TIRANË - Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli foli në 'Studio Live' për Arbër Hitajn lidhur me vendimim e Gjykatës së Apelit ditën e sotme për tia kaluar vulën e PD-së, grupimit të RIthemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.
'Nuk e kam kurrë debatin e vulës si debat politik e kam parë si truk për të inspiruar mbështetës. Berisha duke luajtur me padrejtësinë e numrave, nga ana tjetër që Basha duke thënë se janë ndërkombëtarët që do na sigurojnë vulën. I krijojnë këto mite për mbështetje. Zoti Basha nuk më duket se ka formimin e atij që krijon mitin për situata të tilla. Gjë e mirë që u mor ky vendim. E rëndë nëse mbetet sërish varur nga aspektet ligjore. Zoti Basha ka deklaruar që e njeh vendimin. Nuk jam njohës i këtij momenti ligjor. Kam qëndruar larg, pasi e kam përçmuar si debat. Është përdorur nga secili. Nuk e shoh politikën si çështje vulash dhe logosh. E kishte Basha vulën në zgjedhjet e 14 majit. Do shpiken mite të reja', u shpreh Kadilli.
Kadilli tha se Basha nuk duhet ta vijojë betejën në Gjykatën e Lartë, pasi kjo agoni duhet të marrë fund.
Për mua s’duhet ta bëjë rekursin. Janë dy vendimi të gjykatës. Zgjatja e agonisë së këtij debati dëmton opozitën. Paqartësia e elektoratit dhe aktivistëve e dëmton opozitarizmin, do ta quaja një hap që dëmton opozitarizmin. Të marrë fund kjo agoni dhe të bien mitet që krijohen rreth simbolikave, gjërat që s’janë reale, që shërbyen për humbjen e 14 majit justifikohej edhe me mungesën e vulës. Kishin vulë, parti, buxhet nuk bënë garë. Vula ishte mit, këto mite tashmë do bien. Kushdo që ka marrë përsipër ta drejtojë opozitën me këtë vulë apo një tjetër.
Fatbardh Kadilli foli në 'Studio Live' edhe për deputetët që i qëndrojnë afër Berishës vetëm për të siguruar karrigen e deputetit. Sipas tij edhe sikur t'ja shtronin me flori, nuk do zgjidhte rrugën e servilizmit ndaj Berishës.
'Strukturat e partisë, forumet i kam shfrytëzuar. Edhe në kuvendet e Berishës kam përcjellë të njëjtin mesazh. Këto që unë them i pranojnë të gjithë në tavolinë por bëjnë llogari: S’bëhem deputet po pranova këto në televizor. Rruga për parlament kalon nga zemra e Sali Berishës, edhe të ma shtrojnë me flori nuk e pranoj këtë rrugë. Nuk kam qenë kurrë servil me të. Kam qenë këshilltar. Më ka respektuar e kam respektuar. Nuk ka pasur një fraksion sekonde raport adhurimi me të. Kjo nuk më bën mua jo opozitar, të pavlerë edhe për strukturat e partisë. Nuk më josh përballë ideve të mia.'
Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli u shpreh në 'Studio Live' për Arbër Hitajn se Argita Malltezi nuk mund të jetë e ardhmja e PD-së, ndërsa shtoi se pushteti i Edi Ramës nuk mund të përmbyset me molotov, por me ide politike.
'Edhe sikur të mos jetë zonja Malltezi, e shkuarja nuk mund të jetë e ardhmja. Humbja nuk mund të bëhet fitore. Kush nuk e kupton o i janë shpëlarë trutë, ose e shumë mirë po bën llogari meskine për karrige. Kjo gjë e ka futur sot politikën shqiptare në gjendje më të rëndë se në 90. Kemi një mazhorancë e shteruar nga idetë politike.
Opozita që do duhej ta rrëzonte këtë mazhorancë që përveç abuzimit ka shterim total idesh. Prandaj Rama flet në diasporë se nuk ka ç’flet më këtu. Nga ana tjetër opozita kthehet tek e shkuara e vet. Futet në një sherr dy vjeçar dhe në mungesë përgjegjësie akuzojnë njëri-tjetrin. Çfarë mesazhi është ajo. Ato që ia themi Edi Ramës ia themi njëri-tjetrin. PD ka pasur dy momente, në momentin e parë kur është krijuar, kur të gjithë vinin me ide. Gradualisht degradoi. Në 2001 mori një kthesë graduale deri me KOP e janar 2005. Më tepër se një proces i thellë ka qenë i lidhur me emrat, legjendat. Por nuk u kthye tek PD e Rithemelimit.
U shpërblye me mbështetje të opinionit publik. Sot jemi shumë larg. Ndaj kam kërkuar një parti më të madhe se kryetari. Në 2005 u bë pak më e madhe se kryetari. Sot kemi një parti shumë më të vogël se kryetari. Bën çfarë u thotë kryetari. Kënaqësia do ishte të kishim reflektuar. 11 dhjetoi ka qenë një mundësi e humbur. Ka qenë një mundësi politike e djegur. Pushteti i Edi Ramës nuk mund të çmontohet me molotov dhe duke djegur goma. Duhet qytetari. Duhet të ndryshojmë politikisht sjelljen tonë. Nëse jemi thjesht kundërshtar të Edi Ramës nuk kemi sjellë asgjë të re. Duhet të jemi ndryshe nga Edi Rama.'
Z.Kadilli ju jeni nje fatalist qe dorezoheni qe ne krismen e pare,ndoshta prandaj s'te votuan,sepse pane tek ty dicka qe ke frike t'ja pohosh dhe vetes.
Përgjigju