejtimin e tij dhe pavarësisht gjendjes juridike, është më e vendosur se kurrë për të intensifikuar shumëfish aktivitetin politik dhe aksionin e saj opozitar, në sulm frontal dhe pa mëshirë kundër Narkoregjimit, brenda institucioneve të kapura dhe në terren. 

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate, asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit dhe asnjë fuqi tjetër nuk e ndal dot betejën vendosur dhe me çdo çmim e sakrificë, të Partisë së Lirisë dhe qindra mijëra anëtarëve të saj, brenda dhe jashtë vendit, për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus”.

Ora 19:44
Apeli i GJKKO la në fuqi masën 'arrest me burg', Meta reagon dhe sulmon drejtësinë: Asnjë çudi nga drejtësia me regji e Narkoshtetit DumDuman!

1729700929_ilirmeta.JPG

Ilir Meta pas arrestimit

Pak pas lënies në fuqi të masave nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e Apelit, e cila vlerësoi të ligjshëm masën e shkallës së parë “arrest me burg” për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi nga ky i fundit.

I arrestuar prej datës 21 Tetor për tre vepra penale, në lidhje me dosjet CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, Meta ka komentuar në rrjetin social Facebook vendimin e ditës së sotme (19 nëntor).

Ai është shprehur ndër të tjera se nuk kishte “asnjë çudi dhe surprizë nga drejtësia me regji të Narkoshtetit”.

Postimi i Ilir Metës:

“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit. 

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjeshtë dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milionë shqiptarë plus”.

Postimi i Ilir Metës në Facebook
Ora 17:46
Avokati Gjokutaj: Kërkuam revokim mase, vendimet e GJKKO të paarsyetuara! Do e dërgojmë në Gjykatën e Lartë dhe deri në ato ndërkombëtare, kallëzim dhe për arrestimin

Genc Gjokutaj, avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka quajtur të padrejtë edhe vendimin e Apelit të GJKKO-së ditën e sotme, që la në fuqi vendimin e shkallës së parë për arrest në burg. 

Ai deklaroi se do të ndjeki të gjitha procedurat e nevojshme me rekurs në Gjykatën e Lartë dhe instancat e tjera, teksa pohoi se kishte kërkuar revokimin e masës së sigurisë për mungesë provash. Gjokutaj e cilësoi arrestimin të qëllimtë, teksa paralajmëroi se këtë çështje do e dërgonte deri në Gjykatat Ndërkombëtare.

“Vendimet e shkallës së parë dhe Apelit janë të paarsyeturara. Ne kërkuam revokimin e masës dhe Gjykata na vuri në dispozicion vetëm dispozitivin dhe jo argumentet”, tha Gjokutaj ndër të tjera.

I pyetur për kërkesën e Metës se ishte dakord për sekuestrimin e pasaportës dhe lehtësimin e masës, Gjokutaj shpjegoi se Meta ishte në dijeni për procesin e tij dhe nuk përbënte rrezik për prishje provash, teksa lëvizjet jashtë shtetit i bënte i lirë. 

“Edhe Kodi i Procedurës Penale e ka të rreshtuar dispozitën nga arresti në burg, te detyrimi paraqitjeje. Meta ka qenë Kosovë atë ditë dhe e ka ditur procesin, s’ka as intimidim dhe as prishje provash. Janë justifikime të këtyre për të justifikuar arrestin. Ai ishte jashtë shtetit dhe nuk ka shkelur asnjë vendim. S’i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do dëgjojnë, gjithë opozita është në burg dhe kjo s’është normale”, tha Gjokutaj para gazetarëve.

Në lidhje me një pyetje për Monika Kryemadhin për një shtrëngim mase të mundshëm, se si do ekzekutohej, Gjokutaj iu përgjigj me nëntekst ironik gazetarit:

“Ti qenke artist! Unë kam kërkuar revokimin e masës. Nuk mund t’i përgjigjem fantazisë tënde, vjen i papërgatitur, jam përpjekur edhe të ndihmoj, por s’më ke lënë shteg”.

Gjokutaj mohoi se Meta ka intimiduar trupën gjykuese apo SPAK.

“Ka dalë fjala e tij, i është përmbajtur fjalës së dalë, shpjegoi rrethanat e faktit, absolutisht nuk sulmoi. Një politikan, lider i opozitës që futet në burg, sigurisht do trajtojë edhe elementët politikë, por shpjegimi ka qenë shterues. Patjetër do i drejtohemi Gjykatës së Lartë, kjo është rruga, t’i shterojmë të gjitha, deri edhe ato Ndërkombëtare, por t’i kalojmë të gjitha shkallët këtu dhe më pas më tej”, shpjegoi avokati.

Ai denoncoi edhe operacionin e arrestimit nga Policia, që e cilësoi si shkelje dhe se do e kallëzonin. Teksa shpjegoi edhe historinë e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në lidhje me çështjen Cez-DIA.

“Meta ka qenë kryeparlamentar, i ka kërkuar takim, ka njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm, është regjistruar procedura e Vojsavëa Ismailaj, sepse ajo mund të përdorej si mashë në proces, çështja është pushuar më tej. Pyesni Fatos Mahmutajn, ai ka bërë intervistën, e keni në Bruksel. Ne kërkuam paligjshmëri për këtë, por gjykata na dha vetëm dispozitivin, i shmangën se është patatja më e nxehtë, sigurisht do bëjmë një kallëzim denoncim për ndalimin e Ilir Metës, një ish-president që shoqërohej edhe me efektivë garde sipas ligjit dhe bëhet ai arrestim në mënyrë demonstrative”, tha Gjokutaj.

Ora 17:44
'Nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës', Kryemadhi: Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar

 

Monika Kryemadhi u shpreh për gazetarët pas daljes nga seanca e Apelit të GJKKO-së se nuk i ka kërkuar takim Ilir Metës.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dy, teksa Kryemadhi tha se mediat e nxjerrin lajmin se ka kërkuar takim për klikime.

'Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Meta. Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar. Të njëjtin lajm e hedhin disa herë për klikime. Në marrëdhënie me fëmijët janë të rritur tashmë, nuk ka arsye të bëjnë ndarje mes nënës dhe babait. Nuk janë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Do kalojnë, do i përballojnë.

Do bëj disa kallëzime shumë të bukur për të gjithë.'

Ora 17:39
Monika Kryemadhi: Nuk merrem më me politikë, nuk do kandidoj! Do sensibilizoj opinionin publik kundër fake news

 

Monika Kryemadhi u shpreh në dalje nga seanca e Apelit të GJKKO se nuk do të kandidoj më në politikë. Ajo shprehet se do jetë tashmë si aktiviste që çmonton fake news.

'Zoti Meta në letrat që i paraqita gjyqtares i bie çështja e autodeklarimit të pasurisë. Në letërporosinë e Çekisë nuk ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn. Në fashikujt e prokurorisë janë portalet e bashkisë Tiranë. Adrian Shatku është kushëriri im, prokurori tha sot nuk e akuzojmë Kryemadhin për ndërhyje në fibrën optike. Mesazhet e prokurorisë janë nxjerrë nga konteksti. Edhe për kartën e Adrian Shatkun, nuk i shko. iTunes nuk prodhon para, është aplikacion i Apple për muzikë. Kartën e kushëririt tim e kam përdorur për këtë aplikacion.

Më la shumë për të dëshiruar aftësia profesionale. Mllef provincial, kanë hyrë në një rrugë që nuk dalin më prapa. Të kryesh dhunë psikologjike, në 5 të mëngjesit për 3 vjet për CEZ DIA, do duan të ruajnë dhe do bëjnë një gjë të tillë. Arbitrariteti nuk e bën më të fortë SPAK, e bën të korruptueshëm në opinionin publik dhe krijon mungesë besueshmërie. Gjyqtarët janë në presion të SPAK. Nëse japin vendim kundër prokurorisë merren në hetim pasuror. Nuk merrem më me politikë po do merrem me sensibilizimin e opinionit publik kundër luftës së tretë botërore, që është fake news. Nuk mendoj se do kandidoj.'

Ora 17:33
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë/ Kryemadhi: Prokurorët ishin të papërgatitur! Letër porositë e ardhur nga SHBA dhe Çekia hedhin poshtë pretendimet e tyre

 

Në dalje nga seanca e Apelit të GJKKO ku u la në fuqi vendimi i shkallës së parë për të dhe për Ilir Metën, Monika Kryemadhi u shpreh se prokurorët treguan një nivel të ulët profesionalizmi në seancë dhe në hetimet e tyre janë mbështetur në shkrimet e disa portaleve dhe gazetave.

Sipas Kryemadhit, letërporositë e ardhura nga Çekia dhe SHBA hedhin poshtë pretendimet e rreme të prokurorëve.

'Ajo që është e re e gjithë kësaj gjëja, prokurorët ishin të papërgatiur përballë fakteve që unë dje kam parë nga fashikujt e letërporosive nga SHBA dhe Çekia dhe Austria. Theksoj se sigurisht se metodologjia e prokurorëve ishte në nivelin e një studentit të vitit të parë të juridikut. Argumentimet ishin shumë qesharake dhe të bazuara në falsifikim. 34 fashikujt që pashë rezultojnë falsifikime me keqdashje për çështjen 122 dhe CEZ DIA. Dua të theksoj se hetimet financiare janë manipuluar deklarimet e pasurive tona që do i sqaroj nesër.

Rezulton se edhe letërporositë nga SHBA, përsëri ka një deklaratë të rremë që ligji federal i dënon me 5 vjet burg dhe cënon marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri. Prokurorët ishin të papërgatitur dhe më pas kaluan në artikujt e gazetareve të shkruara nga mediat e inceneratorëve. Tregoi se çuditërisht se që në emërimin e një kryeprokurori të ri në SPAK nuk është ndaluar asnjë kg drogë në portin e Durrësit. Porti i Durrësit premtimi kryesor i kryeprokurorit të SPAK, sot drejton policinë e shtetit dhe SPAK.

Me fakte do njihemi në vazhdim. Beteja është ballë për ballë dhe do përballemi në të gjithë sistemet e drejtësisë. Falsifikimet në dosje, e mbani mend se si e rrëmbyen kolegun tuaj. Falsifikimet janë shpërndarë në portale të paguara nga inceneratori i Tiranës. Nga ana tjetër dua tju bëj me dije se çështja e inceneratorit nuk është krim intelektual, tregon se si SPAK është një strukturë e drejtuar nga Rama dhe Veliaj. Do njihemi me dokumentat, edhe për analizën financiare të familjes sime dhe prindërve dhe falsifikimet e prokurorëve të SPAK.'

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elis: 20/11/2024 06:58

    O popull dele si e lini kete te dal ne media, merreni o hidheni neper koshat e plehrave se ka plote Tirana siç bejne popujt e vendeve te tjere per HAJDUTET... Edhe bejini xhiro neper rruget e Tiranes...

    Përgjigju
    • Elisit: 20/11/2024 08:14

      Si e leme...jo si e lini!

  • Çifti Çaushesku: 19/11/2024 20:30

    Ç'lidhje ka hajdutlliku me lidhjen tuaj bashkëshortore?

    Përgjigju
  • beni: 19/11/2024 18:50

    C'PUNE KE TI ME HAJFUTET O CENC GJOKUTAJ, TI JE AVOKAT I NDERUAR...

    Përgjigju
  • FIQIRI ADIVIJE HAXHIU: 19/11/2024 17:50

    O Monika kok lopa çfar mendon ti se SPAKU ēshtē lodēr qē tē luash ti kukamçefti. Po jo moj Monika jo koha juaj mbaroi e tani biruca ju pret. Mos u mērzitni se aty do vi dhe Sali hajdut kriminel Bajga sēbashku me SY PESHKAQENINXEN e Argita hunderrja. E nē biruc mund tē luani hapa dollapa kush ēshtē mbrapa ? Mbrapa ēshtē SPAKU qē bythēn do tē ju a hapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?