Teksa në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet seanca e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve, i pranishëm është edhe avokati amerikan Joshua Roberts, që i është bashkuar trupës së mbrojtësve ligjorë.
I shoqëruar dhe me çantë shpine e dosje në dorë, Roberst, që është edhe konsulent i presidentit amerikan Donald Trump, u pa teksa hynte në godinën e SPAK-GJKKO.
Ekipi i avokatëve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar dje edhe një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës. Në këtë takim, atyre iu bashkua Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e cila po këshillon Kryetarin Veliaj.
Roberts deklaroi si të paligjshëm arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të një zyrtari të lartë, praktikë kjo që nuk ndiqet në vendet perëndimore, teksa masa e SPAK-GJKKO cilësohet si tepër represive.
Lajmi kryesor:
Seancë maratonë në Apelin e GJKKO/ Veliaj e Abule duan lirinë kundrejt garancisë pasurore! Avokatët kërkojnë të njihen me provat e reja, shtyhet për nesër (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al
