Deputeti i PD, Gazmend Bardhi përshëndeti vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit, duke thënë se kjo është prova se krimi i organizuar ka ndikim në poltikën shqiptare.
Sipas tij vendimi i SHBA për evidentimi me emër dhe mbiemër i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe që duhet të vijojë.
“Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama.
Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tu kthehet njerëzve.”, shkruan deputeti.
Lajmi kryesor:
Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA/ Orlando Rakipi: Babai im, i pastër, i gatshëm të dorëzoj mandatin! Basha: Rama humbi aleatin me të cilin erdhi në pushtet
J.GJ./ReportTv.al