TIRANË-Pas rreth 1 muaji izolim prej datës 10 shkurt kur u arrestua në zyrë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, aty ky thotë se do të përballet jo vetëm për të mbrojtur veten dhe familjen e tij, por çdo shqiptar që sipas nuk duhet të bie pre e gjyqeve popullor.
Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi ndodhet me raport për shkak të problemeve shëndetësore.
Ashtu siç nga qelia e ka kritikuar masën shtrënguese të arrestit në burg, Veliaj thotë në një postim të radhës, se do të kërkojë lirinë, me argumentin se nuk ka shanse të prishë provat, apo të largohet nga vendit.
Kryebashkiaku thotë se prokurori që po e heton Ols Dado është në konflikt interesi se ka kërkuar te ai leje ndërtimi për pallat, ndërsa i qëndron kritikave se është ngjitur në sistemin e drejtësisë pa meritë.
"Përshëndetje miq, Pas një muaji izolim, nesër do të rikthehem për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar, që beson se: Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas e s’kanë vend në Shqipërinë moderne. Shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.
Hetimi i biografisë personale apo vetting-u i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek. XXI. Kërkesa për pendesë ende pa akuzë, ngjan me gjyqet popullore histerike në vitet ‘60, por jo në 2025. Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi.
Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës. Shteti me “Uacap” në ditë pushimi, nga militantë të zellshëm të Saliut, sot hetues të Olsit, është fyerje ndaj reformës ku besuam të gjithë. Trajtimi i sipërmarresve si “kulakë” dhe përgjimi i njerëzve të biznesit pa fakte, i përket Shqipërisë së pas luftës, jo të demokracisë. Presioni ndaj dëshmitarëve, duke iu kujtuar burgun, prindërit e fëmijët, u përket xhelatëve të një regjimi, jo demokracisë.
Prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve, portaleve dhe kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë, e veç me dhunë mund të na heqin nga fushata. Më shumë do të them nesër në seancë! Shpresoj të jeni mirë! Kush po agjëron, e pastë sa më të lehtë, e kush më ka menduar e më ka mbajtur në lutje, Zoti ju bekoftë", shkruan Veliaj.
Masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje. Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula janë kundër masës “detyrim paraqitje”, ndërsa biznedmeni Elman Abdule, i cili është i arrestuar, kërkon një masë më të butë se paraburgimi. Edhe për ta kërkesat pritet të shqyrtohen në seancën e 11 marsit bashkë me kryebashkiakun Veliaj. Biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk kanë ankimuar vendimine Gjyktës së Posacme “detyrim paraqitje”.
Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.
Një ditë para se të paraqitet në seancën e Apelit, Veliaj do të ketë një takim me avokatët në ambientet e paraburgimit në Durrës. Në Apelin e Posaçëm këtë të hënë, u rrëzua kërkesa e vjehrrës së tij, Valbona Xoxe, nga gjyqtari Engert Pëllumbi i cili la në fuq sekuestron e vilës në Qerret. Ndërsa një seancë e Ajola Xoxës, po me gjyqtar Pëllumbin, kundër sekuestrove të llogarive bankare nga SPAK, u shty për më 12 mars, pasi Ols Dado paraqiti disa akte shtesë.
Komente

KAP SAPUNIN O LALI,,ERI,,,LENI LLAFET....
PërgjigjuErioni te lirohet urgjentisht, nuk mund te lihet ne burg per gjera te tilla shpresoj qe Pellumbi te shpetoje sistemin edrejtesise
PërgjigjuA e presèm si njè MREKULLI NGA LART, ditèn e vendosjes sè drejtèsisè ndaj kriminelit Sali Berisha pèr krimet e kryera ndaj shqiptarève? PO. A durohet Erion Veliaj, me kèto fantazitè e tij se Tirana do vdesè, po qe se ai nuk èshtè nè zyrèn e bashkisè? JO, NUK DUROHET. Tirana nuk vdiq, kur Erionèt e mbytèn nè plehra dhe e thanè pa ujè, e bènè tè pabanueshme me leje ndèrtimi qè jo vetèm nuk kanè asgjè pozitive, por edhe shkatèrruan çdo identitet kulturor tè qytetit. Kèta si Veliaj, vèrtetè mendojnè, se pa ta, nuk del dielli nè mèngjes.
PërgjigjuSPAK nuk ka bythë të godasin vrasësit Sali non grata ,Fatmir GËRDECI me shokë dhe meret me ata që punojnë.
PërgjigjuDo ju vije radha te gjitheve qe rrezuat bashkine e kryeqytetit! Bela Mafias, shtabit qe financon protestat e bashkise nga Elysee, Belo ezmerit, Linda Xhaferrit, do ju vije haka shpejt
Përgjigju