Kronikë

Arjan Salaj vdiq mes flakëve në magazinë, Report Tv zbardh ekspertizën paraprake: Shkak një shkëndije elektrike! Zjarri u fik fillimisht, por u aktivizua pas 30 minutash

28 Mars 2021, 12:14| Përditesimi: 28 Mars 2021, 15:15

  • Share

Report Tv zbardh ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën e nëndheshme disa ditë më parë në një qendër tregtare në Tiranë.  Zjarri në magazine me mallra plastike e veshje, dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit.  Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse ju deshën mbi 2 ditë për t’i shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Të parët që tentuan të shuajnë zjarrin ishin punonjësit e sigurisë mes tyre edhe Arjan Salaj, që fatkeqësisht u gjet i pajetë ditën e djeshme në magazinën e shkrumbuar.  Punonjësit e sigurisë shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas.

Në orën 15:30 flakët aktivizuan alarmin, ndërsa 2 punonjës dhe djali i pronarit u futën t’i shuanin. Arjan Salaj u fut thellë në magazinë që të shuante flakët, thonë burime për Report Tv. Ai tentoi të largohej nga dera e emergjencës por u rrëzua për shkak të errësirës dhe tymit.

Si u fut Arjan Salaj për të shuar zjarrin? Ai mori bombolën e shuarjes së zjarri dhe u fut  për të fikur flakët, ndërsa pas tij ishte edhe një punonjës dhe djali i pronarit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme duke mos i kontrolluar dot më vetëm me bombolën  shuarjes së zjarri dhe për këtë punonjësi dhe djali i pronarit kanë dalë nga dera kryesore në të cilën hynë, ndërsa Arjan Salaj tentoi të dilte nga dera e emergjencës që ishte më parën vartës së zjarri por është rrëzuar dhe nuk ka mundur dot të dalë më. Trupi i tij i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur shumë pranë derës së emergjencës.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Arjan Sala, u nxor pas 3 ditësh pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare "Casa Italia". Trupi u  identifikua nga xhaxhai i 33-vjeçarit, dhe më pas është dërguar në morg. Ai u përcoll dje nga familjarët në banesën e fundit, ndërsa qeveria pritet ta shpallë Dëshmor të Atdheut.

Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë në magazinë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. 

Vendi ku u gjet trupi i pajete i Arjan Salajt

Kabëlli nga i cili u ndodhi shkëndija elektrike

Skema e ekspertizën paraprake

Viktima Arjan Sala

I.K/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/03/2021 02:54

    /SHABAN/ jam shume dakord me ju.

    Përgjigju
  • Shaban: 28/03/2021 14:23

    Instalime amatoresh te percjellesve elektrike. Asnje sistem fikes zjarri (sprinkler).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?