Avokati Joshua Roberts

Politikë

Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz që mbron Presidentin Trump: Mbështetja juridike për Erion Veliajn, një akt për drejtësinë dhe të vërtetën

10 Mars, 19:50| Përditesimi: 10 Mars, 20:39

  • Share

TIRANE- Vëllai i Kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, në një njoftim publik ka sqaruar arsyet e financimit prej tij të studios së njohur ligjore amerikane.

 “Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj”, deklaroi Arbër Veliaj. 


Gjatë këtyre viteve, sqaron ai, ka ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si një taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.

“Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranes,  Erion Veliajt. Ky veprim perveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës”, përfundon sqarimin e tij Arbër Veliaj. 

Deklarata e plotë 

Unë jam Arbër Veliaj, një sipërmarrës me një përvojë 19-vjeçare në biznes, me të ardhura plotësisht të ligjshme, të cilat burojnë nga aktiviteti im tregtar i zhvilluar për gati dy dekada, në pavarësi të plotë nga im vëlla, Erion Veliaj. 

Gjatë këtyre viteve, kam ndërtuar një portofol të suksesshëm klientësh ndërkombëtarë, duke punësuar mbi 80 vetë dhe duke i paguar shtetit shqiptar të gjitha detyrimet, si nje taksapagues i rregullt e një kontributor në zhvillimin e sektorëve ku operoj.

Në këtë kontekst, sqaroj publikisht se jam unë garanti financiar për angazhimin e një studioje ligjore amerikane, e cila do të sigurojë konsulencën dhe strategjinë për mbrojtjen juridike të vëllait tim, dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliajt.

Ky veprim përveçse ne lidhjen time të pandashme me tim vëlla, bazohet në bindjen time të plotë për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës dhe të së vërtetës.

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cmenduria Shqiptare: 11/03/2025 19:48

    Bravo Arber thine gjithe komentuesit. Se ku i gjeti Arbri gjithe ato leke qe sjell avokatin e Donald Trump nga Amerika, kjo nuk ka rendesi. Se ne fund te dites, nuk kane te njejten nene keta. Ajo nene qe punonte pastruse, por qe me kursime i beri dasmen Lalit ne kalane e Gjirokastres. Arbri ku i gjeti leket per nje avokat qe nuk ka asnje juridiksion ne Shqiperi? Per me shume nje avokat me tarifa kaq te larta? Pyetja tjeter shtrohet. Perse piketisht avokati i Presidentit te tanishem te Amerikes? Mos valle po paguhet lobimi nepermjet avokatit? Nese nje darke gjate fushates se Donald Trump ishte 25 mije dollare pjata, sa po paguan Arbri, Lali, dhe Ajola per kete nder qe kerkojen? Sa e paska pasur rrogen Lali Eri. Mami i ketyre pastruse ne thesarin e shtetit ka punuar? Se me sa duket i paska mesuar ti pastrojne leket me inceneratore, se me thase nuk i dilej. Per ta kuotuar mire ju vella dashurit komentues, nje avokat i tille nuk perballohet as nga familje qe bejne mbi $300 mije ne vit. Ndersa Lali e sjell per teater. Zbarkuan gjithe amerikanet e shtrenjte ne Shqiperi per politiken ( nga te dy anet) ndersa populli o po vdes per buke, ose emigron. Popull budalla qe po ju hane edhe djersen e niperve dhe mbesave.

    Përgjigju
  • Bravo: 11/03/2025 18:57

    Bravo cfare ben vellai per villain, ketu bravo! Nga ana tjeter them, sa fatin e paskan pas keto motra, vellezes, gra te politikaneve qe te jene aq te pasur sa te perballojne te paguajne nje avokat ne Shqiperi te cilin po ashtu mund ta perballoje nje bilioner biznesmen Amerikan, nga me te suksesshmit ne USA me me shume se 40 vite karriere! Kjo tregon qe jane ne te njejtin nivel afersisht ose aty afer!

    Përgjigju
  • Ledina: 11/03/2025 18:41

    Bravo Arber! Ne koke t'i bini malokut te Kllobcishtit te Dibres qe do ta shkaterroje Shqiperine ne bashkepunim me malokun e Vividolit te tropojes, kreut te agjentures serbo-grek-ruse ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Pelioni.: 11/03/2025 12:18

    Hallall qumshtin e nënës,bravo,bravo...

    Përgjigju
  • Etem Çako: 11/03/2025 07:39

    Respekt Arbēr Veliaj qē lufton pēr tē vērtetēn e qē ndihmon vllain kjo tregon se je njē njeri i lart e me karakter. Suksese pēr ty e pēr vllain tēnd triunfoft drejtēsia.

    Përgjigju
  • Emigrante: 10/03/2025 21:02

    Bravo. Vellaj per vellain duhet. Te prifte mbare Ty dhe atij

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?