Politikë

Arjana Kalaja u shfaq duke ‘blerë’ vota publikisht, Berisha e justifikon: Ishte shpërblim për stafin

22 Prill, 13:33| Përditesimi: 22 Prill, 14:37

  • Share

 

Kreu i PD, Sali Berisha ka justifikuar kandidaten e tij për deputete, Arjana Kalanë e cila u shfaq me një video në Facebook, duke ofruar 1 mijë, 500 dhe 200 euro për ata që do ta mbështesin më 11 maj. Berisha tha se ishte keqkuptim, pasi ishte shpërblim për stafin, por në fakt Kalaja shfaqet qartë në video duke thënë se do shpërblejë mbështetësit e saj pikërisht një ditë para zgjedhjeve.

"Statusin ajo e ka hequr, ajo ka pasur fjalën për anëtarë të stafit të saj. Siç e kam kuptuar unë. Cili nga anëtarët e stafit do punojë më shumë, do ketë këtë shpërblim, por ai status është hequr, sepse kanë menduar se ka krijuar një keqkuptim", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Mosha disfavor për zgjedhjet? Berisha: E quaj avantazh, Ramën e kam ftuar të ballafaqohemi, të shohim kush ka shenja të rrjedhjes


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?