Përveç faktit që sot shqiptarët nga të gjithë trevat u bashkuan në Tiranë dhe Vlorë për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë, kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se ndaj shqiptarëve në komunën që drejton po bëhet një spastrim etnik administrativ.
Ai tha se shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb dhe vazhdimisht nuk marrin asnjë shërbim administrativ nga qytetarët e tjerë.
“Dita sot është edhe festive por duhet edhe diskutuar. Dita e sotme për ne në Preshevë sepse ne harroojmë si të gjithë shqiptarët në botë se jemi të diskriminuar. Që konsiderohemi nga shteti serb si qytetarë të klasës së dytë. Shqiptarët po mbyten dalëngadalë në Preshevë, po ndodh një spastrim etnik burokratik në Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës është një plagë që në vazhdimësi rrjedh plagë. Nëse një pjesë e trupt rrjedh gjak, atëherë i gjithë trupi nuk gjen dot rehat. Prandaj unë kërkoj më shumë nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Kosova po injorohemi. Kritika ime nuk është vetëm ndaj Serbisë por autokritikë edhe brenda nesh. Kërkoj më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërkojmë më shumë lobim”- u shpreh Arifi.
Sipas tij, shqiptarët janë të përçarë edhe në Luginën e Preshevës dhe kjo vjen sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Ai u shpreh se Kurti pranoi asociacionin e komunave me shumicë serbe por nuk e ngre zërin për shqiptarët e Luginës.
“Të gjithë anjkohemi për të, diçka nuk mund të jetë në rregull me Kurtin. Të na lërë rehat se merremi vetë me hallet tona. Nuk dorëzohemi ne ndaj serbëve edhe pse nuk kemi mbështetje”-tha kryebashkiaku i Luginës së Preshevës.
Lajmi kryesor:
111 vjetori i pavarësisë, Dredha: Rrugët e Vlorës janë plot, ka shqiptarë nga të gjitha trevat! Arifi: Lugina e Preshevës, një 'plagë', kërkojmë mbështetje
B.V/ReportTv.al