Kronikë

Mbeti i bllokuar mes flakëve në magazinë, luftoi me to për të shpëtuar 20 kolegët, Arjan Sala përcillet sot për në banesën e fundit! Qeveria: Gati ta shpallim 'Dëshmor i Atdheut'

27 Mars 2021, 07:18| Përditesimi: 27 Mars 2021, 15:37

  • Share

Është nxjerrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia. Sipas policisë tek "Casa Italia" si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e sotëm u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë, që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi është identifikuar nga xhaxhai i 32-vjeçarit, dhe më pas është dërguar në morg. Ndërkohë që po sot rreth orës 14 ai është përcjellë për në banesën e fundit. 32-vjeçari ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se 32-vjeçari ka luftuar shumë orë për të mbijetuar, pasi ishte mbuluar edhe me rroba dhe ishte fshehur në një dhomë të magazinës, ku dhe u gjet i pajetë. Arjan Sala ishte babai i një fëmije dy vjeç.

Ndërkohë që pas reagimeve në rrjetet sociale, zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka dhënë lajmin se Komisioni Qendror i Statusit "Dëshmori i Atdheut" "me porosi te Kryeministrit është gati për t'i dhënë titullin  shtetasit heroik Arjan Sala por po pritet përfundimi i hetimeve".

Zjarri ra pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 një magazinë tek Casa Italia. Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë.  Magazina ishte në bodrumin e qendrës tregtare dhe shërbente si vendgrumbullim materialesh që shiteshin në dyqanin lart. Rezulton se ajo të ketë qenë e tejmbushur me materiale. Në momentin e rënies së zjarrit në magazinë kanë qenë rreth 20 punonjës të cilët kanë arritur të shpëtojnë përveç kolegut të tyre që i ndihmoi, Arjan Sala.

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan të gjitha forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, nga Kamza, të Ushtrisë si edhe operacionet e kërkim shpëtimit të minierave. Familjarët madje ngritën akuza në drejtim të zjarrfikësve ku pretenduan se ajo ka mbërritur me vonesë dhe sikur kjo të mos mjaftonte nuk kanë pasur pajisjet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë djalit të tyre.

1616841452_1616827494sala.jpg

 

 

 

Ora 14:31
'Edhe  Bashkia Tiranë do të nderojë heroin Arjan Sala', Veliaj: E paharruar qoftë sakrifica e tij

1616851939_74a042d54d5b4805951f68b588fac8f5.jpg

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.

Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala. “Edhe  Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Veliaj.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës me bombola oksigjeni, veshje termike, ndriçim, etj,  flakët u përhapën me shpejtësi në magazinën pranë sheshit “Shqiponja”, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj që gjendeshin brenda.

Ora 11:46
Arjan Sala 'Dëshmor i Atdheut', zv. ministri i Mbrojtjes: Me porosi të Ramës jemi gati për t’i dhënë statusin, presim ekspertizën dhe propozimin

1616827106_sala.png

Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka dhënë lajmin se Komisioni Qendror i Statusit "Dëshmori i Atdheut" "me porosi te Kryeministrit është gati për t'i dhënë titullin  shtetasit heroik Arjan Sala por po pritet përfundimi i hetimeve"

"Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranes për të marrë vendim të menjëhershëm. Humbja e jetës se Arjan Salës, perverse na shkakton dhimbje te papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e te tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë", ka shkruar  Petro Koçi.

Ora 11:46
Tragjedia mes flakëve në magazinë në Tiranë, Goxhaj për Report Tv: Sala tentoi të fikë vatrën e zjarrit! Godina respektonte masat e sigurisë, por po hetohet për materialet e magazinuara

 

Shkëlqim Goxhaj drejtor i Forcave Zjarrfikëse të Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjetjen e trupit të Arjan Salës nga magazina ku mbeti i bllokuar pasi u përfshi nga flakët.

Në një intervistë për Report Tv, Goxhaj tha se trupi i tij është gjetur në mes të magazinës, dhe sipas tij ai është përpjekur që të shuajë vatrën e zjarrit për faktin se në afërsi të tij janë gjetur dy fikëse zjarri.

‘Trupi është nxjerrë para orës 2 të mëngjesit rreth orës 1 e 40 minuta. Është evidentuar nga forcat zjarrfikëse dhe është lajmëruar policia e shtetit dhe ambulanca, trupi ndodhej në mesin e magazinës dhe nga vendi i ngjarjes, duket se ka tentuar të eliminojë vatrën e zjarrit, pasi ndodheshin pranë tij edhe dy fikëse zjarrit që përdoret në këto raste.

Trupi i viktimës është dëmtuar në pjesën e gjymtyrëve dhe pjesa tjetër është mbuluar nga rrobat e lagura. Në momentin që viktima ka tentuar të bëjë shuarjen e vatrës së zjarrit, rrobat nuk kanë qenë të lagura. Për mbi 18 orë është kërkuar trupi dhe ka qenë shumë e vështirë për ta gjetur. Ka qenë e vështirë për të gjetur turpin për arsye se ka pasur edhe pjesë inertesh. Është punuar në kushte ekstremisht të vështira, qoftë edhe për ajrin, pasi frymëmarrja ka qenë me aparatura speciale, pasi ka qenë e pamundur që të futeshin në kushte normale. Ka pasur edhe shumë inerte të rrëzuara në dysheme. Por fatmirësisht nuk është dëmtuar asnjë zjarrfikës. Vetëm një punonjës është asfiksuar natën e parë.

Pozicioni ku ka qenë i shtrirë qytetari ka shanse që të jetoj vetëm pak minuta, pasi vdes nga asfiksia. Kemi tentuar që ta kontaktojmë me radiot e policisë brenda orëve të para, por nuk ka pasur reagime.’- tha Goxhaj.

I pyetur nëse ka pasur dalje emergjence, Goxhaj tha se ndërtesa ka qenë e rregullt, dhe se ka pasur tre dalje, por materialet plastike duan kohë që të fiken. Goxhaj tha se përqendrimi i hetimeve, do të bëhet nëse ka qenë vetëm për materiale plastike apo për diçka tjetër.

‘Tani duhet të theksojmë se materialet, shumica janë materiale plastike dhe është e vështirë të fikej zjarri. Ne do të përqendrojmë hetimin, nëse ka qenë vetëm për materiale plastike apo për diçka tjetër. Në çdo vend janë masat e mbrojtjes nga zjarri, por në plastike, shërbimit zjarrfikës u duhet ditë të tëra për ta fikur. Vetëm evakuim u duhet shumë kohë. Janë tre hyrje, ka pasur tre dalje godina. Fikëset kanë qenë funksionale dhe punonjësit janë munduar që ti përdorin. Duhet të evakuohesh. Duhet të dini se nuk dua të mbroj biznesin, por ato kanë furnizuar me ujë. Punonjësit rrinin aty gjatë gjithë kohës. Kur shërbimi zjarrfikës merr vesh se brenda ka qytetarë do të merret çdo masë. Jemi futur në ambiente 900 gradë celcius. Gjatë gjithë natës parë u tentua të hidhej ujë. ’- tha Goxhaj.

 

 

Ora 11:11
Ilir Meta shkon për ngushëllim te familja e Arjan Salës: Ngjarje të tilla janë tronditëse, çdo institucion të vihet para drejtësisë

Ende pa mbërritur trupi i të ndjerit Arjan Sala, në familjen e tij e tij kanë mbërritur edhe shumë zyrtarë për ngushëllim. Presidenti Ilir Meta pas ishte për ngushëllim në shtëpinë e Salës foli për mediat e pranishme jashtë .  

Meta tha se ngjarje të tilla janë tronditëse ku çdo institucion të vihet para drejtësisë.

"Vetëm falë përkushtimit të tij, heroizmit të tij u shpëtuan shumë jetë të tjera njerëzore. Është një ngjarje për të reflektuar për strukturat e reagimit të emergjencave. Edhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla t'i raportojnë pa censurë. Janë ngjarje tronditëse ku çdo institucion duhet të vihet para drejtësisë.  Heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më. Ne do ta kujtojmë shembullimin e tij, të një qytetari të përgjegjshëm , të një patrioti i cili pranoi të lerë pas një fëmijë jetim për të shpëtuar të tjerë", tha Meta.

Ora 09:59
Ishte punonjës në kompaninë e tij, Breçani: Arjan Sala të shpallet 'Dëshmor i Atdheut'

1616835682_brecanisala.jpg

Ish-drejtues në Policinë e Shtetit, aktualisht pronar i kompanisë private të sigurisë ku punonte Arjan Sala, Erzen Breçani ka bërë thirrje që i riu të shpallet 'Dëshmor i Atdheut'.

Sipas tij veprimin e Salës do ta kishte zili çdo punonjës policie, qoftë shtetëror apo privat, ndërsa i kërkon prefektit të Tiranës, që 32-vjeçari të shpallet dëshmor i Atdheut, dhe të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.

Propozimin për ta shpallur dëshmor Breçani ia bën Prefektit dhe Këshillit të Prefekturës Tiranës.

Ora 09:27
Arjan Sala humbi jetën mes flakëve, Meta: Heroi ynë, mbi vetëflijimin e tij të ndërtohet një shtet më njerëzor që nuk i braktis njerëzit

1616741162_meta.jpg

Mbi vetëflijimin e Arjan  Salës duhet të ngrihet një shtet më njerëzor dhe reagues. Kjo është thirrja e Presidentit Ilir Meta, teksa reagon për tragjedinë e ndodhur këto ditë teksa mori flakë një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë.

Meta shkruan në Facebook se 'Arjan Sala është heroi ynë'.

"Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij. Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane. Mbi vetëflijimin e Tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor, më i dhembshur, më social dhe më reagues, që nuk i braktis njerëzit në nevojë në momentet më të vështira, por që mendon për ta dhe i respekton me përulësi çdo ditë Heronjtë e thjeshtë e të heshtur dhe sakrificat e tyre në shërbim të komunitetit.  Ngushëllimet më të ndjera familjes! Lutemi që shpirti i Heroit tonë Arjan Sala të prehet në paqen e merituar". shkruan Meta.

 

Ora 09:15
Luftoi disa orë me flakët për të mbijetuar, trupi i Arjan Salës u gjeti mbuluar me rroba, në fund të magazinës

 

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se vdekja e 32-vjeçarit ka ndodhur nga asfiksia dhe se trupi i tij kishte pësuar djegur në gjymtyrë.

Ai ka luftuar shumë orë për të mbijetuar, pasi ishte mbuluar edhe me rroba dhe ishte fshehur në një dhomë në fund të magazinës. Trupi i 32-vjeçarit është gjetur në pjesën fundore të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare. Arjan Sala ishte i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël 2 vjeç.

Prokuroria ka atashuar dy prokurorë në grupin e policisë dhe shërbimit zjarrfikës për vazhdimin e hetimeve për të zbuluar shkaqet e zjarrit. 

Ora 09:05
‘Po më digjet zemra’, rrëqeth me fjalët vëllai i 32-vjeçarit, i cili nuk i mbijetoi ‘luftës’ me flakët

“Po me digjet zemra”, këto ishin fjalët rrëqethëse të vëllait të 32-vjecarit Arjan Sala, disa orë përpara se turpi i tij i pajetë të nxirrej nga magazina tek Casa Italia, pas shumë orësh lufte me flakët.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Edmond Sala me fjalët e mbushura me dhimbje, shkruan “O heroi im, me ike në lule të rinisë”, duke shtuar se në zemrën e tij do të jetë përgjithmonë.

 

Ora 09:01
Zjarrfikëset gjejnë trupin e pajetë të rojes së ndërtesës, zbulohen pamjet e betejës 50 orëshe me zjarrin (Video)

Pas një beteje tepër të vështirë me flakët si pasojë e materialeve që gjendeshin brenda magazinave, zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 33-vjeçarit Arjan Sala.

Nga pamjet e siguruara, shihen se si të pajisura me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, zjarrfikësit kanë dërguar tubat e ujit deri në vatrën e zjarrit për të luftuar me flakët, pavarësisht vështirësive tepër të mëdha dhe për jetën e tyre.

Që me marrjen e telefonatës, efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por materialet që janë djegur janë brenda magazinës janë me lëndë shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi. 

Ora 07:45
Çdo gjë e shkrumbuar, dalin pamjet brenda magazinës ku humbi jetën 32-vjeçari! Familjarët kërkojnë trupin me elektrik dore

 

Këto janë pamjet brenda magazinës tek Casa Italia, e cila u përfshi nga flakët që nga pasditja e së mërkurës dhe vetëm sot u bë e munduar shuarja e zjarrit. Siç shihet nga pamjet çdo gjë është shkrumbuar, dhe pas kanë mbetur vetëm kolonat. Fatkeqësisht trupi i Arjan Salës, i cili mbeti i bllokuar pasi ndërhyri për të fikur zjarrin, u gjet i pajetë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gon sallata: 27/03/2021 17:28

    Idiot ,,ra zjarr ik nga rreziku....apo dp i shhpetoje pasurine gon dukes...

    Përgjigju
    • Berat: 27/03/2021 21:24

      O gon sallata at befsha motren sallat

  • Erik: 27/03/2021 08:08

    Ngushellime familjes dhe te afermve per humbjen e te riut.

    Përgjigju
    • Rudi: 27/03/2021 17:31

      Nje ngjarje sh tronditese qe te dritheron shpirtin,per nje hero djale i ri qe luftoi,ne mes flakeve ,me ndjenjen e pergjegjesise ne punen e tij,per te shpetuar jetet e njerzve dhe objektin. Ngushellime nga zemra prinderve te tij,gruas e te afermeve per humbjen para kohe te djalit dhe vellait te tyre.Qofte i paharruar deshmori me i ri i Atdheut!!

    • Rudi: 27/03/2021 16:50

      Nje ngjarje shume e dhimbeshme qe te dritheron,per jeten e humbur te nje te riu qe luftoi si hero me ndjenjen e pergjegjesise se detyres,qe kishte per te shpetuar jo vetem jetet e te tjereve por edhe ne tentative per te shiat zjerrin,per ruajtur objektin. Nje hero i vertete! Ngushellime familjes prinderve gruas e te afermeve.Qofte i paharruar kujtomi o deshmorit te Atdheut@!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?