Sarandë- Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 16 maj, ndërsa adoleshentja pas konsumimit të kokainës është transportuar në spital ku edhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente
