Sociale

Arkitektët nga e gjithë bota në Tiranë: Po sillni një pranverë që Europa nuk e ka! Kuma: Vendi juaj, i ngjashëm me Japoninë

6 Qershor, 12:09| Përditesimi: 6 Qershor, 15:25

  • Share

TIRANË- Janë të shumtë ata që Shqipërinë e shohin si një laborator ku eksperimentohen tendencat, edhe ato më të guximshme, të arkitekturës bashkëkohore.

Edhe sot në Tiranë, ata nuk ishin mbledhur në një sallë të zakonshme konferencash, por në një hapësirë gati eksperimentale, hollin e një godine në ndërtim e sipër në qendër të kryeqytetit. Në vend të pllakave të mermerta, ishin tapete dhe qilime shumëngjyrësh me motive tradicionale shqiptare. Në vend të poltronave, ishin stola apo karrige të thjeshta druri. ndërsa në bordurat e një rrethi betoni,i ngjashëm me sofrën shqiptare, qarkuar me jastiqe po ashtu me motive popullore.

Një zgjedhje e veçantë, ku detajet lidheshin ngushtësisht me Shqipërinë, si dhe vetë emri i festivalit, Bukë e zemër”, të cilit i shtohet dhe fraza, “Sillni pak kripë, ju lutem”! Trinia e mikpritjes së shenjtë shqiptare, siç tha kryeministri Edi Rama duke shpjeguar për miqtë nga thuajse të gjithë kontinentet domethënien: “Bukë për stomakun, kripë për shije, e ça ka më rëndësi zemrën për sigurinë e tyre.”

Arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, kanë sjellë me vete edhe të ftuarit e tyre, për të ndarë ekspericencat e tyre. 

“Shqipëria nuk është një vend që tërheq arkitektët më të mëdhenj të botës me para dhe shkëlqime, por me besimin në realitetin e një ëndrre. Ky festival është një Bajram i shpirtit, një akt i hedhjes së hapave para jo për të dominuar tokën por për ta dëgjuar. Shqipëri që prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë", tha Rama. 

Gjatë fjalës së tyre, arkitektët u shprehën se Shqipëria po sjell një pranverë, që Europa vetë nuk po e ndjen.

Shqipëria do të sjellë pranverë një Europë, që Europa vetë nuk po e ndjen. Kemi ëndrrën të përqendrohemi për të krijuar hapësira të ndihemi si në shtëpi në qytetet tona që janë mbushur me jetë dhe mirëqenie. Po jetojmë në një energji të përbashkët. Kemi inteligjencë kolektive që rritet dhe nis falë incitavave si kjo e sotme. Duhet të bëjmë më shumë për rritjen dhe të arrijmë ëndrrën e përbashkët që kemi”-u shpreh një prej arkitekteve.

Arkitekti i njohur japonez Kengo Kuma, studio e të cilit ka fituar projektin për qendrën e re të vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, ndau reflektimet e tij mbi Shqipërinë, trashëgiminë dhe potencialin e saj arkitektonik. Gjatë pjesëmarrjes në festivalin ndërkombëtar të arkitekturës “Bukë, zemër dhe pak kripë” në Tiranë, Kuma tregoi për vizitën e parë në Shqipëri dhe theksin e vendosi tek lidhja shpirtërore që ndjeu me vendin tonë.

“Vizioni im i parë për Shqipërinë është ai i vizitës së parë, para 10 vitesh. Ne kur kishim projektin e Butrintit ishim aty për 3 vite dhe përshtypja ime është që Shqipëria është e ngjashme me Japoninë. Sa i përket përmasave nuk është vend i madh, por kjo vjen për shkak të historisë, vetë kam lindur në 1954 dhe atëherë në ato vite isha 9 vjeç kur ndodhi lufta e dytë botërore dhe familja ime ka ardhur nga Nagasaki duke patur dhe përvojën e bombardimit atomik. Ishim dëshmitarë të rritjes që pati Japonia pas luftës. Ndjeva këtë lloj ndjeshmëria mes Japonisë dhe Shqipërisë”, tha Kuma.

Gjatë fjalës së tij, Kengo Kuma theksoi se topografia malore e Shqipërisë, me lugina e male që pasojnë njëra-tjetrën, krijon një diversitet unik që lidhet ngushtë me kulturën, mjeshtërinë dhe ndjeshmërinë e vendit, duke e krahasuar këtë strukturë natyrore me atë të Japonisë. Kuma nënvizoi se përpunimi i gurit nga mjeshtrit vendas është një pasuri që mund ta bëjë Shqipërinë një shembull për të ardhmen në arkitekturë.

“Duke parë dhe topografinë e Shqipërisë, është një vend malor dhe Butrinti po ta shikosh është 4 orë larg, janë luginat dhe male njëra pas tjetrës dhe rëndësia e topografisë, e kulturës dhe personalitetit është shumë e lidhur. Nëse ke lugina dhe male që ndjekin njëra tjetrën aty shikon diversitetin. Edhe vetë ndjeshmëria është e lidhur me topografinë. Po të shohësh mjeshtrit e ndërtimit jetojnë në lugina, e njëjta gjë edhe në Japoni. Kemi pothuajse të njëjtën topografi. Ndoshta Shqipëria është kjo lloj mjeshtërie, që unë vetë doja të punoja me këtë lloj mjeshtërie të përpunimit të gurit, dhe këto janë aspekte shumë të rëndësishme për vendin. Shqipëria mund të jetë një shembull i botës për të ardhmen”, tha ai.

Pjesë e festivalit që do të zgjasë deri të dielën, janë majat e arkitekturës botërore, emra që kanë lënë shenjë në pjesë të ndryshme të globit. Për të gjithë mesa duket kryeministri kishte rezervuar dhurata të vecanta, si kollarja me një nga pikturat e tij, të cilën, një nga emrat e mëdhenjë të fushës, amerikani Steven Holl, kishte zgjedhur ta vinte menjëherë.

Ora 12:24
‘Pashë një ekspozitë të tij’, arkitekti portugez Siza rrëfen njohjen me Ramën: Një kryetar bashkie që po rinovonte Tiranën

Arkitekti i njohur portugez Alvaro Siza ishte një nga të ftuarit në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread and Heart”, ku ndau me publikun historinë e njohjes së tij me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij, Siza kujtoi se fillimisht kishte dëgjuar për Ramën nga një kolege arkitekte, Camille Rebelo, e cila i foli me entuziazëm për Tiranën dhe për një kryetar bashkie që po përpiqej ta transformonte qytetin. Siza tregoi se mikja e tij e çoi të shihte dhe një ekspozitë me punimet e kryeministrin Rama, më të cilin më pas është takuar në Porto dhe mori ftesën për një projekt në Adriatik.

“Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, për fat të keq nuk munda të vija. Dikur kam vizituar detin Adriatik dhe gjithashtu vija nga Kroacia. Camille Rebelo që po projektonte një kullë në Tiranë më kishte folur me entuziazëm për një vend ku arkitektura nuk konsiderohet një luks i nevojshëm. Më tregonte për një kryetar bashkie që po rinovonte Tiranën dhe që shpresonte për një jetë më të mirë për popullsinë. Më çoi në një ekspozitë ku shfaqeshin punimet e kryetari të bashkisë dhe kryeministrit të tanishëm. Më vonë u takuam në Porto dhe mora ftesën për një plan në Adriatik, e pranova me entuziazëm. Projekti u zhvillua me lehtësi e dialog”, u shpreh arkitekti portugez.

Ora 12:12
Arkitekti amerikan tregon dhuratën e veçantë: Kjo kravatë është punim i Edi Ramës (VIDEO)

 

Në Tiranë po mbahet “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre.

Arkitekti amerikan, Steven Holl i cili është pjesëmarrës në projektin Expo Albania tregoi kravatën që mori dhuratë nga Rama e pikturuar nga vetë kryeministri.

“Po përpiqem të kuptoj cili është ky moment në histori duke parë projektet e mëdha siç mund të ishte projekti i Miteranit por ai nuk mund të vizatonte dhe pikturonte si Edi Rama sepse edhe kjo kravatë është punim i tij. Duke parë dështimet fillova të mendoja: Ne kemi bërë 130 konkurse dhe kemi fituar 1 në 5, por zyra nuk mund të ekzistonte pa patur mundësi të tilla dhe pa mbështetje”, u shpreh Holl.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?