Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-0 kundër Letonisë në Tiranë, për sfidën e Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Pas ndeshjes foli Arlind Ajeti. Mbrojtësi kuqezi luajti 90 minuta dhe thotë se ekipi mund të shënonte golin e dytë. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është më 11 tetor në Beograd kundër Serbisë dhe Ajeti kërkon këtë mentalitet.
“Besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, shumicën e kohës e kishim topin, e qarkulluam shumë mirë, krijuam raste, patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë që na e kishte lehtësuar shumë ndeshjen.
Prapë se prapë 1-0 nuk është keq, nuk morëm gol prapa dhe kjo është e rëndësishme. Gjithmonë, jemi falenderues për tifozët tanë, na mbështesin jashtë mase në çdo ndeshje si në shtëpi, si jashtë. Pa ta nuk bëjmë dot asgjë.
Ishte një ndeshje e rëndësishme, morëm 3 pikë dhe shpresoj të shkojmë kështu edhe në Serbi”, deklaroi Ajeti.
Komente
