Kronikë

Arjan Sala humbi jetën mes flakëve, Meta: Heroi ynë, mbi vetëflijimin e tij të ndërtohet një shtet më njerëzor që nuk i braktis njerëzit

27 Mars 2021, 09:27| Përditesimi: 27 Mars 2021, 09:30

  • Share

1616741162_meta.jpg

Mbi vetëflijimin e Arjan  Salës duhet të ngrihet një shtet më njerëzor dhe reagues. Kjo është thirrja e Presidentit Ilir Meta, teksa reagon për tragjedinë e ndodhur këto ditë teksa mori flakë një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë.

Meta shkruan në Facebook se 'Arjan Sala është heroi ynë'.

"Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij. Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane. Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.  Ngushëllimet më të ndjera familjes! Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar". shkruan Meta.

 


Lajmi kryesor:

Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, luftoi me to për të shpëtuar 20 kolegët, Arjan Sala përcillet sot për në banesën e fundit! Qeveria: Gati ta shpallim 'Dëshmor i Atdheut'


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?