Kronikë

Seancë maratonë në Apelin e GJKKO/ Veliaj e Abule duan lirinë kundrejt garancisë pasurore! Avokatët kërkojnë të njihen me provat e reja, shtyhet për nesër (VIDEO)

11 Mars, 07:16| Përditesimi: 11 Mars, 18:46

  • Share

TIRANË-  Rreth 7 orë ka zgjatur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe katër biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye seanca është shtyrë, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me provat. Seanca nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30, ndërkohë që Veliaj nuk ka folur. 

Në seancë përfundoi mbrojtja e Veliajt dhe 4 biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi. Burime bëjnë me dije se, 2 avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Ndërkohë, edhe nesër Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë.

Lirinë e ka kërkuar edhe biznesmeni Elma ABule, i cili ndodhet në arrest me burg i akuzuar për pastrim parash. Edhe avokatja e tij, Romina Zano, kërkoi masë më të butë kundrejt garancisë pasurore. Pranë Apelit të GJKO ishte edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP", e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj. 

Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sulës dhe Meriman Palushit, kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje, me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, pasi sipas tyre provat nuk janë të mjaftueshme. Sula dhe Palushi nuk ishin të pranishëm fizikisht në seancë, ndërsa u përfaqësuan vetëm nga avokatët e tyre.Të tre akuzohen për korrupsion aktiv. 

Qëndrimin e tyre e dhanë edhe dy prokurorët dado e Dumani, të cilët mësohet se kanë kundërshtuar pretendimet e avokatëve, por ende nuk dihet se cilat janë provat e reja që kanë dorëzuar. Do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi që do të vendosë nëse do ketë ndryshim mase për Veliajn dhe biznesmenët, i cili njihet edhe si gjyqtari që ka dënuar ish-ministrin Saimir Tahiri. 

Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi.  Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Masat e sigurisë në fuqi
Erion Veliaj- arrest me burg 
Elman Abule- arrest me burg
Shkëlqim Fusha- detyrim paraqitjeje
Gentian Sula- detyrim paraqitjeje
Meriman Palushi- detyrim paraqitjeje

Ora 17:27
Kërkon lirinë, shtyhet për nesër seanca për Erion Veliajn

1740815466_pp.JPG

Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e radhës pritet që të mbahet të mërkurën në orën 12:30. Avokatët e tij mbrojtës do të njihen me prova të reja. Ndërkohë mësohet që kryebashkiaku Veliaj ende nuk ka mbajtur fjalën e tij.

Ora 16:54
Vijon seanca në Apelin e GJKKO për Veliajn/ Prokurori Dado përfundon qëndrimin e tij, flet Dumani

1739523275_olsidado.png

Seanca në Apelin e GJKKO për Erion Veliajn po vijon prej orës 10:00 të mëngjesit. Pas përfundimit të mbrojtjes nga avokatët e Veliajt dhe 4 biznesmenëve, ka dhënë qëndrimin e tij prokurori i çështjes Ols Dado, që ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve të Veliajt dhe biznesmenëve. Ndërkohë, në senacë po flet prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani.

Ora 15:04
Seanca në Apelin e GJKKO, të tre biznesmenët Sula, Fusha dhe Palushi kërkojnë shfuqizimin e masës detyrim paraqitjeje

1741681699_spak.jpeg

Nga masa e sigurisë, sot në GJKKO

Po vijon seanca e ankimimit të masës së sigurisë në Apelin e GJKKO-së për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, informon se sapo ka përfunduar mbrojtja e avokatëve dhe tani është radha e prokurorëve të SPAK për të dhënë konkluzionet e tyre.

Gjithashtu ka përfunduar edhe mbrojtja e biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi. Dy të fundit nuk ishin në seancë, por kishin dërguar avokatët. Mbrojtësit kërkuan heqjen e masave 'detyrim paraqitjeje' ndaj biznesmenëve në fjalë.

Avokatët u shprehën se:

“Nuk është në nivel të standardit ligjor që provat të jenë të mjaftueshme, që dyshimi të jetë i arsyeshëm”.

Avokatët e kryebashkiakut Veliaj kanë kërkuar një masë të butë sigurie, duke afruar edhe garanci pasurore. Të njëjtën kërkesë bëri edhe biznesmeni Elman Abule, po i arrestuar.

Ora 14:44
Seanca në Apelin e GJKKO/ Përfundon mbrojtja e biznesmenit Elman Abule

1740736783_gjkko.JPG

Ka përfunduar në seancën në Apelin e GJKKO edhe mbrojtja e biznesmenit Elman Abule. Ky i fundit ndodhet në qeli për pastrim parash, ndërsa avokatja Romina Zano kërkoi masë më të lehtë sigurie.

Ora 13:54
Seanca në Apelin e GJKKO/ Avokatët e Veliajt përfundojnë mbrojtjen, vijohet me Elman Abulen

1739216474_Screenshot2.jpg

Prej orës 10:00 vijon në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se dy avokatët e kryebashkiakut, Ermir Beta dhe Artur Selmani, kanë përfunduar mbrojtjen. Ndërkohë, aktualisht po vijohet me mbrojtjen e biznesmenit Elman Abule, i cili po ashtu është në masën arrest me burg. Avokatja e tij, Romina Zano po paraqet mbrojtjen! 

Ora 10:14
Apelimi i kryebashkiakut Veliaj, në GJKKO edhe avokati amerikan Joshua Roberts! Momenti kur hyn me çantë shpine dhe dosje në dorë (VIDEO)

 

Teksa në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet seanca e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve, i pranishëm është edhe avokati amerikan Joshua Roberts, që i është bashkuar trupës së mbrojtësve ligjorë.

I shoqëruar dhe me çantë shpine e dosje në dorë, Roberst, që është edhe konsulent i presidentit amerikan Donald Trump, u pa teksa hynte në godinën e SPAK-GJKKO.

Ekipi i avokatëve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar dje edhe një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës. Në këtë takim, atyre iu bashkua Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane Kasowitz Benson Torres LLP, e cila po këshillon Kryetarin Veliaj.

Roberts deklaroi si të paligjshëm arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të një zyrtari të lartë, praktikë kjo që nuk ndiqet në vendet perëndimore, teksa masa e SPAK-GJKKO cilësohet si tepër represive.

Xh.K/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 11/03/2025 21:24

    Deri më tani ky paska qënë në burg se i ka dash bytha Olsit pasi ky mender prekurorit tani po na nxjerr provat... Kjo është drejtësi madein Sali...bravo skapi...

    Përgjigju
  • Tironci: 11/03/2025 18:34

    Praaaa..cilat kanë qenë provat e reja?

    Përgjigju
  • nino: 11/03/2025 18:29

    Kjo është një tallje nga SPAK duket qartë që po manipulojnë dosjen,çfar drejtësie mund të presësh nga një prokuror që bën pallate.

    Përgjigju
  • Korab: 11/03/2025 18:02

    I harruat ata qe kane bere vrasje dhe e cuan Shqiperine 100vjete prapa?!

    Përgjigju
  • Mali: 11/03/2025 16:10

    Eshte ne nderin e drejtesise e te Shqiperise, qe e quajme DEMOKRACI , qe z Erion Velia te ndiqet penalisht i LIRE Nuk ka vrare, nuk eshte kriminel, por nje njeri puntor qe transformoi TIRANEN e i zgjedhur nga shumica e banoreve= shum me shume se ata deputetet qe thyejne karriget apo ata qe jane memece

    Përgjigju
    • lali: 11/03/2025 18:22

      po mor mik po, me e pakta leket per avokat amerikan ku i gjen ky se punonjes administrate eshte sa e ka rrogen (kjo me ironi per sufllaqexhinjte me shume)

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?