Sa i përket debatit të lidhur me kreu ne ardhshëm të Rithemelimit, teksa flitet për Argita Malltezin si pasuese e Berishës, deputeti Tritan Shehu në 'Studio Live' e shikon si gjë normale, pasi Malltezi është anëtare kontributore e PD-së që në themelimin e saj.
'Më duket diskutim shterp. Sepse zoti Berisha është kryetari i PD-së. E drejton ai. Se kush do jetë kryetari i ardhshëm do presim. GIta është aktiviste e hershme e PD-së. Ka të gjithë të drejtat si çdo anëtar. Është temë që hapet artificialisht. Është zoti Berisha kryetar. Shpresoj se ky izolim të zgjidhet sa më shpejt dhe zoti Berisha do e drejtoj dhe nga terreni.
Po pse të mos jetë? Është aktiviste e vjetër e PD-së. Pse kërkon të diskriminosh dikë? Ku janë konfliktet e interesit? Çdo anëtari i PD-së ia përcakton statuti të drejtat. Është diskutim për të krijuar vetëm mjegullnajë. Shpresoj që izolimi të përfundoj. Kur të vijë koha për të zgjedhur kryetarin e PD-së do vendoset sipas statutit', thotë deputeti.
Ndërsa gazetari Florgert Muça e shikon Argitën në krye si një vijim të Berishizmit.
'Shehu ka të drejtë në parim. Shanset e barabarta i ka edhe Argita edhe Shkëlzeni. Ajo që është e dëmshme për Rithemelimin është që të ketë në krye një non grata tjetër. Ajo që i duhet është pikërisht mbajtja e Argitës në krye të Rithemelimit. Ajo që do e mbante gjallë berishizmin është dikush nga oborri i doktorit. Berishizmi është fe', thotë Muça.
Lajmi kryesor:
Raportimi i Dumanit tek 'Ligjet'/ Tritan Shehu: SPAK po keqpërdoret! Flogert Muça: Çmitizoi akuzat e opozitës, tregoi dhe anën humane
G.K//ReportTv.al