Lulzim Basha dhe Orlando Rakipi

Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA/ Orlando Rakipi: Babai im, i pastër, i gatshëm të dorëzoj mandatin! Basha: Rama humbi aleatin me të cilin erdhi në pushtet

11 Prill 2022, 18:37| Përditesimi: 12 Prill 2022, 15:39

  • Share

Futja në listën e zezë të ish deputetit të Elbasanit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi nga SHBA, ka sjellë edhe reagimet e politikës. I pari reagim erdhi nga i biri i Aqif Rakipit, Orlando Rakipi deputet i Kuvendit nën siglën e Partisë Socialiste, ku thotë se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij.

Ndërsa nga deputetë e PD ky lajm nga SHBA vërteton akuzat e tyre. Basha tha se Rama humbi aleatin e tij kryesor që e solli në pushtet, ndërsa Jorida Tabaku theksoi se vendimi i SHBA sanksionoi vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se do të bëhet festë kur grupi i strukturuar kriminal i Inceneratorëve të shpallet “non grata”.

Ora 19:13
Rakipi ‘non grata’, reagon Bardhi: Vendimi provë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi përshëndeti vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit, duke thënë se kjo është prova se krimi i organizuar ka ndikim në poltikën shqiptare.

Sipas tij vendimi i SHBA për evidentimi me emër dhe mbiemër i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe që duhet të vijojë.

“Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama.

Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tu kthehet njerëzve.”, shkruan deputeti.

Ora 18:30
Tabaku për vendimin e DASH: Sanksionoi vjedhjen e zgjedhjeve, kur të shpallet "non grata" grupi i Inceneratorëve do të ketë festë

Deputetja e PD Jorida Tabaku komentoi vendimin e DASH, duke thënë se sanksionoi vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa shtoi se do të bëhet festë kur grupi i strukturuar kriminal i Inceneratorëve të shpallet “non grata”.

“Unë besoj që duhet të fokusohemi të lajmi i mirë që u sanksionua vjedhja e zgjedhjeve. Një pjesë i dedikohet vjedhjes së zgjedhjeve në Tiranë dhe Elbasan që do të thotë se ka pasur masakër zgjedhore.

Gjëja e dytë është kur grupi i strukturuar kriminal i Inceneatorëve të shpallet non grata, do të ketë festë”, u shpreh Tabaku.

Ora 18:13
Rakipi ‘non grata’, Basha: Rama humbi aleatin me të cilin erdhi në pushtet

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha përshëndeti vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Rakipit, duke thënë se tani kryeministri Edi Rama humbi aleatin e tij kryesor që sipas tij e solli në pushtet. Basha tha se ai dhe PD kanë luftuar për këtë betejë, ndërsa shtoi se ka ardhur momenti që Parlamenti t’i kthehet shqiptarëve.

“ Rakipi ka blerë bota për llogari të Edi Ramës. Kanë tjetërsuar vullnetin e popullit. Diferenca mes Edi Ramës dhe opozitës ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi Rakipi, për të sjell 2 veta në Kuvend. Edi Rama ka sot të gjitha arsyet të ndihet i vetëm, sepse ka humbur një partner pa të cilën nuk mund të kishte ardhur në pushtet. Dua ta përshëndes vendimin SHBA, dua ti them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm në betejën tonë që këtë parlament t’ia kthejmë qytetarëve që të kemi një qeveri që nuk është pjellë e korrupsionit, por një parlament që buron nga vota e lirë.”, tha Basha.

Ora 17:39
Iu shtua Berishës në 'klubin' e non gratave, ish-kryeministri reagon për Aqif Rakipin

 

Sali Berisha i shpallur 'non grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pyetur nga gazetarët për vendimin e fundit të DASH që futi në listën e zezë Aqif Rakipin.

"Pyesni Aqif Rakipin"tha Berisha i shpallur non grata.

Ora 17:04
Aqif Rakipi u shpall 'non grata', reagon deputeti Orlando Rakipi: Babai im është i pastër, i gatshëm të dorëzoj mandatin

 

Pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të Aqif Rakipit, deputeti Orlando Rakipi për Report Tv.

“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër, ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëj gjithçka. Jam I gatshëm të le mandatin nëse është nevoja", tha Orlando Rakipi për Report Tv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rakipllari: 12/04/2022 05:26

    Iriqi ne ferre se ne ferre. Eshte çeshtje geni mor bir ska lidhje me ty.

    Përgjigju
  • Iris: 12/04/2022 01:59

    Z.Orlando edhe anetarja me e re Gjyqit Suprem ne SH.B.A.,Ketanji Brown Jackson, ka patur nje te aferm me probleme me drejtesine,por kjo nuk e pengoi te zgjidhej.Pse nxitohesh te japesh doreheqjen? Lere babain te mbaje kryqin e vet dhe te pergjigjet per mekatet e tij dhe qendro asnjanes ne kete ceshtje dhe mos dil para kamerave me betime e sterbetime per pafajesine dhe pastertine e tij.Ai ka rrugen e tij dhe ju tuajen.

    Përgjigju
    • Tironsi: 12/04/2022 12:30

      PO KUR ÇESHTJA ËSHTË SE BABAI I KTIJË KA BLERË VOTAT DHE KA INFLUENCUAR NË MENYR JO LIGJORE PËR TA BËRË DEPUTET... SI MENDONI JU ZOTERI!? DUHET TË RIJ DEPUTET A JO.

  • Ledi: 11/04/2022 19:56

    O Lul toci PS mori 200 m7je vita me shume se ju te gjithe dhe ja paska dhane Ralipi.Behu nji here seruiz dhe mos trego prralkat e Saliut ,qe sa here ka humbur zgjedhjet del me teorine mi vidhen.Jo ,ju keni humb besimin ne popull si PD dhe LSI,treguesi zgjedhjet lojale 5 me 1

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?