Politikë

Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump viziton Veliajn: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta, në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor (VIDEO)

10 Mars, 17:11| Përditesimi: 10 Mars, 19:58

  • Share

Ekipi i avokatëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e paraburgimit në Durrës, një ditë përpara seancës së apelit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim me kusht.

Në këtë takim, atyre iu bashkua edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP", e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj.

Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

“Në Shtetet e Bashkuara, sipas Kushtetutës dhe legjislacionit amerikan, akuzat penale ngrihen vetëm kur ekziston një shkak i arsyeshëm që një vepër penale është kryer. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë”,- deklaroi Roberts.

Ai shtoi se “mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta dhe pa një rrezik të justifikuar është në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor dhe demokracisë”. “Nesër do të ndjek nga afër argumentet e apelit për çështjen e Kryetarit Veliaj”,- tha ai.

Studio Kasoëitz ka shërbyer si përfaqësues i Presidentit Trump "për një gamë të gjerë çështjesh gjyqësore për më shumë se 15 vjet", si në bizneset e tij ashtu edhe gjatë fushatës presidenciale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 10/03/2025 21:00

    Sa patetike. Nje avokat i “jashtem” mund te livadhise e prashise rrugeve te Tiranes por nese nuk eshte i licensuar nnga Dhoma perkatese lokale ai thjesht eshte nje spekullant e me keq kryen veper penale nese nuk ka cilesite ligjore sipas ligjeve tona. Ato ameriqanet ti zjeje e pije lengun me gjithe Ramen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?