I ftuari i ditës në emisionin “Botërori +” në Report Tv është prezantuesi Arbër Çepani, i cili duke komentuar ndeshjet e djeshme, ka vënë në dukje aftësitë e Cristiano Ronaldos…
Më pëlqen karizmi i Cristiano Ronaldos. Një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, që udhëheq thuajse i vetëm Portugalinë dhe jo më kot ka 4 gola. Për mua, është një shembull frymëzimi, sidomos për të rinjtë.
Kam jetuar për 15 vjet në Itali dhe dashje pa dashje, jam bërë tifoz me Italinë. Por ajo që ka mbetur në mendje nga të gjithë kompeticionet e mëdha, është goli i Oliver Bierhof në Europianin e vitit 1996 në finale, duke shpallur Gjermaninë kampione.
Arbër Çepani.