Raportimi i Dumanit tek 'Ligjet'/ Tritan Shehu: SPAK po keqpërdoret! Flogert Muça: Çmitizoi akuzat e opozitës, tregoi dhe anën humane

22 Maj, 17:55| Përditesimi: 23 Maj, 09:09

  • Share

Deputeti Tritan Shehu dhe gazetari Flogert Muça komentuan aktualitetin politik të ditës së sotme në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn, ku theksi bie tek raportimi i Dumanit në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Shehu thotë se SPAK është një instrument politik dhe kjo dëshmohet tek rasti i Sali Berishës.

'Izolimi politik i Berishës pa akuza, pa u thirrur ndonjëherë, flet për përdorimin politik të SPAK. Si një instrument që kërkon të intereferohet edhe në procesin zgjedhor. Goditja e Berishës krijon handikap, edhe të rezultatit zgjedhor. Mjafton ky element. Që bie ndesh me Kushtetutën. Me të drejtën universale, derisa nuk ka asnjë akuzë. Keqpërdorim i SPAK, nga regjimi.

SPAK po përdoret si instrument politik. Nëse zoti Berisha del i pafajshëm, me një dëm kolosal, kush mban përgjegjësi. Kush është shkaku? Zoti Berisha kur e thirrën në mënyrë të ligjshme shkoi, kur e thirrën në mënyrë të paligjshme nuk shkoi', thotë Shehu.

Ndërsa gazetari Muça shprehet se SPAK me këtë aksion i hoqi alibinë PD-së se SPAK komandohet nga Rama dhe bandat e tij.

'Ne nuk duhet të mendojmë se bota rrotullohet rreth Sali Berishës. E trajtojmë sikur ka dy palë, doktori dhe SPAK. SPAK ka besueshmëri 4 herë më të fuqishme se Sali Berisha. Sot sPAK ndryshe nga çjemi mësuar të shohim ishte serioz, dinjitoz. Risi ishte që SPAK nuk mjaftohet vetëm me raportim por edhe me strategji në të ardhmen. Për krimet zgjedhore Dumani tha se do prezantohet një strategji për të pamundësuar ndërhyrjet në zgjedhjet. Është një moment që edhe unë po të isha në skuadrën e doktorit do thoja ka një problem', shprehet Muça.

Njëri thotë SKAP dhe torollak, tjetri thotë vazhdo punën. E tha dhe Majko kemi konflikt interesi por nuk kemi çtë bëjmë. Akti që ka ndodhur nga socialistët, po e lë SPAK të bëjë punën e vet dhe ky është lajm i mirë. Ajo që ndodhi me operacionin e fundit, ka çmitizuar edhe argumentin e fundit për zgjedhjet. Në momentin që janë në tavë 50 shefa të grupeve kriminale, nuk e ka Rama në dorë SPAK dhe e dyta në zgjedhjet që do vijnë nuk do kenë alibi.

Sa i përket vizitës së sekretarit të Jashtëm britanik në Tiranë, Lord Cameron, deputeti shton se marrëdhëniet me Britaninë gjithnjë kanë qenë të mira.

'Vizita të tilla janë të rëndësishme. Britania është partner i rëndësishëm për vendin tonë. Marrëdhënien me Britaninë kanë qenë prioritare. Britania e Madhe ka qenë mbrojtëse e demokracisë shqiptare që në Luftën e Dytë Botërore, ishte vizitë e rëndësishme. Përshëndetet. Ka rëndësi të madhe për Shqipërinë. Nuk kam tjetër vlerësim', shtoi deputeti Tritan Shehu.

Ndërkohë një diskutim është ndezur këto kohë në kampin opozitar, teksa flitet se Argita Malltezi mund të jetë liderja e ardhshme e Rithemelimit. Shehu e shikon si një debat shterp, pasi Malltezi sipas statutit gëzon çdo të drejtë si çdo anëtar tjetër i PD-së të kandidojë.

'Më duket diskutim shterp. Sepse zoti Berisha është kryetari i PD-së. E drejton ai. Se kush do jetë kryetari i ardhshëm do presim. GIta është aktiviste e hershme e PD-së. Ka të gjithë të drejtat si çdo anëtar. Është temë që hapet artificialisht. Është zoti Berisha kryetar. Shpresoj se ky izolim të zgjidhet sa më shpejt dhe zoti Berisha do e drejtoj dhe nga terreni.

Po pse të mos jetë? Është aktiviste e vjetër e PD-së. Pse kërkon të diskriminosh dikë? Ku janë konfliktet e interesit? Çdo anëtari i PD-së ia përcakton statuti të drejtat. Është diskutim për të krijuar vetëm mjegullnajë. Shpresoj që izolimi të përfundoj. Kur të vijë koha për të zgjedhur kryetarin e PD-së do vendoset sipas statutit.'

Ndërsa Muça e shikon Argitën në krye si një vijim të Berishizmit.

'Shehu ka të drejtë në parim. Shanset e barabarta i ka edhe Argita edhe Shkëlzeni. Ajo që është e dëmshme për Rithemelimin është që të ketë në krye një non grata tjetër. Ajo që  i duhet është pikërisht mbajtja e Argitës në krye të Rithemelimit. Ajo që do e mbante gjallë berishizmin është dikush nga oborri i doktorit. Berishizmi është fe', thekson Muça.

Lidhur me raportimin e Dumanit, gazetari shton se kreu i SPAK tregoi dhe një anë humane të një kryeprokurori teksa shpalosi punën e palodhur në Prokurorinë e Posaçme.

'Bëri një rezonancë të të gjithë aktivitetit kriminal dhe se si SPAK është vënë në lëvizje. Shifrat ishin konkrete. Puna vetë tregonte se është punuar vërtetë deri në 16 orë. Ajo që më bëri përshtypje ishin debatet e Dumanit dhe Flamur Nokën, pjesa tjetër ishte rutinë. Zoti Dumani tentoi të bëjë një lloj zhveshje e prokurorit nga ai individ i paprekshëm që nuk ka emocione.

Në momente ishte dhe pak emocional me zotin Noka, sepse ai e provokoi se jeni ushtar. Dhe thoshte nuk ka shanse të na shantazhojë njeri. Tregoi dhe një lloj anë humane të prokurorit që i shërben lidhjes së organit të drejtësisë me njerëzit. E pashë Dumanin edhe si njerëz PR që reklamonte punën e tij. Pashë një Duman shumë të apasionuar për të mbrojtur punën e tij por edhet të promovojë punën e tij edhe si politikanë. Ishte një ngjarje pozitive për demokracinë,' përfundon gazetari.

Ora 18:00
Argita në krye të Rithemelimit? Tritan Shehu: Pse të mos jetë? Flogert Muça: Vijim i Berishizmit

 

Sa i përket debatit të lidhur me kreu ne ardhshëm të Rithemelimit, teksa flitet për Argita Malltezin si pasuese e Berishës, deputeti Tritan Shehu në 'Studio Live' e shikon si gjë normale, pasi Malltezi është anëtare kontributore e PD-së që në themelimin e saj.

'Më duket diskutim shterp. Sepse zoti Berisha është kryetari i PD-së. E drejton ai. Se kush do jetë kryetari i ardhshëm do presim. GIta është aktiviste e hershme e PD-së. Ka të gjithë të drejtat si çdo anëtar. Është temë që hapet artificialisht. Është zoti Berisha kryetar. Shpresoj se ky izolim të zgjidhet sa më shpejt dhe zoti Berisha do e drejtoj dhe nga terreni.

Po pse të mos jetë? Është aktiviste e vjetër e PD-së. Pse kërkon të diskriminosh dikë? Ku janë konfliktet e interesit? Çdo anëtari i PD-së ia përcakton statuti të drejtat. Është diskutim për të krijuar vetëm mjegullnajë. Shpresoj që izolimi të përfundoj. Kur të vijë koha për të zgjedhur kryetarin e PD-së do vendoset sipas statutit', thotë deputeti.

Ndërsa gazetari Florgert Muça e shikon Argitën në krye si një vijim të Berishizmit.

'Shehu ka të drejtë në parim. Shanset e barabarta i ka edhe Argita edhe Shkëlzeni. Ajo që është e dëmshme për Rithemelimin është që të ketë në krye një non grata tjetër. Ajo që  i duhet është pikërisht mbajtja e Argitës në krye të Rithemelimit. Ajo që do e mbante gjallë berishizmin është dikush nga oborri i doktorit. Berishizmi është fe', thotë Muça.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?