Politikë

Aplikimi i votimit elektronik, Celibashi: Nuk kemi kohë! Votuesit janë familjarizuar me fletët e votimit

3 Tetor, 13:09| Përditesimi: 3 Tetor, 13:52

  • Share

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, referuar aplikimit të votimit elektronik, është shprehur se është akoma në fazë diskutimi, por që nuk shihet si e arsyeshme, qoftë dhe nga koha, që të aplikohet, referuar këtu dhe faktit që në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, votuesit nuk janë të familjarizuar me këtë proces.

Ndër të tjera, Celibashi tha se një mundësi është për të aplikuar votimin elektronik në zonën nr. 10 të Tiranës.

“Kemi bërë një diskutim të brendshëm për ndonjë prej njësive zgjedhore, dhe për kohën e kemi parë si jo shumë të gjetur nëse do të vendosim për të zhvilluar votim elektronik por që dhe për 1 njësi zgjedhore, por më shumë për faktin nëse o të ishte rasti i ndonjërës i atyre njësive zgjedhore ku më para është zhvillua votimi elektronik ,do të bënte sens sepse do të kishim votues që do të kishin një eksperiencë të fituar.

Me shumë mundësi nuk do ta aplikojmë, por jemi në një fazë diskutimi. Do të diskutojmë dhe me partitë politike. Maksimalisht mund të jetë për zonën nr, 10 në Tiranë”, tha Celibashi.


Lajmi kryesor:

Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrim ta zbatojmë! Kostoja për zgjedhjet në 6 bashki, 3 mln euro


K.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?