Fondi i parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki, është 3 mln euro. Drafti i buxhetit u prezantua sot nga kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë një takimi me gazetarët lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat, që do të mbahen më 9 nëntor. Me këtë kapital do të mbulohet e gjithë pjesa logjistikës zgjedhore, personeli si dhe identifikimi elektronik që do të vihet në dispozicion të procesit zgjedhor.
“Me një vlerësim paraprak që i kemi bërë kostove të këtyre zgjedhjeve, personeli që do angazhohet, identifikim elektronik dhe gjithë pjesën tjetër të logjistikës zgjedhore , kemi një vlerë 306 milionë lekë, për afërsisht nesër dhe deri pasnesër e kemi të finalizuar buxhetin për këto zgjedhje. Kemi përgatitur draftet përkatëse për miratimin për Komisionin Rregullator që lidhet me afatet e zhvillimit të procesit zgjedhor.
Kemi parashikuar që fushata të zhvillohet në 1 deri më 8 nëntor. Jemi në procesi ne rekrutimit të personeli që do të angazhohet në zgjedhje. Koha është ajo që është që e ka përcaktuar kodi zgjedhor se nuk mund të kesh më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë. KQZ dhe stafi është duke punuar thuajse 24/7 për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve me të gjitha standardet", tha Celibashi.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, pyeti Celibashin lidhur me debatin publik për zhvillimin e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, për sa kohë që Erion Veliaj vijon betejën në Gjykatën Kushtetuese, ku ka ankimuar shkarkimin dhe njëkohësisht kërkon edhe pezullimin e dekretit të Bajram Begajt për shpalljen e zgjedhjeve në Tiraënë.
Ilirjan Celibashi u shpreh se KQZ ka vetëm një detyrim ligjor, për të garantuar zhvillimin e procesit zgjedhor dhe se nuk e ka të lejuar të vendosë në diskutim vendimet e marra nga instancat e tjera.
“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar. KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra eKZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e fare të lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.
KQZ është në detyrimin kushtetues he ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.
Të gjithë votuesit më 9 nëntor do të identifikohen përmes pajisjeve elektronike me shenjë gishti, ndërsa votimi elektronik nuk do të përdoret. E vetmja njësi për të cilën KQZ po shqyrton mundësinë e votimit elektronik, është njësia 10 në Tiranë, që prej vitit 2021 i mban zgjedhjet në këtë mënyrë.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, referuar aplikimit të votimit elektronik, është shprehur se është akoma në fazë diskutimi, por që nuk shihet si e arsyeshme, qoftë dhe nga koha, që të aplikohet, referuar këtu dhe faktit që në bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet, votuesit nuk janë të familjarizuar me këtë proces.
Ndër të tjera, Celibashi tha se një mundësi është për të aplikuar votimin elektronik në zonën nr. 10 të Tiranës.
“Kemi bërë një diskutim të brendshëm për ndonjë prej njësive zgjedhore, dhe për kohën e kemi parë si jo shumë të gjetur nëse do të vendosim për të zhvilluar votim elektronik por që dhe për 1 njësi zgjedhore, por më shumë për faktin nëse o të ishte rasti i ndonjërës i atyre njësive zgjedhore ku më para është zhvillua votimi elektronik ,do të bënte sens sepse do të kishim votues që do të kishin një eksperiencë të fituar.
Me shumë mundësi nuk do ta aplikojmë, por jemi në një fazë diskutimi. Do të diskutojmë dhe me partitë politike. Maksimalisht mund të jetë për zonën nr, 10 në Tiranë”, tha Celibashi.
Komente
