Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli u shpreh në 'Studio Live' për Arbër Hitajn se Argita Malltezi nuk mund të jetë e ardhmja e PD-së, ndërsa shtoi se pushteti i Edi Ramës nuk mund të përmbyset me molotov, por me ide politike.
'Edhe sikur të mos jetë zonja Malltezi, e shkuarja nuk mund të jetë e ardhmja. Humbja nuk mund të bëhet fitore. Kush nuk e kupton o i janë shpëlarë trutë, ose e shumë mirë po bën llogari meskine për karrige. Kjo gjë e ka futur sot politikën shqiptare në gjendje më të rëndë se në 90. Kemi një mazhorancë e shteruar nga idetë politike.
Opozita që do duhej ta rrëzonte këtë mazhorancë që përveç abuzimit ka shterim total idesh. Prandaj Rama flet në diasporë se nuk ka ç’flet më këtu. Nga ana tjetër opozita kthehet tek e shkuara e vet. Futet në një sherr dy vjeçar dhe në mungesë përgjegjësie akuzojnë njëri-tjetrin. Çfarë mesazhi është ajo. Ato që ia themi Edi Ramës ia themi njëri-tjetrin. PD ka pasur dy momente, në momentin e parë kur është krijuar, kur të gjithë vinin me ide. Gradualisht degradoi. Në 2001 mori një kthesë graduale deri me KOP e janar 2005. Më tepër se një proces i thellë ka qenë i lidhur me emrat, legjendat. Por nuk u kthye tek PD e Rithemelimit.
U shpërblye me mbështetje të opinionit publik. Sot jemi shumë larg. Ndaj kam kërkuar një parti më të madhe se kryetari. Në 2005 u bë pak më e madhe se kryetari. Sot kemi një parti shumë më të vogël se kryetari. Bën çfarë u thotë kryetari. Kënaqësia do ishte të kishim reflektuar. 11 dhjetoi ka qenë një mundësi e humbur. Ka qenë një mundësi politike e djegur. Pushteti i Edi Ramës nuk mund të çmontohet me molotov dhe duke djegur goma. Duhet qytetari. Duhet të ndryshojmë politikisht sjelljen tonë. Nëse jemi thjesht kundërshtar të Edi Ramës nuk kemi sjellë asgjë të re. Duhet të jemi ndryshe nga Edi Rama.'
Lajmi kryesor:
Vula e PD i kaloi Berishës, Kadilli thirrje Bashës: Mos e vijo betejën në Gjykatën e Lartë, dëmton opozitën! Të marrë fund kjo agoni
G.K//ReportTv.al